E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka mbërritur sot, në mbrëmje, në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislavë, për të marrë pjesë në Konferencën e Kryeministrave të demokracisë së vendeve të Vilniusit

Kryeministri Fatos Nano ka mbërritur sot, në mbrëmje, në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislavë, për të marrë pjesë në Konferencën e Kryeministrave të demokracisë së vendeve të Vilniusit dhe të Vishegradit, që zhvillohet nesër në Bratislavë.

Nesër paradite, Kryeministri do të jetë në një mëngjes pune me Kryeministrin e Sllovakisë Nikulas Dzurinda dhe më pas do të marrë pjesë në çeljen zyrtare të Konferencës së Kryeministrave në panelin kryesor me temë "Demokracitë në Ballkan dhe sfidat e integrimit europian". Në këtë panel, ku marrin pjesë Kryeministrat e vendeve të rajonit, Kryeministri Nano do të mbajë një fjalë, ku do të shpreh pikëpamjet lidhur me zhvillimet në rajon dhe integrimin europian të tij.

Kryeminisrri Nano do të ketë ditën e nesërme takime me Kryeministrin e Kroacisë Ivo Sanader, Kryeministrin e Maqedonisë Branko Cervenkovski, Kryeministrin e Sllovenisë Anton Rop, Kryeministrin e Rumanisë Adrian Nastase, Presidentin e Sllovakisë Rudolf Shuser, si dhe me Kryeministra dhe Presidentë të tjerë pjesëmarrës në këtë konferencë. Gjithashtu, në axhendën e Kryeministrit Nano është parashikuar të zhvillohen takime me zyrtarë të lartë të NATO-s.

Në përfundim të këtij aktiviteti do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrave të vendeve pjesëmarrës në këtë konferencë mbi çështjet e trajtuara aty.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›