Zotërinj ambasadorë dhe titullarë të Ministrisë të Punëve të Jashtme, Është avantazh, edhe për mua si kryeminister, të kem kontakte të drejtpërdrejta me ju, sa herë është e nev
Zotërinj ambasadorë dhe titullarë të Ministrisë të Punëve të Jashtme,
Është avantazh, edhe për mua si kryeminister, të kem kontakte të drejtpërdrejta me ju, sa herë është e nevojshme. Ju garantoj që e konsideroj të nevojshme, sepse ju konsideroj partnerë të rëndësishëm në realizimin e veprimtarive prioritare që ka vendi dhe Qeveria në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe, natyrisht në arsyetimin tone te perbashket per dobësite e sistemit apo të përdorimit më të mirë të arritjeve që sigurojmë së bashku, në rritjen më të theksuar të ndikimit të marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit, me zhvillimin e tij si dhe të rolit të kontributeteve tona në zhvillimet globale, që tashmë e freskojnë tejembanë edhe territorin, edhe shoqërinë, edhe institucionin, edhe zhvillimin mbarëkombëtar të shqiptarëve.
Ky takim institucional përsëritet pas 12 muajve. Edhe një vit më parë, mbështetur në programin e Qeverisë, që unë drejtoj- (që dhe për mua është një disiplinë ekzekutive dhe përfaqësuese) - shtrova një varg detyrash, që e strukturojnë qartë formulën e programuar, detyrën themelore për ta bërë shërbimin diplomatik më të mirë, më produktiv, më përfaqësues dhe më interaktiv, sidomos me të gjitha institucionet e tjera të vendit dhe natyrisht me homologët.
Jeni interlokutorët kryesorë tek të cilët të gjithë besojnë se zhvillohet në mënyrë të ditëpërditshme procesi i partneritetit apo i ndërveprimit të Shqipërisë me botën që na rrethon, nga rajoni deri në organizatat universale. Natyrisht, kjo nuk mund të realizohet- (po flas në Continues Tense po më lejuat dhe nuk them në të pakryerën)- se është e lehtë të vish këtu dhe të kritikosh pa reformuar dhe modernizuar shërbimin diplomatik. Së bashku arritëm në këtë periudhë të adoptojmë një ligj modern të shërbimit diplomatik, që tashmë është i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë. Ky ligj është pjesë e këtij legjislacioni efikas që kemi ndërtuar në më shumë se një dekadë trazicion për të gjitha fushat.
Shërbimi diplomatik është institucioni, mekanizmi, struktura kryesore e shtetit që realizon politikën e jashtme, integron dhe divergon kontributet, zhvillimet, nevojat dhe interesat. Kjo për pasojë më detyron si Kryeministër të kërkoj nga ju më shumë angazhime, energji, ide, inciativa dhe propozime, që në një bisedë paraprake me drejtuesit e ministrisë, kuptova që nuk kanë munguar në seminarin e sivjetshëm .
Ne, na takon t' i strukturojmë, t' i sintetizojmë dhe t' i kthejmë në mjete pune sikurse dhe ju të mbyllni këtë pjesë aktive te veprimtarise tuaj në atdhe.
Shqipëria po transformohet dhe në 12 muajt e fundit kanë ndodhur transformime të rëndësishme substanciale, por ç'ka është më e rëndësishmja shumë të prekshme nga të gjithë. Besoj se kësaj rradhe keni ardhur më me deshire në atdhe, sepse edhe në rrugë ecet më shpejt, në mënyrë më komode dhe me vende ku mund të relaksohesh apo të përtërish energjitë. E rëndësishme është të kuptohet që këto produkte nuk janë të rastit, nuk lidhen thjesht dhe vetëm me emrin e një drejtuesi apo të një tjetri, apo me dimensionin, profilin, performancën e individëve. Ato janë produkt i maturisë së shoqërisë dhe të institucioneve, i maturisë së një shoqërie të lirë përfundimisht, të liberalizuar, gjithashtu, që tashmë nuk ka prioritet më të madh se sa vendosja e rregullit dhe ushtrimit të lirive nga gjithëkush.
D.m.th. ju jeni në këtë mes më vulnerabël se gjithë të tjerët. Madje unë nuk do të dëshiroja që cilido prej jush të ndihej vulnerabël nga lobet klienteliste që ju shkurtojnë apo zgjasin mandatin jashtë shtetit. Jeni vunerabël për arsye shumë më të mëdha se kaq, prandaj mos i buzëqeshni askujt pa arsye. Jeni vulnerabël sepse ju konkuroni me përfaqsues të tjerë të atdheut politik ose jo, qeveritar ose jo, diplomat ose jo, që rriten përditë në atdhe kur ju mungoni.
