E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave me tematikë "Për riorganizimin e Këshillit të Ministrave në nivel zëvendësministrash si

Sot nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave me tematikë "Për riorganizimin e Këshillit të Ministrave në nivel zëvendësministrash sipas marrëveshjes politike të Koalicionit për Integrim".

Këshilli i Ministrave miratoi disa vendime "Për lirim dhe emërim në detyrë".

Kështu, Këshilli i Ministrave vendosi:

•Z.Gjergj Liqejza emërohet zëvendësministër i Industrisë dhe i Energjitikës. Z.Gjergj Liqejza lirohet nga detyra e prefektit të qarkut të Shkodrës.

•Z.Proletar Roshi emërohet zëvëndësministër i Transportit dhe i Telekomunikacionit.

•Z.Thoma Miço emërohet zëvendësministër i Punës dhe iÇështjeve Sociale. Z.Thoma Miço lirohet nga detyra e zëvendësministrit të Bujqësisë dhe të Ushqimit.

•Z.Ymer Tola emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe i Ushqimit.

•Znj.Etleva Canaj emërohet zëvendësministër i Mjedisit.

•Z.Petraq Simo emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe i Shkencës.

•Z.Anastas Duro emërohet zëvendësministër i Drejtësisë.

•Z.Edmond Dragoti emërohet zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

•Z.Besnik Baraj emërohet zëvendësministër i Integrimit Europian (post i shtuar). Z.Besnik Baraj, lirohet nga detyra e zëvendësministrit të Mjedisit.

•Z.Sadedin Stankaj emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes (post i shtuar). Z.Sadedin Stankaj, lirohet nga detyra e zëvëndësministrit të Transportit dhe të Telekomunikacionit.

•Znj.Saemira Pino emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë (post i shtuar). Znj.Saemira Pino, lirohet nga detyra e zëvendësministrit të Arsimit dhe të Shkencës.

•Z.Pajtim Bello emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Pushtetit Vendor dhe i Decentralizimit (post i shtuar).

•Z.Pjetër Dema, zëvendësministër i Industrisë dhe i Energjitikës, lirohet nga kjo detyrë.

•Znj.Konstandina Bezhani, zëvendësministër i Punës dhe iÇështjeve Sociale, lirohet nga kjo detyrë.

•Z.Sokol Hazizi, zëvendësministër i Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.

•Z.Halil Lalaj, zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, lirohet nga kjo detyrë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›