E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot Kryeministri Fatos Nano pati nje dreke pune me Ministrin e Jashtem te Malit te Zi, zotin Dragisha Burzan. Gjate takimit bashkebiseduesit shkembyen mendime ne lidhje me zhvillimet e fundit ne b

Sot Kryeministri Fatos Nano pati nje dreke pune me Ministrin e Jashtem te Malit te Zi, zotin Dragisha Burzan.

Gjate takimit bashkebiseduesit shkembyen mendime ne lidhje me zhvillimet e fundit ne bote, vecanerisht pas fillimit te operacionit ushtarak "Liri per Irakun" dhe per ato ne Unionin Serbi - Mal i Zi pas vrasjes kriminale te ish-kryeministrit reformator Zoran Gjingjic.

Kryeministri Nano shprehu bindjen se e ardhmja e Unionit si pjese e Ballkanit Perendimor do te vazhdoje te ndjeke rrugen qe hapi Gjingjic dhe se proceset integruese do te jene edhe me rezultative edhe me pjesemarrjen e Serbise.

Gjithashtu Kryeministri shqiptar dhe Ministri i Jashtem i Malit te Zi diskutuan rreth ideve dhe projekteve te reja te bashkepunimit rajonal duke u ndalur vecanerisht ne inisiativat e perbashketa ne luften kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve.

Nano dhe Burzan konsideruan si tejet te rendesishme kombinimin e ketyre aksioneve me perpilimin e projekteve qe rrisin interesin e investitoreve per rajonin tone.

Vecanerisht ata u ndalen ne domosdoshmerine e projekteve te gjera ku perfshihen vende si Shqiperia, Serbia dhe Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja - Hercegovina, Kroacia etj.

Kryeministri Fatos Nano theksoi se takime te tilla i sherbejne permiresimit te vazhdueshem te klimes se besimit dhe stabilitetit ne rajon, zgjerimit te mundesive te bashkepunimit si nje kontribut i drejtperdrejte per zhvillimet globale.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›