E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar një vizite pune sot paradite në Porto Romano, Durrës, në zonën ku do të përqëndrohen stacionet bregdetare të depozitimit të produkteve të naftës dhe ga

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar një vizite pune sot paradite në Porto Romano, Durrës, në zonën ku do të përqëndrohen stacionet bregdetare të depozitimit të produkteve të naftës dhe gazit të lëngët, në kuadër të zbatimit të vendimeve të qeverisë. Në këtë vizitë, Kryeministri Fatos Nano shoqërohej nga Ministri i Industrisë dhe Energjitikës Viktor Doda, Ministri i Ekonomisë Arben Malaj, Ministri i Mjedisit Lufter Xhuveli, deputetë të zonës, drejtues të pushtetit vendor, të bankave, si dhe shumë biznesmenë të ftuar.

Fillimisht, Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë në inagurimin e stacionit të depozitave bregdetare të përpunimit të nënprodukteve të naftës të shoqërisë "RIRA sh.a.". Ka përfunduar faza kryesore e punimeve e cila përfshin të gjithë infrastrukturën tokësore të përpunimit me një investim prej 6 milionë USD. Në këtë investim, shoqëria "RIRA sh.a." ka pasur mbështetjen financiare të Bankës Shqiptaro-Amerikane dhe Bankës Italo-Shqiptare.

Ky kompleks ka një kapacitet përpunimi prej 20 000 metër kub dhe zë një sipërfaqe prej 32 000 metër katror. Për realizimin e tij janë angazhuar specialistë të instituteve vendase dhe të huaja në projektim dhe ndërtim duke aplikuar një teknologji bashkëkohore. Eshtë projektuar të ndërtohet në dy faza, ndërkohë që ka përfundur puna për shfrytëzimin e një kapaciteti përpunues prej 9000 tonësh. Ndërsa, faza e dytë e punimeve është parashikuar të përfundojë në fund të vitit 2004.

Më pas, Kryeministri Fatos Nano ka vizituar kantierin e ndërtimit të stacionit depozitues të gazit të lëngët, që po ndërtohet nga shoqëria "Intergaz sh.a.". Ky stacion depozitues është planifikuar të ndërtohet në dy faza, ku në të parën është parashikuar të përfundojë infrastruktura për një kapacitet përpunues në masën 4000 metër kub dhe në të dytën 6000 metër kub. Po përfundojnë punimet e fazës së parë me një investim fillestar prej 7 milionë USD, ndërkohë që investimi total do të jetë 12 milionë USD. Kapaciteti përpunues i këtij stacioni është 10 000 metër kub dhe do të operojë në një sipërfaqe prej 30 000 metër katror. Punimet për ndërtimin e tij kanë filluar në shtator të vitit 2002 dhe do të përfundojnë në qershor të vitit 2004. Për realizimin e këtij stacioni depozitues janë angazhuar specialistë të instituteve vendase dhe të huaja në projektim dhe ndërtim duke aplikuar një teknologji bashkëkohore. Kompania "Ïntergaz sh.a.", duke importuar sasi të konsiderueshme, nëpërmjet ekonomive të shkallës synon një ulje graduale të çmimit deri në masën 25 për qind.

Në bashkëbisedimin me investitorët, Kryeministri Fatos Nano u shpreh se qeveria ka në programin e saj përshpejtimin e punës për ndërtimin në kohën e duhur të platformës së shkarkimit të anijeve në Porto Romano me qëllim vënien në funksionim sa më shpejt të jetë e mundur të këtyre stacioneve depozitues të karburanteve dhe të tjerave që do të ndërtohen.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›