E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot pasdite, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave. Mbledhja kishte si tematikë kryesore: "Përmirësimin e kuadrit ligjor dhe nënlig

Sot pasdite, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave. Mbledhja kishte si tematikë kryesore: "Përmirësimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor për përkujdesin shoqërore për disa shtresa të shoqërisë, për përdorimin e proçedurës së ndërtimit me konçesion të një objekti në fushën e energjitikës dhe për modernizimin e trafikut ajror". Këshilli i Ministrave ka miratur një numër projektligjesh e vendimesh të rëndësishme.

Këshilli i Ministrave miratoi aktin normativ për "Disa ndryshime në ligjin nr.8553, datë 25.11.1999 "Për policinë e shtetit", ndryshuar me ligjet nr.8933, datë 24.7.2002 dhe nr.9089, datë 26.6.2003

Bazuar në nenin 101 të Kushtetutës, Këshilli i Ministrave miratoi aktin normativ me fuqinë e ligjit, duke bërë ndryshimet e mëposhtme në ligjin "Për policinë e shtetit".

Nga formulimi i mëparshëm i nenit 60 të ligjit arrihej në përfundimin se për ruajtjen e rendit e të sigurisë publike para, gjatë dhe pas zgjedhjeve kërkohet aktivizimi në shërbim vetëm i personelit të policisë së rendit dhe asaj të objekteve.

Duke u bazuar në faktin se në tërë territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë zgjedhjeve kanë qenë 4626 qendra votimi, rezulton se ky numër është i pamundur të sigurohet në shërbim vetëm nga policia e rendit dhe ajo e objekteve, përbërja numerike e të cilave arrin në 4017 vetë në total. Nga përllogaritja e bërë për organizimin e këtij shërbimi për ruajtjen dhe sigurimin e qendrave të votimit gjatë proçesit zgjedhor nevojiten 9252 punonjës policie.

Për këtë arsye, ndryshimi i këtij neni përcakton se "në të gjitha llojet e zgjedhjeve që zhvillohen në Republikën e Shqipërisë, rendi dhe siguria publike gjatë periudhës zgjedhore ruhen nga Policia e Shtetit".

U miratua projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.7870 datë 13.10.1994 "Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar"

Në përputhje me programet politike afatmesme të Qeverisë Shqiptare dhe sipas rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, kryetari i Këshillit të Ministrave, më 18.12.2002 urdhëroi ngritjen e një grupi pune për përgatitjen e projektakteve ligjore e nënligjore për kalimin e funksionit të mbledhjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Gjatë kësaj periudhe grupi i punës ka përcakuar etapat që do të kalohen për mbledhjen graduale, sipas subjekteve, afatet kohore, si dhe mënyra e trasferimit të këtyre kontributeve në destinacionin përkatës. Gjithashtu është përcaktuar mënyra e marrjes së informacionit të nevojshëm për identifikimin e kontribuesve, si dhe përcaktimin në një etapë të caktuar i një numri sigurimi për të siguruarit.

Kontributet për sigurimet shëndetsore paguhen nga punëdhënësi çdo muaj, i cili është i detyruar të mbajë nga paga kontributin për të punësuarin dhe ta derdhë atë në organin përgjegjës (në organin tatimor ose në Institutin e Sigurimeve Shoqërore), së bashku me kontributin e vet. Organi tatimor ose Instituti i Sigurimeve Shoqërore, sipas rastit, është përgjegjës për trasferimin e kontributeve në Institutin e Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor.

Për këtë, të gjithë të siguruarit janë të detyruar të regjistrohen në organin tatimor ose në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, sipas rastit, për efekt të sigurimeve shëndetsore. Punëdhënësi pajis çdo punëmarrës me numrin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore dhe mban regjistrime për periudhën në marrëdhënie pune dhe për shumat e paguara.

U miratua projektligji "Për disa ndryshime në ligjin nr.9637, datë 6.7.2000 "Për policinë elektrike".

