E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot në mbrëmje në Athinë një takim të zgjeruar me emigrantë shqiptarë që punojnë e jetojnë në Athinë, rrethinat e saj dhe qytete të tjera greke.Gjith

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot në mbrëmje në Athinë një takim të zgjeruar me emigrantë shqiptarë që punojnë e jetojnë në Athinë, rrethinat e saj dhe qytete të tjera greke.Gjithashtu, ne kete takim ishin te pranishem drejtues te larte te Bashkise se Athines, si dhe Kapiteni i Kombetares Shqiptare, Foto Strakosha, i cili luan ne nje skuader greke.

Kryeministri bashkëbisedoi me emigrantët për çështjet që kanë të bëjnë me jetën e përditshme dhe problemet e tyre, integrimin e metejshëm në jetën shoqërore dhe sociale greke, për hapat ligjor që po ndërmerren nga të dy vendet, për të lehtësuar jetën e tyre në Greqi, etj.

Nga ana e tyre, emigrantët falënderuan Kryeministrin Nano per vëmendjen e treguar në nxitjen e integrimit të tyre në shoqërinë, ekonominë dhe institucionet e Greqisë. Ata theksuan faktin se nuk eshte hera e pare që Kryeministri i takon dhe interesohet për ta. Gjithashtu, emigrantët vlerësuan kontributin e qeverisë shqiptare, ne bashkëpunim me qeverinë greke, për të hedhur hapat e duhur ligjor për përmirësimin dhe lehtësimin e jetes dhe veprimtarisë së tyre ne shtetin grek.

Në këtë bashkëbisedim, emigrantët u shprehen se tashme jeta e tyre në Greqi nuk është si parë, është shumë më ndryshe, më me dinjitet dhe e koordinuar, duke sjellë në vëmendje faktin se shumë shqiptarë janë integruar dhe japin kontributin e tyre në fushat e artit, kulturës, sportit, mjekësisë, ekonomisë, si dhe në shumë fusha të tjera zhvillimi në Greqi.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Kryeministri Nano, ndër të tjera, u shpreh:

"Sot jam i priviligjuar qe ndodhem mes jush. Ndjehem i privilegjuar qe ju sjell drejtpërdrejtë përshëndetjet më të ngrohta të Atdheut tonë të dashur, Shqipërisë.

Kjo përshëndetje mban brenda mbi 3 milionë urime që dalin jam i bindur nga zemrat e tyre. Ato jane zemrat e nënave, te baballarëve, te motrave e vëllezërve, të të afërmve dhe miqve që po punojnë për një jetë sa më të mirë dhe për më shumë begati në familjet tuaja.

Jam në Greqi me një axhendë të ngjeshur diplomatiko-politike. Do të marr pjesë dhe përshëndes në Kongresin e PASOK-ut, do të takoj presidentin e ri dhe te nderuar, Papulias, ashtu sikurse dhe Presidentin e nderuar Stefonopullos. Gjithashtu do te takoj dhe Kryeministrin dhe mikun tim Karamanlis. Por përpara se të bëja këto, desha të takohesha me ju. Në fakt, në çdo vizitë që kam kryer në Greqi, përherë kam kontaktuar krerët e shoqatave dhe organizatave të shqiptarëve për të mësuar për ecurinë tuaj, për problemet dhe sfidat që përballoni. Pa asnjë dyshim hallet tuaja sa vijne e zbuten. Ato nuk janë hallet që kishit para dhjetë vjetësh kur sapo kishit shkelur në këtë vend. Për këtë arsye, edhe pse e di që ende përballeni me halle të përditëshme, kam kënaqësinë të vë re progresin e jashtëzakonshëm që keni kryer në integrimin tuaj në shoqërinë ku jetoni, në ekonominë dhe institucionet e Greqisë mike. Dhe kjo nuk ka qënë e lehtë, pasi integrimi në jetën e Greqisë, në analizë të fundit është integrim në jetën e një vendi antar të Komunitetit Europian. Në këtë këndvështrim ju jeni pararoja e integrimit të Shqipërisë në këtë Komunitet.

