Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot në qytetin e Gjirokastrës një takim pune me trupin e diplomatik të akredituar në Shqipëri. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Ministri i Punëve tÃ
Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot në qytetin e Gjirokastrës një takim pune me trupin e diplomatik të akredituar në Shqipëri. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Kastriot Islami.
Kryeministri Nano i ka ftuar diplomatët e huaj të bashkëpunojnë me Qeverinë Shqiptare dhe strukturat e pushtetit vendor për rigjallërimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të qytetit të Gjirokastrës dhe zonave përreth tij.
"Ndihem i kënaqur që ju pres në gjirin antik të Gjirokastrës, në këtë vend, ku vlerat e kulturës dhe traditës shqiptare përzihen me vlerat e kulturës europiane", është shprehur Kryeministri Nano gjatë fjalës përshëndetëse për ambasadorët.
Duke u ndalur më tej në vlerat dhe traditat e zonës, Kryeministri Nano tha se banorët e kësaj treve njihen në gjithë Shqipërinë si njerëz që dinë të menaxhojnë mirë vlerat. "Si kudo në Shqipëri edhe Gjirokastra ka nevojë për investime dhe rinovim, që ne nuk mund ta bëjmë vetëm dhe pa ju. Ne do të punojmë sëbashku që edhe vendi ynë të fitojë standartet që e afrojnë dhe e integrojnë atë në Europë", tha, Kryeministri.
Po ashtu, sot përfaqësuesit e trupit diplomatik vizituan qytetin antik të Antigonesë, ku u njohën me historinë dhe zbulimet e bëra nga ekspeditat arkeologjike në këtë zonë.