Ju konkuroheni nga nënpunës të tjerë ku kanë hyrë natyrshën dhe sikur të duam si nxjerrim dot më në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë. Ju konkuroheni dhe nga një nënpunës i SHISH-it apo i ministrisë së Rendit që në një ditë apo një stinë të caktuar mund të jetë më i rëndësishëm se sa ju në relevancën e partnerëve sepse thirret për të trajtuar një prioritet që është aty për shkak të afrimit të përditshëm të Shqipërisë me botën moderne sepse nuk bëhet dot me dobësitë e sistemit që tolerojnë trafiqet, krimin e organizuar apo menaxhimin e keq te kufijve.
Ju jeni vulnerabël sepse konkuroheni dhe nga homologet tuaj, ambadarorë të vendeve ku jeni në Tiranë.Ju konkuroheni nga ambasadorët e vendeve të tjera që ndajnë me Shqipërinë, anëtarësinë nga organizata shumëpalëshe në vendet ku ushtroni funksione të tjera perfaqësuese. Pastaj, ju konkuroheni nga partitë dhe miqtë e tyre që duhet ta dini nuk kërkojnë më vende shoferash nëpër ambasada. Pra ju nga kjo pikëpamje duhet të jeni qenie përfaqësues, funksionarë shumë ekzigjentë ndaj vetes dhe interlekutoreve të përditshëm dhe të përvitshëm, ndaj ministrisë, Qeverisë dhe institucioneve të tjera që kanë marrë një rol të pakthyeshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit.
Ju s'mund ta përballoni këtë konkurencë pa ndjekur zhvillimet trasformimet, reformat dhe realitetet e reja në atdhe.( Po më thoshte z. Bimo para pak, i cili për shkak të përvojës është në gjendje të bëjë edhe reflektimin tek vetja,) ju, beheni vulnerabël edhe për një arsye tjetër. Pas një kohe në detyrë, në vendet përkatëse filloni të mendoni si do t'i leverdiste vendit se ku jeni dhe jo per pefaqesimin ndaj Shqipërisë.
Pra nuk mund të dallohet kjo detyrë fisnike dhe shumë inteligjente pa ndjekur ritmikën dhe dinamikën e Shqipërisë dhe natyrisht pa ndjekur gradientin i cili është në rritje të pjesëmarrjes së Shqipërisë në marrëdhëniet rajonale dhe ndërkombëtare, është në rritje të dukshme në 12 muajt e fundit. Është në rritje të dukshme me aleatët e mëdhenj me BE, me organizatat e sigurisë, me organizatat apo agjencite e specializuara të luftës globale nga terrorizmi deri tek krimi i organizuar, është në rritje por dhe kërkesat rriten më shpejt se sa produkti që ju garantoni në marrëdhëniet rajonale me kërkesën tashmë organike që na shtrohet të gjithëve për të mbajtur përgjegjësi, por jo vetëm patriotike ndaj çdo veprimi të çdo shqiptari kudo që jeton në çdo vend të Ballkanit që bie ndesh me vokacionin e evropianizimit të Ballkanit, të bashkëpunimit ndërballkanik dhe të integrimit të Ballkanit në realitetet euroatlantike apo globale.
Unë jam sot këtu për t'ju garantuar dhe kërkuar që të vazhdojmë të përballojmë së bashku sfidat e zhvillimit, të transformimit dhe të integrimit agresiv të vendit në këto realitete. Normalisht, duhet të përmendja ketu çfarë arritjesh spektakolare kemi siguruar së bashku apo veç e veç në këta 12 muaj, por po e kalojmë këtë pjesë sepse ndryshe njerëzit e medias do të thoshin se keta paskan vertetë një vit që nuk jane takuar me njëri- tjetrin dhe nuk i dinë gjërat.
Po vazhdoj bashkëbisedimin duke thënë se partnerët tanë e dinë po kaq mirë sa ne çfarë progresesh janë realizuar, me çfare problemesh persistente duhet te vazhdojme te perballojme per t'i kapercyer apo zgjidhur. Po ka nje skelet mbi te cilin mbeshtetet besimi dhe zhvillimi i besimit, kur shtrohen kerkesa edhe me te medha ne partneritet apo bashkeveprimin Shqiperi–faktor nderkombetar. Skeleti eshte që sherbimi diplomatik, shteti qe ai perfaqson, shqiptar natyrisht, insititucionet e tij jane te qendrueshme, jane funksionuese dhe po tu referohemi raporteve me kritike të 12 muajve te fundit per problematiken dhe progresin shqiptar ky konkluzion eshte fratant.
I kerkohet te beje me shume nje vendi dhe nje partneri që gezon besim se e ben hapin e munguar ose qe vjen pas. Nuk dua te na dali nga vemendja ky element vleresimi i performances se shtetit dhe i performances se perfaqësuesit. Shiheni me sy tjeter, me sakte, çdo kerkese. Ne çdo kerkese zbuloni ne rradhe te pare besimin tek ju nga ai qe j'ua ofron. Dhe mbi kete baze na takon te themi qe pasi zbulon individualisht dobesite, rezervat, energji te paperdorura, te programojne kapjen e rezultateve te munguara dhe pastaj si rezultate perfundimtare te dinamizojne performancen ose zhvillimin me te shpejte te vendit dhe integrimit me te shpejte te Shqiperise.
