Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot në një takim të vecantë Koordinatorin e Paktit të Stabilitetit E.Busek. Ne fillim të këtij takimi Kryeministri Nano ka garantuar vullnetin e Qeverisë S
Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot në një takim të vecantë Koordinatorin e Paktit të Stabilitetit E.Busek.
Ne fillim të këtij takimi Kryeministri Nano ka garantuar vullnetin e Qeverisë Shqiptare për të vazhduar rolin aktiv në Paktin e Stabilitetit duke qënë të bindur në potencialet dhe vlerat e tij për pëfitimet politike në procesin e integrimit rajonal.
Ndersa zoti Busek,nga ana e tij,ka vlerësuar rolin e rëndësishëm të Qeverisë Shqiptare në pjesëmarrjen dhe nxitjen e të gjitha iniciativave në kuadër të paktit të stabilitetit. Ai ka theksuar se janë arritur mjaft rezultate pozitive dhe ndryshime duke vecuar suksesin në goditjen e trafikut klandestin të cilat bëjnë optimistë optikën për arritje dhe progres drejt integrimit.
Kryeministri Nano ka vlerësuar se iniciativa e paktit ka ndikuar pozitivisht në stabilitetin e klimës politike në rajon duke strukturuar dialogun rajonal dhe atë ndërmjet vendeve përfituese me vendet dhe institucionet financiare donatore. "Pakti i Stabilitetit ka kontribut të vecantë në hartimin e strategjive te zhvillimit rajonal në fusha prioritare si transporti, energjia, mjedisi, zhvillimi i teknologjive te informacionit, trafiku ajror,lufta kundër trafiqeve e korrupsionit, media etj. ndërsa ka promovuar krijimin e zonës së tregtisë së lirë në rajon dhe krijimin e rrejteve të qëndrueshme rajonale të organizatave joqeveriatare".
Gjithashtu, ne takim, janë diskutuar zhvillimet rajonale në këtë kuadër. Kryeministri është shprehur se, prioritet e paktit janë në të njëjtën linjë me prioritetet e qeverisë shqiptare për zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vecanti është diskutuar për hapat që duhet të hidhen për liberalizimin e regjimit të lëvizjes së lirë të njerëzve në rajon. "Ne mendojmë se ka ardhur koha të realizohen hapa konkrete në këtë drejtim, nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe për realizimin e Shengenit Ballkanik, pasi nuk mund të ketë lëvizje të lirë të mallrave dhe kapitaleve pa garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve, kulturave etj".
Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin qëndrim se menaxhimi i mirë i kufinjve dhe i lëvizjes së njerëzve duke goditur sëbashku me vende të rajonit fenomenet negative do të inkurajonte hapat në këtë drejtim.
Kryeministri Fatos Nano dhe Kordinatori i Paktit të Stabilitetit Erahrd Busek do të jenë përpara medias në një konferencë për shtyp ditën e Premte dt.5 dhjetor 2003.