Këtë herë vendosa t'ju kontaktoj drejtpërsëdrejti, për t'ju falenderuar në emër të shtetit Amë për atë progres të jashtëzakonshëm që keni bërë, jo vetëm në jetesën tuaj dhe në aftësimin tuaj për këtë integrim, por veçanërisht për atë që keni bërë në evidentimin e vlerave dhe virtyteve më pozitive dhe moderne të kombit tonë, si dhe për izolimin që po i bëni gjithnjë e shumë antivlerave, të cilat për disa vite me radhë dëmtuan imazhin tonë të përbashkët. Jam njoftuar zyrtarisht nga Qeveria Greke se sot shqiptarët janë komuniteti më korrekt i emigrantëve në zbatimin e ligjit, duke u shndërruar në faktor stabiliteti dhe në urë të pacënueshme të miqësisë mes dy popujve dhe shteteve. Fakti që vetëm libra me poezi, prozë etj. që ju keni botuar gjatë kësaj kohe e kalon numrin 1000, fakti se ju bëni një jetë të gjallë kulturore edhe përmes tre gazetave dhe dy revistave në shqip që botoni këtu; fakti që në katër orkestrat kryesore greke 10 përqind e muzikantëve janë shqiptarë, fakti që sportistët tanë ngrenë kupa dhe marrin trofe të shumta, janë provë e kësaj që thashë. Prandaj më lejoni t'ju përcjell përgëzimet më partiotike nga Shqipëria jonë e dashur për këtë arritje spektakolare.

Ky progres na jep krahë dhe mundësi edhe më shumë ne përfaqësuesve të shtetit shqiptar të rrisim përpjekjet dhe bashkëpunimin me autoritetet greke për të përfunduar sa më parë procesin e legalizimit të emigrantëve shqiptarë dhe integrimin e tyre të plotë në jetën sociale, ekonomike dhe institucionale të Greqisë. Ne jemi të aftë, ne e kemi dëshmuar këtë. Ne e kemi deshmuar kete, sepse jemi racë e Skënderbeut!

Ju sot jeni përfaqësuesit e 1/6 së popullsisë së Shqipërisë që jeton dhe punon në Greqi, dmth, sic e thashë më sipër, në Komunitetin Evropian.

Për këtë arsye kontributi juaj ndaj Atdheut, ndaj njerëzve të zemrës që keni lënë aty, ndaj varreve të të parëve, si dhe ndaj kujtimeve të fëmijërisë dhe të rinisë, nuk matet vetëm me paratë që ju u dërgoni familjeve dhe që e kanë zbutur ndjeshëm tranzicionin tonë të vështirë, por edhe me vlerat evropiane dhe kualitetin qytetarues që ju po transmetoni nëpërmjet kontaktit të pandërprerë që keni me tokën amë, kontakt të cilin ne vazhdojmë të punojmë me të gjitha forcat që ta lehtësojmë e ta bëjmë edhe më të natyrshëm.

Për ne që jetojmë dhe punojmë në Shqipëri ju nuk jeni mërgimtarë, por misionarë të zhvillimit dhe integrimit të Atdheut të përbashkët. Progresi juaj në integrimin me shoqërinë dhe shtetin evropian të Greqisë është një model për t'u ndjekur nga të gjithë, edhe nga klasa drejtuese politike në Shqipëri. Njëkohësisht është një obligim për të sjellë dhe Atdheun tonë sa më parë në standartet dhe begatinë e botës moderne ku po punojmë për t'u integruar.

Dëshira ime dhe e gjithë pjesës së përgjegjshme të politikës shqiptare është që ju të ktheheni në Atdhe, pranë shtëpive dhe pronave tuaja. Jam i sigurt që këtë dëshirë e kanë thellë vetes edhe shumë e shumë nga ju. Ju keni bërë një sakrificë të madhe, duke ikur nga atdheu. Por njeherësh kohët kanë ndryshuar, rregjimi që i kthente shqiptarët me zor në atdhe, rregjimi i dyerve të mbyllura dhe i rrethimit më tela me gjemba ka perënduar. Ju jeni sot qytetarë të botës. Ju jeni megjithatë në radhë të parë shqiptarë dhe të tillë do të mbeteni brez pas brezi. Sakrifica juaj ka qenë për mua si Kryeministër një model dhe shtysë për të përshpejtuar transformimin e Shqipërisë dhe për ta bërë sa më shpejt të aftë për të plotësuar nevojat dhe standartet e të gjithë shqiptarëve, kudo ku punojnë dhe jetojnë ata. Ju misionarët pararojë të integrimit evropian të Shqipërisë jeni vlerësuesit dhe admiruesit më të drejtë të atij transformimi që vendi ynë ka pësuar në vitet e fundit.

Por ashtu si ju edhe unë e di se ajo që kemi arritur ne në Shqipëri, edhe pse rrugët e reja shtohen me shpejtësi, edhe pse ekonomia ka përparim të vlerësuar nga të gjithë, ende nuk mjafton për t'ju mbushur mendjet dhe për t'ju plotësuar atje interesat dhe kërkesat tuaja të ligjshme evropiane. Sipas sondazheve më të fundit të kryera këtu në Greqi nga institucione prestigjoze evropiane, 70% e shqiptarëve po presin kohën më të përshtatshme për t'u kthyer në Atdhe, për të rihapur shtëpitë, për të ndërtuar sipërmarrje, për të shkolluar fëmijët, për të investuar dhe punësuar bashkëpatriotët në nevojë.

