Zëvendëskryeministri Namik Dokle priti sot në një takim delegacionin qeveritar të Kulturës së Republikës Popullore të Kinës, të drejtuar nga zëvendësministri i Kulturës së Kinës, z.Cha
Zëvendëskryeministri Namik Dokle priti sot në një takim delegacionin qeveritar të Kulturës së Republikës Popullore të Kinës, të drejtuar nga zëvendësministri i Kulturës së Kinës, z.Chang Keren.
Në takim u diskutua mbi zgjerimin e marrëdhënieve kulturore midis dy vendeve dhe dy popujve, përmes zbatimit të programit të bashkëpunimit kulturor 2003-2005, të nënshkruar në Pekin, vitin e kaluar.
Palët shprehën vullnetin e përbashkët për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit kulturor midis dy vendeve. Në takim, u shpreh gjithashtu gatishmëria për ta shtrirë këtë bashkëpunim edhe në mbështetjen reciproke për përfshirjen në programet e UNESKO-s për mbrojtjen e qendrave të rëndësishme kulturore si Gjirokastra, etj.
Bashkëpunimi kulturor, nënvizoi Zëvendëskryeministri Dokle, është ura më e fuqishme që lidh popujt, sepse ky bashkëpunim lidh dhe bashkon pasuritë shpirtërore dhe kulturore, të cilat janë të përjetshme. Ky bashkëpunim krijon edhe terrenin më të mirë për bashkëpunimin në fushat e tjera politike, ekonomike, etj.