Me rastin e 58 vjetorit të Shpalljes së Republikës, Festës Kombëtare të Italisë, Kryeministri i Shqipërisë, z. Fatos Nano i ka dërguar një mesazh urimi Kryeministrit italian Silvio Berlusco

Me rastin e 58 vjetorit të Shpalljes së Republikës, Festës Kombëtare të Italisë, Kryeministri i Shqipërisë, z. Fatos Nano i ka dërguar një mesazh urimi Kryeministrit italian Silvio Berlusconi, në të cilën shprehet simpatia, mirënjohja dhe marëdhëniet e shkëlqyera midis të dy vendeve tona, që kanë shënuar hapa të rëndësishëm bashkëpunimi në të gjitha fushat.
Gjithashtu, Kryeministri Nano i ka përcjellë zotit Berlusconi urimet për zgjedhjen e tij në krye të "Forca Italia", në Kongresin e dytë të kësaj partie.