Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot pasdite në përurimin e përfundimit të punimeve të rehabilitimit të dy rrugëve në qytetin e Pukës. Në këtë vizitë, Kryeministri Nano shoqërohej
Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot pasdite në përurimin e përfundimit të punimeve të rehabilitimit të dy rrugëve në qytetin e Pukës.
Në këtë vizitë, Kryeministri Nano shoqërohej nga Ministri i Industrisë dhe Energjitikës, Viktor Doda, nga Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ben Blushi dhe nga ministri i Ministri i Rendit Luan Rama.
Rehabilitimi i këtyre dy segmente, rreth 800 metra të gjatë, në hyrje dhe dalje të qytetit të Pukës, u krye me fondin prej 14.9 milion lekë, akorduar nga buxheti i shtetit.
Brenda dy muajve firma ndërtuese "Arifaj" realizoi zgjerimin e këtyre akseve rrugore nga 5.5 në 7.5 metra dhe asfaltimin e tyre si dhe ndërhyri në rehabilitimin e plotë të sistemit të kanalizimit të ujrave të bardha, të ndriçimit, riparimit të trotuareve, etj.
Pas përurimit të dy rrugëve, Kryeministri Fatos Nano zhvilloi një takim me drejtues të pushtetit vendor, në bashkinë e këtij qyteti.
Në përfundim të vizitës së tij në Pukë, Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar edhe një takim me socialistët e rrethit.