Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot në një takim të veçantë Zv/shefin e Antimafias Italiane z. Francesco Mandoi, i cili shoqërohej në këtë takim nga ambasadori italian në Tiranë Massimo J
Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot në një takim të veçantë Zv/shefin e Antimafias Italiane z. Francesco Mandoi, i cili shoqërohej në këtë takim nga ambasadori italian në Tiranë Massimo Jannuci.
Në këtë takim bashkebiseduesit jane ndalur ne hartimin sa me te shpejte te një ligji për antimafian në Shqipëri hap i cili eshte vlerësuar si një faktor mjaft pozitiv në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Zoti Mandoi theksoi se se "kemi dëshirë të kontribuojmë për t'ju asistuar me eksperiencën tonë pozitive për të krijuar një ligj të përshtatshëm antimafia në përputhje dhe me legjislacionin dhe realitetin shqiptar". Gjithashtu ai vlerësoi angazhimin dhe vullnetin politik të kryeministrit dhe Qeverisë Shqiptare për të luftuar krimin e organizuar i cili sipas tij eshte mjaft i rendesishem dhe i vleresuar gjithashtu per autoritetet dhe opinionin publik ne itali . " Ne do të vazhdojmë këtë impenjim të përbashkët me qeverinë shqiptare kundër këtyre fenomeneve", tha z. Mandoi duke shtuar se hartimi i një ligji antimafia nuk do të thotë se ky vend është i sunduar nga mafia por vërteton përpjekjet për të arritur standartet e kërkuara.
Në këtë kuadër Kryeministri Nano shprehu angazhimin dhe gadishmërinë e strukturave të shtetit shqiptar në goditjen dhe hetimin e plotë të veprimtarive kriminale me shtrirje në të dyja vendet.
"Lufta kundër krimit të organizuar mbetet prioritet i kësaj faze qeverisëse", tha Kryeministri- duke shtuar se po ecim në drejtimin e duhur dhe jemi më të përgjegjshëm dhe të agazhuar për ta bërë më efikas veprimin e shtetit të së drejtës kundër këtij fenomeni, i cili nuk është lokal ndaj dhe kërkon një impenjim të përbashkët që do të arrihej përmes strukturave që punojnë sëbashku përmes shkëmbimit të informacionit dhe kryerjes së operacioneve komplementare mbi të gjithë bregdetin e Adriatikut".
Kryeministri shqiptar në këtë takim theksoi domosdoshmërinë e përgatitjes se ligjit dhe të strukturave të nevojshme për implementimin e këtij ligji antimafia si dhe nevojën për të vazhduar më tej bashkëpunimin me palën italiane për hetime dhe operacione të përbashkëta
Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin opinion lidhur me përmirësimin dhe plotësimin e legjislacionit penal lidhur me krimin e organizuar trafiqet , krimin ekonomik, mbrojtjen e dëshmimtarëve ëtj.
Me tej Kryeministri Nano është ndalur edhe në çështjen e përmirësimit të organizimit dhe të performancës së organeve të drejtësisë dhe të policisë, si dhe të veprimit të një drejtësie të mirëorganizuar dhe një bashkërendimi më efektiv me partnerët tanë, veçanërisht ata italianë përballë grupeve kriminale të organizuara.