Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano u mblodh sot Komiteti Ndërministror i Energjisë. Komiteti shqyrtoi probleme me rëndësi të veçante qe kanë të bëjnë me zbatimin e thellimin e reform
Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano u mblodh sot Komiteti Ndërministror i Energjisë.
Komiteti shqyrtoi probleme me rëndësi të veçante qe kanë të bëjnë me zbatimin e thellimin e reformës energjetike me synim plotësimin e nevojave të konsumatoreve dhe të ekonomisë me energji, proritete këto të Qeverisë.
Në rendin e ditës të mbledhjes ishin raporti për ecurinë e negociatave për ndërtimin e burimeve të reja elektroenergjetike, relacioni për skemën e re të kompensimit të çmimit të energjisë elektrike për shtresat me të ardhura të ulëta, raporti për ecurinë e punës për ristrukturimin e KESH-it, sh.a. si dhe raporti për planin e pajisjes me matësa të të gjithë konsumatorëve.
Ministri i Industrisë dhe Energjetikës Viktor Doda në matricën për ndërtimin e burimeve të reja që po negociohen si dhe hapat konkrete që janë ndërmarrë, paraqiti në komitet një tabllo për perspektivën e çdo objekti.
Komiteti, shqyrtoi dhe diskutoi një për një objektet e burimeve të reja elektroenergjetike. Ai pranoi propozimin e koncensionarit per fillimin e ndërtimit te hidrocentralit të Kalivaçit brenda nentorit te ketij viti, miratoi variantin optimal`të H/C te Skavicës, mbeshteti negociatat per projektin e H/C te Dragotit, kerkoi pershpejtimin e perfundimit te studimit per ndërtimin e TEC-it të ri në bregdetin e Vlorës, rehabilitimin e TEC-it të Fierit si dhe ngritjen e centralit elektrik diezel me fuqi 55 MW me lëndë djegëse, naftë, që do të ndërtohet në vendndodhjen e termocentralit të vjetër në Elbasan, etj.
Komiteti diskutoi per skemën e re të mbrojtjes së shtresave në nevojë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike qe do te aplikohet vitin e ardhshem. Ai adoptoi projektvendimin e paraqitur nga grupi i punës, i cili percakton numrin e përgjithshëm te familjeve që do të kompensohen, sasine e energjisë elektrike që do të subvencionohet nga Qeveria, detyrimin e konsumatorëve që përfitojnë ndihmë sociale dhe zbatohimin ne praktikë te saj, projektvendim i cili do te kaloje per miratim ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave.
Komiteti diskutoi edhe për ecurinë e punës për ristrukturimin e KESH sh. a. si dhe për planin e pajisjes me matësa të të gjithë konsumatorëve. Për të realizuar totalisht sistemin e matjeve te konsumatorët familjarë, KESH ka hartuar një plan konkret të instalimit në sistemin e matjes për vitin 2003-2004. Kështu, për vitin 2003, do të instalohen 131 500 konsumatorë dhe për vitin 2004, 140 000. Sistemi me matje i të gjithë konsumatorëve do të krijojë një sërë avantazhe, si uljen e humbjeve teknike, rritjen e shitjes së energjisë elektrike, prerjen e kontrollueshme të furnizimit me energji elektrike te konsumatorëve që nuk paguajnë si dhe rritjen e të ardhurave nga ana e KESH-it.