E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot paradite nën drejtimin e Zëvendëskryeministrit Namik Dokle u mblodh Komiteti i Posaçëm Ndërministror për organizimin e veprimtarive në kuadër të "Vitit të përkujtimit të Gjergj Kast

Sot paradite nën drejtimin e Zëvendëskryeministrit Namik Dokle u mblodh Komiteti i Posaçëm Ndërministror për organizimin e veprimtarive në kuadër të "Vitit të përkujtimit të Gjergj Kastriotit - Skënderbeut".

Në këtë mbledhje u miratua programi i veprimtarive që do të zhvillohen brenda e jashtë vendit, gjatë gjithë këtij viti, në kujtim të heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ku do të pasyrohet jeta dhe vepra e kësaj figure me përmasa europiane, si strateg e diplomat dhe protagonist i Rilindjes Europiane.

Në këto aktivitete përfshihen veprimatari nga më të ndryshmet, si mbjellje e ullinjëve nga të rinj, botim i albumit me grafika të ndryshme për jetën dhe veprën Skënderbeut, botim i një sërë librash e dokumentesh të autorëve tanë e të huaj, dokumente të kohës, ku spikat botimi i tri vëllimeve të para të korpusit prej 10 vëllimesh me dokumente të zgjedhura nga akademiku Kristo Frashëri, një numër i posacëm i revistës "Studime muzeologjike", fototipik i "Statusit të Drishtit", konferenca e sesione shkencore, hapje ekspozitash, organizime aktivitetesh kulturore e artistike, si konkurse, koncerete, të ndryshme, opera për Skënderbeun etj.

Komiteti caktoi detyra për mundësimin e sjelljes nga Vjena dhe ekspozimin në Tiranë të dy shpatave e përkrenares origjinale së Skënderbeut, si dhe të kopjes më të vjetër në botë të skulpturës së Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, e cila ndodhet në kështjellën e Tranës në afërsi të Pulias.

Komiteti Ndërministror ngarkoi me detyra organet përkatëse për realizimin sa më mirë të të gjitha veprimtarive që përmban programi, si brenda e jashtë vendit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›