E Diel, 1 Nëntor 2026

Në fillim të sezonit të ri turistik, Kryeministri Fatos Nano ka vizituar sot paradite plazhin e Golemit dhe ka marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të makinerive të reja për pastrimin e pl

Në fillim të sezonit të ri turistik, Kryeministri Fatos Nano ka vizituar sot paradite plazhin e Golemit dhe ka marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të makinerive të reja për pastrimin e plazheve. Me fonde të buxhetit të shtetit, bashkie të qyteteve bregdetare i janë dorëzuar 13 makineri të tilla për pastrimin e plazheve, veçanërisht gjatë sezonit të verës.

Gajtë kësaj ceremonie, Kryeministri Nano ka theksuar se Qeveria Shqiptare ka akorduar për këtë vit 45 milion leke nga buxheti i shtetit me qëllim pastrimin e plazheve të vendit. Nga ky fond 4 milion lekë janë dhënë për pastrimin e plazheve të zonës së jugut, 8 milion lekë për pastrimin e plazheve të Shëngjinit, Velipojës, Golemit dhe Durrësit dhe 33 milion lekë për blerjen e makinerive të pastrimit të rërës. Aktualisht mjetet e rënda të ushtrisë kanë larguar nga plazhet rreth 8500 metra kub mbeturina inerte.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›