E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot në mesditë, Kryeministri Fatos Nano, bëri një vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar me rastin e Festës së Kurban Bajramit. Ai iu uroi drejtuesve të këtij komuniteti dhe, pÃ

Sot në mesditë, Kryeministri Fatos Nano, bëri një vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar me rastin e Festës së Kurban Bajramit.
Ai iu uroi drejtuesve të këtij komuniteti dhe, përmes tyre, gjithë besimtarëve myslimanë, festën e Kurban Bajramit, duke theksuar se Dita e Kurban Bajramit eshte një nga festat e të gjithëve, ajo sjell natyrshëm me simbolikën e saj, mesazhin për më shumë paqe, harmoni, dashuri e bashkëjetesë. Si ditë e sakrificës së madhe dhe e pajtimit do të mbetet dita e ruajtjes së vlerave shpirtërore për respektimin e njëri- tjetrit.

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve Kryeministri Fatos Nano u shpreh:

"Dua t'iu uroj të gjithëve gëzuar Bajramin! Le të jetë një ditë e reflektimit, e besimit te Zoti dhe te njëri-tjetri, për një Shqipëri më të mirë që po zhvillohet dhe që po krijon solidaritet për reforma. Paçim mbarësi !"

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›