Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot pasdite në ceremoninë e hapjes së ekspozitës së piktorit të madh shqiptar Ibrahim Kodra, në Galerinë e Arteve Figurative, ne Tirane. Pasi u njoh me p
Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot pasdite në ceremoninë e hapjes së ekspozitës së piktorit të madh shqiptar Ibrahim Kodra, në Galerinë e Arteve Figurative, ne Tirane.
Pasi u njoh me punimet e ekspozuara, Kryeministri Nano zhvilloi një takim me z.Kodra në mjediset e Galerisë së Arteve. Në këtë takim u vlerësuan punimet dhe u shkëmbyen mendime për njohjen më të madhe të veprës së piktorit Kodra në Shqipëri dhe jashtë saj.
Gjatë bisedës u diskutua ideja për ngritjen e një institucioni kulturor "Kodra", i cili do të kontribuojë për njohjen e veprës së piktorit, mbështetjen e talenteve të rinj, si dhe për njohjen më të madhe në botë të kulturës shqiptare. Kryeministri Nano tha se, " qeveria është e gatshme që të mbështesë cdo ide në këtë drejtim në mënyrë që të kemi veprën tuaj në atdhe. Qeveria do të kontribuojë dhe mbështesë ngritjen e këtij institucioni për të gjithë brezat".