Për zbatimin në praktikë të kompetencave që i jep ligji, punonjësit e policisë elektrike shumë veprime janë të detyruar t'ia delegojnë organeve të prokurorisë, pasi shkeljet që ato ndeshin gjatë kontrollit përmbajnë elemente të veprës penale.

Për t'ju përgjigjur sa më mirë dhe sa më shpejt kërkesave në praktikë për parandalimin dhe proçedimin penal të subjekteve që kryejnë shkelje në rrjetin elektrik, projektligji propozon krijimin e Policisë Gjyqsore si strukturë brenda Policisë Elektrike.

U miratua projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për ndryshimin e marrëveshjes së kredisë së zhvillimit, për projektin e mirëmbajtjes së rrugëve".

Me njoftimin e marrë nga Banka Botërore për akordimin e pjesës së mbetur të kredisë për zbatimin e plotë të projektit u bë negociimi i marrëveshjes së re të kredisë.

Objekti i projektit ndryshon nga 500 km mirëmbajtje dhe riparime rrugë kombëtare dhe ura në 1000 km të tilla dhe nga 500 km mirëmbajtje dhe riparime rrugë rurale në 1000 km të tilla.

Objekti i pjesës A të marrëveshjes është përmirësimi i cilësisë, mirëmbajtjes dhe sigurisë në rrjetin rrugor dhe forcimi i kapaciteteve të vendit për menaxhimin sa më efektiv të fondeve të projektit.

Pjesa B konsiston në sigurimin e mallrave, punimeve dhe shërbimeve për përmirësimin e sigurisë dhe qarkullimit rrugor dhe forcimin e aftësive institucionale në vend për kontrollin dhe drejtimin e punës për sigurime rrugore.

U miratua projektligji "Për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë së zhvillimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për projektin e punëve të komunitetit II".

Projekti synon lehtësimin e problemeve të zhvillimit lokal, bazuar në
prioritetet e zhvillimit të pushteteve vendore dhe komuniteteve lokale, si rezultat: a) i përmirësimit të infrastrukturës social-ekonomike si dhe shërbimeve sociale, nëpërmjet realizimit të nënprojekteve të vogla të qëndrueshme të infrastrukturës dhe b) i forcimit të kapaciteteve të pushteteve vendore dhe komuniteteve lokale për nxitjen e zhvillimit institucional në nivel lokal.

Projekti përfshihet në Strategjinë e Asistencës së Bankës Botërore për Shqipërinë 2003-2005.

Kostoja totale e projektit parashikohet të jetë 24.2 milion USD. Projekti është parashikuar të realizohet brenda një periudhe prej 4 vjet e gjysëm dhe të përfundojë më 31 mars 2008.

Në mbledhjen e Qeverisë u miratuan edhe një numër vendimesh të rëndësishme:

U miratua vendimi për "Miratimin e disa dryshimeve e shtesave në proçedurat e privatizimit dhe të termave të kontratës së shitjes së aksioneve të Bankës së Kursimeve sh.a, miratuar me vendimin nr/452, datë 28.6.2001, të Këshillit të Ministrave".

Gjatë vlerësimit të bërë nga Ministria e Financave për proçesin e privatizimit të bankës së Kursimeve, është konstatuar se është e nevojshme të bëhën disa ndryshime në vendimin e Këshillit të Ministrave, datë 28.10 .2001, me qëllim për të lehtësuar kërkesat tona dhe për ta bërë proçesin më trasparent.

Konkretisht ndryshimet konstatojnë në:

Në procesin parakualifikues me qëllim krijimin e një hapësire më të madhe për të afruar sa më shumë banka, është hequr sisitemi i pikëzimit dhe janë vendosur kritere për investitorët strategjikë, bazuar në standartet aktuale të sistemit bankar, si në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në privatizime në vendeve të tjera, me eksperiencën në sektorin bankar etj.

Vlerësimi në proçesin parakualifikues do të bëhet mbi bazën e kritereve të vendosura më sipër, pra, do të kualifikohen të gjithë kandidatët që prolotësojnë kriteret e vendosura dhe nuk do të ketë një numër fiks për kualifikim.

