E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot pasdite në inaugurimin e Hotelit Sheraton Tirana. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, Kryeministri Nano u shpreh: "Kam nderin dhe kënaqësi

Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot pasdite në inaugurimin e Hotelit Sheraton Tirana.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, Kryeministri Nano u shpreh:

"Kam nderin dhe kënaqësinë të përuroj gëzimin e përbashkët që sjell çelja e Sheraton Tiranës. Sapo pyeta menaxherët e lartë të AL-Kharafi Group, nëse gjetën ndryshime nga vizita e tyre e fundit në Shqipëri dhe përgjigjia ishte: "po, të shumta".

Pra çelja e Sheraton Tiranës është një sintezë e ndryshimeve të mëdha dhe të paimagjinueshme që përjeton Shqipëria në rrugën e integrimit të saj në realitetet globale. Përurimi i këtij hoteli me të gjithë aksesorët e tij të standarteve më të larta dhe të njohura perëndimore është gjithashtu një simbol i standarteve dhe ambicjeve tona për modernizim.

Ndërtime të këtij niveli janë gjithashtu një provë e një realiteti të ri në Shqipëri ku sipërmarrja e huaj, ashtu si ajo vendase, po gjejnë terren të plotë për t'u zhvilluar dhe për të krijuar institucione konkuruese si Sheraton-i.

Me këtë rast më lejoni të përshëndes përzemërsisht punën dhe iniciativat e investimet e shumta sipërmarrëse të Grupit AL-Kharafi në Shqipëri dhe t'u rikonfirmoj atyre garancinë e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe timen, si Kryeministër, se do të gjejnë tek ne përherë partnerë të sigurtë dhe terren të përshtatshëm për të shtuar investimet dhe përfitimet me interes reciprok.

Ta gëzojmë Sheratonin e ri sëbashku!"

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›