E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano u takua sot në mbrëmje me Presidentin i Konsorciumit te Ujësjellësit Shqipëri-Itali av. Cesare San Mauro. Kryeministri Nano vlerësoi edhe një herë marrëdhëniet e s

Kryeministri Fatos Nano u takua sot në mbrëmje me Presidentin i Konsorciumit te Ujësjellësit Shqipëri-Itali av. Cesare San Mauro.

Kryeministri Nano vlerësoi edhe një herë marrëdhëniet e shkëlqyera me Italinë dhe shprehu vullnetin e qeverisë shqiptare për të angazhuar të gjithë mekanizmat dhe strukturat për realizimin e projekteve të përbashkëta dhe në veçanti këtë projekt ambicioz dhe të rëndësishëm për të dy vendet.

Gjithashtu dy bashkëbiseduesit vlerësuan krijimin e komisionit të përbashkët shqiptaro-italian, i cili për një periudhë 18 mujore do të studiojë termat e projektit, metodologjinë që do të përdoret, mënyrën e shfrytëzimit dhe të shpërndarjes së ujit në territorin shqiptar dhe pjesa që do të shfrytëzohet në Pulja.

Av. San Mauro e vlerësoi projektin si një projekt për zhvillimin e Shqipërisë, duke nënvizuar se shfrytëzimi i ujrave dhe i të gjithë burimeve hidrike mund të shërbejë jo vetëm për zhvillimin e ekonomisë shqiptare, por edhe për forcimin e raporteve ekonomike partneriale mes dy vendeve. Një nga rrugët për rritjen e këtij bashkëpunimi, sipas tij, është edhe ofrimi i ujit shqiptar Italisë. "Ky është një projekt edhe në kuadër të bashkëpunimit europian, krahas Korridorit të 8-të paneuropian. Është një bashkëpunim që ne dëshirojmë ta sjellë Shqipërinë më pranë Europës në një të afërme jo të largët", tha San Mauro.

Gjithashtu sot delegacioni italian, i kryesuar nga av. San Mauro, u takua me Ministrin e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit dhe kryetar i grupit negociues me palën italiane për realizimin e projektit për ndërtimin e ujësjellësit të përbashkët Shqipëri-Itali, Besnik Dervishi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›