U miratua vendimi "Për programin e nxitjes së punësimit të punëkërkuesve të papunë, femra".

Programi për nxitjen e punësimit të punëkërkuesve të papunë femra është përgatitur në kuadrin e objektivit të Qeverisë për zhvillimin e politikave sociale aktive, nëpërmjet nxitjes së punësimit. Programi synon të nxisë drejtuesit dhe menaxherët shqiptarë të bëjnë përpjekje për të punësuar në afate të ndryshme punëkërkues të papunë femra.

Programi i nxitjes së punësimit do të synojë punësimin e femrave të papuna. Më anë të këtij programi synohet mbështetja e punëdhënësve që marrin në punë punëkërkues të papuna femra. Kjo mbështjetje konsiston në financimin e masës së detyrimeve për sigurime shoqërore dhe për femrat mbi 35 vjeç, të trafikuarat, gra nga komuniteti rom dhe femra me aftësi të kufizuar, kompensohet dhe një pjesë e pagës deri në nivelin e pagës minimale. Ky program mbështetet nga buxheti i shtetit për Ministrinë e Punës dheÇështjeve Sociale dhe do të fillojë nga zbatimi më 1 janar të vitit 2004.

Gjithashtu programi synon punësimin afatgjatë duke nxitur punëdhënësit të aktivizohen për të zgjedhur krahë pune të rregullt. Punëkërkuesit e papunë femra do të përfshihen në aktivitete punuese ku do të kenë mundësi të punësohen përkohësisht dhe të pëfitojnë më shumë të ardhura; të përfitojnë kualifikim nëpërmjet punës; të kenë shanse reale për punësim nëse tregojnë aftësië e duhura për punë e biznes.

U miratua vendimi "Për miratimin e strategjisë për përmirësimin e kushteve të jetesës së minoritetit rom".

Për të zgjidhur shqetësimet social-ekonomike të komunitetit rom, me qëllim që të ruhet dhe të zhvillohet trashëgimia etno-kulturore e tyre, të respektohen të drejtat ligjore, edukuese, qytetare dhe të realizohet integrimi real i këtij komuniteti në shoqërinë civile demokratike u përgatit Strategjia Kombëtare "Për përmirësimin e kushteve të jetesës të minorititetit Rom në Shqipëri".

Hartimi i Strategjisë është mbështetur në njohjen e situatës social-ekonomike dhe vlerësimin sasior e cilësor të nevojave të grupeve vulnerabël, në përpunimin e të dhënave statistikore të siguruara nga burime zyrtare dhe jozyrtare për shkallën e vulnerabilitetit dhe përjashtimit social, shpërndarjen dhe shpeshtësinë e grupeve të rrezikuara.

Strategjia është e përbërë nga tre pjesë. Në pjesën e parë trajtohen parimet bazë ku mbështetet hartimi i Strategjisë, si solidariteti social, barazia e racave dhe minoriteteve, partneriteti në marrjen e përgjegjësive, trasmetimi i vlerave të kulturës rome etj.

Në pjesën e dytë parashikohen masa prioritare për t'i zbatuar në fusha të tilla si arsimi, trashëgimia kulturore dhe familja, ekonomia dhe punësimi, shëndetësia dhe infrastruktura, rendi publik, drejtësia dhe administrata publike etj. Kostoja e përgjithshme për zbatimin e këtyre programeve është llogaritur rreth 27 milion euro për 15 vite.

Pjesa e tretë shpjegon masat dhe proçedurat që do të ndiqen për zbatimin e Strategjisë, në të cilën parashikohet ngritja e një strukture shtetërore (institut ose qendër integrimi) që do të merret me ndjekjen e zbatimit të problemeve dhe masave prioritare të parashikuara në strategji.

U miratua vendimi "Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.665, datë 18.12.2002, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e kontratës ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Locheed Martin Global INC, për modernizimin e shërbimit të trafikut ajror shqiptar".

