-Zedhenesi i Kryeministrit- Duke Ju falenderuar per pjesëmarrjen tuaj, kerkoj t'ju paraqes qendrimin zyrtar per deklaratat e fundit nga ana e drejtuesit te opozites, per çeshtje qe kane lidhje
-Zedhenesi i Kryeministrit-
Duke Ju falenderuar per pjesëmarrjen tuaj, kerkoj t'ju paraqes qendrimin zyrtar per deklaratat e fundit nga ana e drejtuesit te opozites, per çeshtje qe kane lidhje me aktivitetin e Keshillit te Ministrave.
Eshte deklaruar se buxheti i veprimtarisë së Këshillit të Ministrave eshte mbi 1 miliarde lekë. Sqaroj opinionin publik se buxheti aktual i veprimtarisë së Keshillit te Ministrave financuar nga buxheti i shtetit eshte në shifrën rreth 463 milion leke.
Per dijeni dhe informacion të saktë edhe per te gjithe ata qe keqpërdorin për qëllimet e tyre elektorale, logjiken e funksionimit te shifrave, sqarojme se spekullimi behet ne rastin konkret me faktin se ne buxhetin e Këshillit të Ministrave perfshihet gjithashtu nje projekt i financuar nga Banka Boterore, i cili kap shifren 530 milion leke, financimi i huaj për reformën ne administratën publike. Natyrshëm që kjo shume përfshihet ne buxhetin e Këshillit të Ministrave për efekt klasifikimi, prej tre vjetësh që vazhdon ky projekt, por siç e thashë më lartë nuk është financim i buxhetit të shtetit, por i Bankës Botërore.
Ndërsa krahasimet me 9 vjet me parë, pra me vitin 1996, janë tërësisht të papranueshme, sepse standartet, kërkesat dhe performanca e veprimtarisë së Këshillit të Ministrave, nuk është dhe nuk mund të jetë e njëjtë, sikurse zhvillimi dhe prioritetet e vendit.
Nëse është rritur numri i institucioneve ne varesi te Keshillit te Ministrave, kjo është bërë për shkak të detyrimeve të përcaktuara nga ligji dhe Kushtetuta e Shqipërisë. Ne jemi të detyruar ta zbatojmë atë. Kështu, nëse Departamenti i Administratës Publike ishte nje drejtori me 4-5 persona dhe emerimet bëheshin nga partia shtet, sot ai eshte nje departament me nje rol shume te rendesishem per Administraten publike, me rreth 20 punonjes, që administron integrimin ne sherbimin civil, të ekspertëve, në bazë të nivelit profesional dhe arsimimit përkatës. Po ashtu, sot kemi 8 ente ne varesi si, Komitetin e Kulteve, Komitetin e Minoriteteve, Inspektorati i Instituteve Private te Pensioneve, Grupi i Mbikqyrjes, Drejtoria e Pergjithshme e Patentave dhe Markave etj., që janë pjesë e reformës institucionale edhe në kuadër të integrimit.
Si pasoje e reformes ne administraten publike, politikes se ndjekur te pagave dhe indeksimit te çmimeve, niveli i pagave nuk eshte me ai i vitit ‘96 dhe natyrshëm, si rrjedhim, kemi nje rritje te fondit te pagave, ndërsa volumi i punes qe perballon sot Keshilli i Ministrave nuk mund të krahasohet me atë të vitit '96, pasi vetëm duke marrë si fakt mbledhjet e Këshilllit të Ministrave, ku miratohen vendime dhe projektligje të rëndësishme në të gjitha fushat, eshte e dukshme se, nese sot organizohet 1 mbledhje e qeverisë në jave me nje volum pune prej rreth 20-30 akte ligjore, ne vitin 1996 Keshilli i Ministrave mblidhej 1 here ne tre jave, i cili kalonte jo me shume se 10 akte. Si rrjedhoje e ketij volumi pune, sot kemi nje departament juridik, me te plotesuar me eksperte te fushes etj.
Kujtojmë gjithashtu se Kryeministri organizon aktivitetin e tij ne zbatim te programit të qeverisë, te miratuar nga Parlamenti i Shqiperise.
Nëse në Keshillin e Ministrave jane ndermarre investime te rendesishem persa i perket infrastruktures, ashtu edhe investime ne teknologjine e informacionit, kjo është bërë për t'iu përshtatur kërkesave të kohës. I kujtojmë asaj pjese, që tashmë, ndryshe nga viti 1996, teknologjia e informacionit është e shtrirë në të gjitha aspektet e veprimtarisë, jo vetëm të Këshillit të Ministrave.
Ndërsa pretendimi absurd se do te shkurtohen 4 ministri dhe me to do te kursehen 5 miliarde leke shpenzime buxhetore, eshte teresisht i pabaze, pasi kosto administrative per nje ministri eshte afersisht vetem 200 milion leke, pra ne total për 4 ministri është rreth 800 milion leke.
Persa i perket deklarimeve per shifrën e personave qe paguhen me page me te larte se te nje ministri, pjesa me e madhe e tyre perfshijne institucione te pavarura kushtetuese si, Prokuroria, gjykatat, etj dhe per kete ceshtje eshte bere nje studim dhe po pergatitet nje nisme ligjore nga Parlamenti.
Cdo hap i ndërmarrë në lidhje me reformat në institucione, Këshilli i Ministrave e kryen në konsultim gjithashtu edhe me institucionet partnere ndërkombëtare dhe nuk ngelet në dëshirën e askujt.