E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano u nis sot pasdite për një vizitë pune në Republikën e Greqisë. Gjatë kësaj vizite Kryeministri Nano do të zhvillojë takime të veçanta me autoritetet më të larta t

Kryeministri Fatos Nano u nis sot pasdite për një vizitë pune në Republikën e Greqisë. Gjatë kësaj vizite Kryeministri Nano do të zhvillojë takime të veçanta me autoritetet më të larta të shtetit e qeverisë greke, si me Presidentin Kostandinos Stafanopuolos, Presidentin e zgjedhur Karolios Papulias, Kryeministrin e Greqisë Konstandinos Karamanlis, si dhe kryetarin e opozitës greke, George Papandreu. Z.Nano është ftuar të marrë pjesë gjithashtu në Kongresin e 7-të të PASOK-ut, ku me këtë rast do të mbajë edhe një fjalë.

Gjatë këtyre takimeve, z.Nano do të diskutojë me autoritetet më të larta greke marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve, mbështetjen e Greqisë në rrugën e integrimit të Shqipërisë në strukturat euroatlantike, si dhe zhvillimet dhe bashkëpunimin në rajon.

Sot në mbremje Kryeministri Nano do të zhvillojë një takim të zgjeruar me emigrantë shqiptarë në Athinë dhe të rrethinave të saj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›