Kryeministri Fatos Nano merr pjesë në tryezën "Për sigurinë e paqes olimpike".Autoritetet e larta nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët Kryeministri Fatos Nano, gjatë vizitës sÃ
Kryeministri Fatos Nano merr pjesë në tryezën "Për sigurinë e paqes olimpike".Autoritetet e larta nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët
Kryeministri Fatos Nano, gjatë vizitës së tij në Athinë me rastin e hapjes së Lojërave Olimpike, ka marrë pjesë sot në një takim të rëndësishëm me temë "Për sigurinë e paqes olimpike", mbajtur në qendrën "Zapion", ku morën pjesë të gjitha personalitetet e larta të pranishëm në evenimentin e madh botëror, kryeministri grek, Kostas Karamanlis, kryeministri britanik, Toni Bler, presidenti i Gjermanisë Kohler, mbreteresha e Spanjes, Presidenti çek, si dhe autoritet e larta te rajonit etj.
Me këtë rast u nënshkrua një deklaratë e përbashkët nga kryetarët e shteteve dhe kryeministrat e pranishën, ku u shpreh angazhimi i përbashket për mbrojtjen e paqes olimpike.
Sipas kësaj deklarate, armëpushimi Olimpik do të thotë në mënyrë të padiskutueshme që të gjitha vendet që marrin pjesë në Lojrat Oplimpike, duhet të kenë paqe dhe të punojnë për të. Gjithashtu, iniciativa parashikon angazhimin për të ndërtuar ura komunikimi mes kundërshtarëve,dhënien e ndihmës humanitare për fëmijët e të rinjtë që ndodhen në rajonet e luftrave, etj.
Të gjithë personalitetet e larta në këtë takim, mes të cilëve dhe Kryeministri Fatos Nano, firmosën në libër dhe në një mur simbolik, ku dukeshin edhe simbolet e armëpushimit Olimpik. Ky mur simbolik, pas Lojrave Olimpike Athinë 2004, do t'i jepet qytetit të Pekinit që do të mirëpresë Lojrat Olimpike 2008.