Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar dje në mbrëmje një takim më Presidentin e Rajonit të Pulias z. Rafaele Fitto si dhe delegacionin që e shoqëronte, në Pallatin e Brigadave. Pas takimit
Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar dje në mbrëmje një takim më Presidentin e Rajonit të Pulias z. Rafaele Fitto si dhe delegacionin që e shoqëronte, në Pallatin e Brigadave.
Pas takimit të dy autoritetet e larta dhanë një prononcim për median në të cilën u shprehën:
Kryeministri Fatos Nano- Ky nuk është takimi i parë me Presidentin Fitto dhe as midis autoriteteve më të larta të Pulias dhe Qeverisë Shqiptare. Kemi tashmë një program kontaktesh që po pasurohet për tu kthyer në një program bashkëveprimi jo vetëm në kuadër të Presidencës Italiane të BE, por edhe në kuadrin e afërsisë së Pulias me Shqipërinë dhe të zgjerimit të hapësirave të autonomisë së 12 rajoneve italiane me ligj për të shfrytëzuar më mirë instrumentat e bashkëpunimit nderajonal të BE (Italia është një vend anëtar) me vendet fqinje.
Besoj se me dy iniciativa të rëndësishme siç është Korridori 8 dhe lidhja e infrastrukturave të ujit dhe të energjisë, që përveç lëvizjeve të tjera dhe shkëmbimeve ekonomiko-tregtare, të njerëzve natyrisht, edhe aspektet kulturore, si ky i sotmi, dhe veprimtaritë e tjera humanitare- e falënderova Presidentin Fitto për kujdesin e veçantë për rehabilitimin e një numri të madh fëmijësh shqiptarë që vuajnë nga leuçemia- do të bëjë të mundur që Pulia të jetë në pararojë të programeve të bashkëpunimit Italo-Shqiptar dhe natyrisht të integrimit të Shqipërisë në Europë.
Presidenti i Rajonit të Pulias Rafaele Fitto- Në Shqipëri ndodhem edhe për Pulian edhe për çështjet e infrastructures. Përshpejtimi dhe realizimi i Korridorit 8 është një çështje e rëndësishme që Presidenca Italiane në BE mund ta nxisë këtë proces. Po kështu edhe për ecjen e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian që mund të nxitet dhe pwrshpejtohet së tepërmi nga kjo Presidencë edhe për shkak të punës që ne sëbashku po kërkojmë të bëjmë. Programi INTERREG është një nga këta shembuj, por edhe shumë programe të tjerë mund të aktivizohen duke dashur t'i japin mundwsi më të mëdha zhvillimit të vendeve të Ballkanit. Presidenca e radhës e Italisë në BE mund të jetë një mundësi shumë e mirë për të rritur vëmendjen për këtë rajon.