-Fjala e plotë në konferencën "Bashkëpunimi rajonal për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit" Të nderuar pjesëmarrës, Sikundër jeni në dijeni tashmÃ
-Fjala e plotë në konferencën "Bashkëpunimi rajonal për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit"
Të nderuar pjesëmarrës,
Sikundër jeni në dijeni tashmë Qeveria Shqiptare dhe e gjithë shoqëria është përfshirë në një luftë të pakompromis kundër trafiqeve, krimit të organizuar dhe informalitetit në ekonomi. Rezultatet e arritura në këtë drejtim gjatë 18 mujave të fundit kanë qënë me të vërtetë spektakolare. Tashmë ne jemi përfshirë në një aksion të gjerë e të gjithanshëm për të goditur ligjërisht prapavijën e këtij krimi dhe burimet e tij. Në këtë kuadër, bashkëpunimi me fqinjët dhe partnerët tanë euroatlantikë merr një rëndësi të veçantë. Pikërisht si pjesë të këtyre realiteteve e konsideroj edhe këtë konferencë.
Qëllimi i këtij takimi lidhet me nevojën e intesifikimit dhe kordinimit të mëtejshëm të luftës ndaj krimit ekonomik dhe financiar, pastrimit të parave, krime të cilat dëmtojnë seriozisht ekonominë, financat dhe të gjithë jetën e vendit.
Qeveria Shqiptare e ka vlerësuar këtë si një fenomen seriozisht të rrezikshëm për stabilitetin ekonomik, zhvillimin e vendit e të biznesit të ndershëm dhe si një fenomen që investon në rigjenerimin dhe zhvillimin e krimit.
Fenomenet e pastyrimit të parave dhe financimit të terrorizmit kërkojnë një goditje gjithnjë e më të fortë, e këto nuk mund të arrihen pa struktura të organizuara e funksionale dhe bashkëpunimit me organet e tjera që i shërbejnë këtij qëllimi. Për këtë arsye ne e kemi përmbledhur punën tonë nën filozofinë: Krimit të organizuar t'i përgjigjemi me drejtësi të organizuar.
Konkretisht me qëllim parandalimin e pastrimit të parave, forcimin e luftës kundër këtij fenomeni dhe financimeve terroriste të cilat janë të lidhura me këtë veprimtari, janë ndërmarrë dhe po ndërmerren një sërë hapash të rëndësishëm dhe në disa drejtime njëherësh. Lufta kundër krimit ekonomik dhe trafiqeve dhe ndikimin deri kushtëzues të ecurisë së këtij konflikti të shtetit me botën e krimit merr një rëndësi të veçantë kur kemi parasysh rezultatet që ato kanë si për zhvillimin e vendit ashtu dhe për integrimin e tij europian. Prandaj forca zbuluese dhe goditëse në sferen financiare të krimit duhet të rritet shpejt.
Adoptimi dhe zbatimi i strategjive bashkëkohore të luftës kundër krimit të organizuar do të vazhdojë të synojë goditjen dhe mbylljen e kanaleve financiare informale dhe në parandalimin e zhvillimit të këtyre sipërmarrjeve të paligjshme në të ardhmen. Kjom kërkon të instrumentalizohen metodat dhe të institucioanalizohet bashkëveprimi dhe bashkëpunimi me organet e kontrollit, hetimit dhe gjykimit shtetëror.
Strukturat tona që luajnë rolin e Njësisë së Informacionit Financiar megjithëse janë struktura të reja, prej gati dy vjet, dhe funksionojnë në bazë të ligjit për "Parandalimin e Pastrimit të Parave", kanë si mission të tyre parandalimin e pastrimit të parave të rrjedhura nga veprimtaria kriminale, luftën kundër financimeve të terrorizmit si dhe lufën kundër krimit ekonomiko-financiar.
Nga ana e këtyre strukturave është punuar në rradhë të parë për hartimin e legjislacionit bazë dhe përafrimin e këtij legjislacioni me standartet dhe konventat ndërkombëtare si dhe janë ndërmarrë një sërë hapash të rëndësishëm në aspektin institucional, legjislativ, organizativ dhe arritjen e rezultateve konkrete.
Shqipëria jo vetëm ka nënshkruar dhe ratifikuar por njekohësisht edhe po zbaton të gjitha konventat ndërkombëtare që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar.
Një aspekt shumë i rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal mbetet domosdoshmëria e luftës pa kompromis kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar. Qeveria shqiptare do të këmbëngulë për një rritje edhe më tej të koordinimit dhe bashkëpunimit ndërshtetëror në përballimin e këtyre fenomeneve globale të krimit. Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe veçanërisht ai rajonal mbështetet nga një rrjet marrëveshjesh dy dhe shumë palëshe të bazuara në koncepte të përbashkëta ligjore me qëllimin për të siguruar masa paraprake që ndikojnë në zgjerimin më të madh të mundshëm të ndihmës reciproke.
Lufta pa kompromis kundër fenomeneve të trafiqeve, krimit të organizuar, pastrimit të parave, korrupsionit janë sfida që kërkojnë një angazhim progresiv për të garantuar qëndrueshmërinë e proçeseve dhe për të kryer atë trasformim që përmirson parametrat e zhvillimit dhe integrimit të vendeve tona.
Pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit dhe krimit të organizuar prej tyre përbëjnë nje shqetësim serioz jo vetëm për rajonin tonë por për gjithë globin dhe për këtë kërkohët forcimi gjithnjë e më tej i bashkëpunimi ndërmjet strukturave të inteligjencës financiare të rajonit me qëllim koordinimin më të mirë të punës për identifikimin, zbulimin, bllokimin dhe sekuestrimin e këtyre pasurive.
Nga ky bashkëpunim ka pasur rezultate konkrete, që kanë çuar në bllokimin dhe ngrirjen e llogarive dhe pasurive dhe në ndjekjen penale ndaj të implikuarve në organizata terroriste. Ndryshimet e nevojshme në lëgjislacion janë bërë tashmë urgjente dhe qeveria shqiptare është thellësisht e anagazhuar t'i realizojë ato.
Modernizimi dhe shtrirja e këtij krimi nëpërmjet konvertimit të të ardhurave të paligjshme në fitime të një biznesi në dukje të ligjshëm me anë të aktiviteteve normale ekonomike ose financiare kërkon bashkëpunimin dhe funksionimin e të gjithë strukturave që drejtojnë luftën kundër këtyre fenomeneve si brenda vendit ashtu edhe me ato rajonale e ndërkombëtare është një element shumë i rëndësishëm për arritjen e suksesit në këtë luftë sa të vështirë aq edhe të rëndësishme.
Kjo konferencë është një nga shembujt e shumtë të bashkëpunimit dhe të angazhimit serioz në këtë luftë në emër të shtetit të së drejtës dhe të proçeseve integruese euroatlantike.