Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot në ceremoninë e përurmit të fillimit të punimeve për rehabilitimin e dy veprave të rëndësishme infrastrukturore në Gjirokastër. Kryeministri Nano
Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot në ceremoninë e përurmit të fillimit të punimeve për rehabilitimin e dy veprave të rëndësishme infrastrukturore në Gjirokastër.
Kryeministri Nano shoqërohej në këto ceremoni nga Ministri i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, Bashkim Fino, deputetë të zonës dhe përfaqësues të pushtetit lokal.
Kryeministri fillimisht përuroi fillimin e punimve për rehabilitimin e ujësjellësit të Gjirokastrës, një projekt i financuar nga Banka Botërore me fondin prej 4.9 milionë Euro. Projekti që do të zbatohet nga firma italiane ANGA përfshin tre faza realizimi. Pjesa kryesore e tij është rikonstruksioni i dy burimeve ekzistuese, atij të Hosit dhe Budukut, si dhe ndërtimin e një stacioni të ri pompimi në zonën pranë fshatit Tranoshishtë.
Ndërkohë, një rikonstruksion i rrjetit kryesor të furnizimit të depove në lagjet e brendshme të qytetit përfshihet në fazën e dytë të projektit. Në fazën e tretë është parashikuar ndërtimi i tre depove të reja krahas atyre ekzistuese. I gjithë projekti parashikohet të përfundojë në një periudhë kohore prej 18 muajsh.
Kryeministri mori pjesë edhe në ceremoninë e fillimit të punimeve të rrugës së qytetit Gjeologji-Manalat rreth 1.5 km e gjatë, e cila do të ndërtohet përmes financimit nga buxheti i shtetit me vlerë prej 24 milionë lekë. Kjo rrugë është parashikuar të përfundojë brenda tre muajve.