Kryeministri Fatos Nano ka nisur sot një vizitë në zonën veri – lindore të vendit. Ndalesën e parë Kryeministri e ka bërë në qytetin e Burrelit ku ka marrë pjesë në përurimin e fazës
Kryeministri Fatos Nano ka nisur sot një vizitë në zonën veri – lindore të vendit. Ndalesën e parë Kryeministri e ka bërë në qytetin e Burrelit ku ka marrë pjesë në përurimin e fazës së parë të punimeve të Kombinatit të Drurit, investim ky i Firmës 2 K Grup.
Pas prerjes së shiritit të përurimit Kryeministri është njohur nga afër me mjediset e kësaj vepre ku dhe u informua për vlerën e investimit të këtij objekti, i cili kap shifrën e 3 milionë dollarëve.
Kombinati i Drurit do të ketë një kapacitet prodhues prej 2-13 mijë m3 në vit dhe një teknologji bashkëkohore. Prodhimet e tij janë të destinuara kryesisht për eksport.
Me përfundimin e këtij kombinati do të punësohen mbi 300 punëtorë.
Në këtë vizitë Kryeministri shoqërohej nga Ministri i Ekonomisë Arben Malaj, Ministri i Rendit Publik dhe njëkohësisht deputeti i zonës, Luan Rama si dhe autoritetet më të larta të pushtetit vendor.