Sipas këtij vendimi, lejohet Agjensia Nacionale e Trafikut Ajror sh.a që për fondin prej 29 682 807 USD të vazhdojë prokurimin me Shoqërinë Locheed Martin Global Inc për zbatimin e fazës së dytë në përputhje me burimet financiare që zotëron ANTA sh.a deri në çastin e hyrjes në fuqi të marrëveshjes financiare të kredisë për këtë qëllim.

U miratua vendimi "Për fillimin e procedurës së ndërtimit me konçesion të firmës "BOO", të hidroçentralit të Sasajt".

U miratua vendimi "Për përballimin e shpenzimeve për shuarjen e zjarreve në pyje dhe kullota".

Vala e nxehtë e tejzgjatur, e shoqëruar me një mot të thatë, ka favorizuar kushtet për rënien e zjarreve në pyje dhe shtimin e sipërfaqeve të përshkruara nga zjarret pyje dhe kullota. Vatra zjarri janë shfaqur pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Për vitin 2003, dei më 10 shtator, janë shfaqur mbi 584 raste të rënies së jarreve.

Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe Kullotave ka një sasi të kufizuar fondesh operative dhe personeli. Në shuarjen e këtyre zjarreve, një pjesë prej të cilave kanë patur përmasa të mëdha, janë angazhuar forca dhe mjete të shumta si nga komuniteti ashtu edhe nga forcat e ushtrisë dhe subjekte private.

U miratua vendimi "Për dhënie fondi, si ndihmë financiare disa partive të reja politike".

Në zbatim të ligjit "Për partitë politike", shteti në momentin e krijimit ju akordon partive politike të reja një fond prej 100 mijë lekë secili. Duke qenë se partitë e mëposhtme plotësojnë këtë kërkesë të ligjit, ju akordohen respektivisht nga 100 mijë lekë si ndihmë në momentin e krijimit.

Konkretisht, me vendim të gjykatës së shkallës së parë Tiranë:

1. Nr 1392, datë 03.04. 2003 u vendos krijimi i partisë "Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori"
2. Nr 1965, datë 07.05.2003 u vendos krijimi i partisë "Demokracia Sociale e Shqipërisë"

U miratua vendimi "Për miratimin në parim të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për projektin "Programi i mbrojtjes së mjedisit të liqenit të Ohrit/masa shoqëruese".

Qëllimi i projektit është të furnizojë me ujë të vazhdueshëm higjenikisht të sigurtë për t'u pirë për popullatën e Pogradecit. Kjo bëhet me qëllim për të kontribuar në mbrojtjen e mjedisit si dhe zvoglimin e rrezikut për shëndetin në zonën e objektit, në furnizimin me ujë dhe kanalizimeve dhe në ndërtimin e ujësjellësit në Pogradec, në mbrojtjen e mjedisit të liqenit të Ohrit nëpërmjet sistemimit të kanalizimeve e derdhjeve në të.

Rajoni i Pogradecit me shtrirje në juglindje të Shqipërisë, pranë kufirit me Greqinë dhe Maqedoninë, ofron mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit. Në këtë aspekt ekzistojnë mundësi të shumta edhe për mbrojtjen e pasurive natyrore nëpërmjet formimit të parqeve kombëtare ku, duke respektuar normat ekologjike, ato mund të shfrytëzohen dhe për qëllime turistike.

Për zbatimin e projektit, Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë ka ngarkuar Bankën Gjermane për Rindërtim, ndërsa për palën shqiptare zbatuesi do të jetë Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Pogradec.

U miratua vendimi "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore të sistemeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve, të ndërmarrjeve në Burrel, Divjakë, Ersekë, Kurbin, Librazhd, Rubik, Krujë, Noselë, Korçë-Fshat, Durrës, Mallakastër, Kavajë, Fier, Tepelenë, Tiranë-Fshat, Libohovë e Sarandë".

Në këtë vendim paraqitet lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore për sistemet e furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizimet, që administrohen nga 17 ndërmarrje të ujësjellës kanalizimeve. Këto ndërmarrje përfaqësojnë grupin e tretë dhe të fundit, pas dy grupeve të para për të cilat janë miratuar listat me vendime të Këshillit të Ministrave.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›