E pra, për të plotësuar këtë ëndërr të 400 mijë bashkatdhetarëve, unë kam ardhur sot këtu për t'ju takuar dhe për t'ju kërkuar të bëheni me të gjithë mjetet dhe mënyrat pjesë e përshpejtimit të realizimit të projektit "Shqipëria moderne dhe Evropiane".

Që nga Athina e Selaniku, nga Korfuzi dhe Lamia e kudo ku ndodheni, duke përcjellë në Atdhe përvojën tuaj edhe pse të dhimbshme, njëherësh krenare dhe të suksesshme të integrimit, ndikoni dhe kontribuoni që individë të papërgjegjshëm andej dhe këndej kufirit të mos na kthejnë më pas në kohët e regjimeve kur tentohej të bëhej tregti politike me interesat dhe mundin e emigrantëve shqiptarë dhe grekëve minoritarë që jetojnë në Shqipëri. Dhe ju e kini provuar në kurrizin tuaj këtë lojë të shëmtuar të politikës. Mos lejoni që kjo të ndodhë sërish!

Unë nuk kam ardhur këtu që t'ju tregoj se si është jeta juaj këtu, edhe pse i kam të gjitha statistikat e envojshme. As t'ju tregoj se c'bëhet andej nga Shqipëria, pasi "andej nga Shqipëria" është vendi juaj dhe unë e di se sa të lidhur jeni ju me atdheun. Megjithatë e quaj për fatin tim që të jem unë i pari që ju jap sihariqin se brenda pak muajve do të nisë nga ndërtimi aksi modern rrugor Gjirokastër Tepelenë Levan (Fier) me një ndikim të drejtpërdrejtë në përshpejtimin e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve, kulturëve e vlerave mes dy popujve dhe vendeve. Natyrisht që edhe rruga juaj për te nënoket do shkurtohet edhe më tej.

Gjithashtu, ju bëj me dije se tashmë pensionistët që jetojnë në Greqi nuk do kenë nevojë të sorollaten në rrugët mes dy shteteve për të marrë shpërblimin e merituar të jetës së tyre. Nëpërmjet një marrëveshje me IKA-n, dhe Bankën Amerikane të Shqipërisë këtu në Greqi, Instituti ynë i Sigurimeve Shoqërore do bëjë të mundur pagesat e pensioneve në bashkitë apo komunat ku jetoni. Kjo marrëveshje do të ketë vlerë për të gjithë ata punëtorë apo sipërmarrës shqiptarë që duan të sigurohen vullnetarisht sot për ta përfituar nesër pensionin ku të dëshirojnë; në Shqipëri apo Greqi.

Dhe më në fund qeveria shqiptare është shumë e vëmendëshme ndaj ligjit të ri që qeveria mike greke ka hartuar për emigracionin me efekte të drejtpërdrejta pozitive mbi komunitetin shqiptar. Ne kemi ushtruar të gjithë influencën tonë konstruktive që cështja e legalizimit tuaj të mbyllet përfundimisht. Është pasojë e politikës sonë të kujdesëshme me qeveritë mike greke që sot shqiptarët përbejnë 63,2 përqind të të gjithë emigrantëve të pajisur apo në procedurë për pajisje me leje qëndrimi në Greqi. Kjo ndodh në një kohë kur vendin e dytë e zenë bullgarët me vetëm 9.8 përqind. Për këtë ju jemi mirënjohës juve që e kini merituar këtë, por edhe qeverive greke i jemi mirënjohës thellësisht.

Pavarësisht kohës së miratimit dhe zbatimit të ligjit të ri grek për emigracionin ne kemi marrë që tani premtimin se në kohën e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, lëvizja për të gjithë ata që duan të kontribuojnë për konsolidimin e demokracisë në Atdhe, për të gjithë ata që nuk duan të kthehet e kaluara që i detyroi të emigrojnë, për të gjithë ata që nuk pranojnë të drejtohet Shqipëria nga aventurierë të pashërueshem dhe të papranueshëm politikë, per të gjithë ata që ndjejnë peshën e votës së tyre në rindërtimin e Shqipërisë moderne, për të gjithë ata që vlerësojnë transformimin e Shqipërisë dhe besojnë fort në të ardhmen tonë evropiane, lëvizja do të jetë e lirë dhe e garantuar".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›