E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot në Konferencen Ekonomike te Europes Juglindore, qe po zhvillon punimet në Berlin të Gjermanisë. Në këtë Konferencë marrin pjesë kryetare qeverish dhe p

Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot në Konferencen Ekonomike te Europes Juglindore, qe po zhvillon punimet në Berlin të Gjermanisë. Në këtë Konferencë marrin pjesë kryetare qeverish dhe personalitete të larta të rajonit të Europës Juglindore.

Në seancen kryesore Kryeministri Nano u ndal në rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të Europës Juglindore, zbatimin e reformave të rëndësishme në këto vende, për t'u bërë kështu partnerë realë biznesi me vendet e tjera europiane.

"Një nga prioritetet kryesore të qeverive tona është zhvillimi ekonomik, qëllim të cilin po punojmë ta arrijmë me ndihmën e Bashkimit Europian si dhe vendeve anëtare, përfshi këtu dhe Gjermaninë", u shpreh z. Nano.

Duke u ndalur në zhvillimet në Shqipëri, Kryeministri vuri në dukje se rezultatet janë të dukshme. Infrastruktura është ne përmirësim te ndjeshëm dhe parametrat makro-ekonomikë jane me të vërtetë ne parametra pozitivë.

Më tej, Kryeministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Gjermania po i ofron vendit tonë, si dhe për programet e rëndësishme të bashkëpunimit ekonomik që janë kryer në Shqipëri pas hapjes ndaj botes moderne.

"Ky bashkëpunim, i bazuar në Marreveshjen për Bashkëpunim Teknik dhe Financiar të nënshkruar në vitin 1988 dhe në Protokollet vjetore të Bashkëpunimit Ekonomik për Zhvillim, është karakterizuar nga serioziteti dhe efektiviteti i lartë", vijoi zoti Nano, duke theksuar se, "projektet që kemi zbatuar falë financimit gjerman, janë përqëndruar në ujesjellës-kanalizime, energjitikë dhe në institucionet e ekonomisë së tregut. Ato kanë patur rezultate të rëndësishme dhe të dukshme.

Në këtë funksion, zoti Nano vlerësoi se "Gjermania është kontribuesja e dytë më e madhe në fushën e bashkëpunimit ekonomik për zhvillim".

Lidhur me tregtinë dypalëshe, investimet e huaja, dhe investimet gjermane në Shqiperi, Kryeministri vuri në dukje se tashmë në tregun shqiptar operojnë disa nga kompanitë më të njohura gjermane si: Siemens, Procredit Bank, EON, Salzgitter, Thysen, Mercedes Benz, Volksëagen, etj. Në këtë drejtim Kryeministri Nano përmendi miratimin pak kohë më parë nga Parlamenti shqiptar të kontratës konçensionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit "Nënë Tereza" me kompaninë gjermane Hochtief, e cila sipas tij ka një vlerë të rendesishme dhe përbën investimin më të madh privat gjerman në Shqipëri.

Më tej, në fjalën e tij, Kryeministri siguroi të pranishmit në Konferencë se tashmë Shqipëria ofron mundësi të tjera dhe garanci për investitorët e huaj, për të zhvilluar bizneset e tyre. Duke bërë një panoramë të zhvillimeve në vend, Kryeministri tha se "kemi vendosur të privatizojmë sektorët tanë strategjikë, si; telekomunikacionin, energjinë, sigurimet, industrinë e naftës dhe të tjera", ndërsa shprehu dëshirën që kompani të njohura gjermane të marrin pjesë në konkurset përkatese. "Prania e tyre ne Shqipëri dhe në tërë rajonin, do të rrisë besimin për investitorë më të fuqishëm", tha zoti Nano.

"Ne kemi miratuar Strategjinë për Zhvillimin e SME-ve, e cila po zbatohet tashmë dhe unë besoj se ka një rëndësi thelbësore që paralel me zbatimin e reformave të rëndësishme të vendit, të punojmë së bashku në mënyrë që t'u paraqesim miqve tanë europianë mundësinë e bashkëpunimit dhe zhvillimit të biznesit në vendet tona. Eshtë koha e përshtatshmë për Europën Juglindore që të kthehet nga të qënit thjesht marrës i ndihmës në një partner biznesi për pjesën tjetër të Europës", u shpreh Kryeministri.

Si disa nga elementët më të rëndësishëm në këtë drejtim, Kryeministri përmendi; eleminimin përfundimtar të barrierave të tregtisë, harmonizimin e legjislacionit për tregtinë e brendshme me atë të BE-së dhe OBT-së, kalimin nga rrjeti i marrëveshjeve dypalëshe për Tregëtinë e Lirë, në një marrëveshje për një zonë të Tregtisë së Lirë për tërë rajonin, etj.

Kryeministri shprehu bindjen se proçesi i lëvizjes së lirë të mallrave krijon mundësinë e lëvizjes së lire të njerëzve në rajon, ndërsa shtoi se "Qeveria Shqiptare është e gatshme të punojë me qeveritë e tjera të rajonit për të krijuar "Zonën Shengen të Ballkanit".

Duke u ndalur ne hapat e nevojshëm që duhet të hidhen për përmirësimin dhe forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimeve tregëtare dypalëshe në rajon, Kryeministri Nano tha se kjo do te përfshinte Marrëveshjet për bashkëpunimin ekonomik, Marrëveshjet për mbështetjen reciproke dhe mbrojtjen e investimeve, Marrëveshjet për shmangien e taksës së dyfishtë, etj.

Më pas personalitetet e larta pjesëmarrëse, sëbashku me kancelarin gjerman në këtë Konferencë, e cila u zhvillua gjithashtu me rastin e 5 vjetorit të Paktit të Stabilitetit, kane dale me nje deklarate te perbashket për shtyp, ku është theksuar rritja e bashkëpunimit ekonomik, forcimi i partneritetit dhe nxitja e investitorëve strategjikë veçanërisht atyre gjermanë në tregun potencial të vendeve të Europës Juglindore, ku Shqipëria konsiderohet atraktive në këtë funksion.

Kryeministri Fatos Nano do të pritet nesër në një takim të veçantë nga kancelari gjerman Gerhard Shreder, ku do të diskutohet mbi forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, bahskëpunimin dhe mbështetjen në kuadrin e integrimit të Shqipërisë, si dhe hapat e mëtejshëm konkretë në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik. Më pas në prani të dy autoriteteve do të nënshkruhet akti i hyrjes në fuqi të marrëveshjes së koncesionit për aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›