Ka patur disa ngjarje shume te rendesishme edhe per kete ushtrim perfaqësimi apo partneriteti ne rritje te Shqiperise me faktoret nderkombetare apo globale ne 12 muajt e fundit. Une di mire se secili prej jush po kupton jo vetem nga pikepamja emocionale, por edhe e mobilizimit te energjive perfaqësuese ne planin e titullarit, qe eshte secili prej jush, se çdo te thote te perballosh mire dhe pastaj te hyjme ne fondin e ngjarjeve pozitive per vendin, nje sesion te rendesishem bi apo multilateral. Edhe ju e kuptoni besoj se ç'do te thote per ne perballimi me sukses i takimeve te rendesishme ne Tirane te 12 muajve te fundit, nga vizita e Prodit ne Tirane per hapjen e negociatave te Marreveshjes se Stabilizim- Asocimit te vizitat e dy Sekretareve amerikanë te shtetit, te Robertson e plot evenimente te tjera bi apo multilaterale, te cilat kane shenuar intensifikimin e marredhenieve tona integruese te parteneritetit rajonal dhe global te vendit.
Ky eshte njeri element i skeletit mbi te cilin mbeshtesim llogarine e performances, te perfitimit, natyrisht dhe per nenpunesin apo perfaqësuesin, te investimit qe bejme. Pra, sivjet me shume prej jush kemi zgjidhur probleme vitale. Shume prej jush investimin privat e kalkulojne tashme –(shpresoj te mos gabohem)- njesoj si investimin diplomatik. Ju investoni energji, ju shpenzoni buxhetin shteteror ne veprimtarinë e perditshme, qe kur hapet dhe mbyllet orari i punes neper ambasada. Ky investim,- (besoj se nuk e kontestojme as veç e veç as bashke kete realitet)- eshte bere me i sigurte, dhe produktiv.
Realisht po flas per nje prirje se po t'i hyjme me skaner ka njolla të errëta dhe në përfaqësi apo zyra diplomatike. Substancialisht dhe si prirje ky investim është bërë më i sigurtë, sepse edhe Shqipëria është bërë më e sigurtë, sepse në Shqipëri nuk ka më në axhendë probleme emergjence stabiliteti, sigurie të brendshme. Është fat që të tilla janë shumë pak për rajonin tashmë. Ne na kërkohen kontribute globale për siguri, stabilitet dhe zhvillim.
Herë pas here detyrohemi të përballojmë një problematikë të traditës negative ballkanase. Për fat të mirë rekordi shqiptar ose nacionalist i Shqipërisë në evolucionin e rajonit në pjesën negative është gjithnjë e më i pandjeshëm. Gjithnjë e më pak shqetësime vijnë nga Tirana apo nga përfaqësuesit e Tiranës në kontestin e fërkimeve rajonale, në kuadrin e integrimit apo transformimit të Ballkanit në pjesë të botës euroatlantike. Një nga fërkimet më të fundit ishte, mbetet besoj- të gjithë kemi ruajtur qetësinë përfaqësuese- kontesti i fundit i lindur ose i pavdekur ende në Beograd lidhur me Prishtinën, ku u përfshi edhe pak Tiranë, duket edhe pak zyrtare. Nuk besoj se kjo mund të trondisë konceptet, angazhimet dhe vizionet tona të qarta dhe, detyrohem të rikapituloj tezën themelore të cilën kemi mbrojtur dhe vazhdojmë ta promovojmë me veprimtari shumë aktive diplomatike dhe më shumë se kaq.
Jetojmë për fat të mirë në epokën e Marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë, ku asnjë polic që nuk kontrollon nëse bagazhet kanë libra, nuk mund të frenojë proceset integruese as në rajon për të zhdukur edhe kundërshtarin e fundit në aksin e marrëdhënieve të rëndësishme për rajonin Tiranë –Beograd- Prishtinë, të tezës se Kosova nuk mund të jetë më kurrë as nën as kundër Serbisë.
Nuk besoj se në këtë mes ka nevojë për instrumenta të tjera përveç atyre të diplomacisë, ekonomisë, sigurisë rajonale, të standarteve euroatlantikë. Pra nuk besoj se ka nevojë për trupa apo për komandantë trupash. Ju besoj se keni kërkuar nga vetja siç ka kërkuar edhe shteti prej jush, të nxirrni detyra konkrete nga ngjarjet e mëdha të ballafaqimit të rajonit me institucionet euroatlantike dhe gjatë vitit që mbyllëm. E kam fjalën sidomos për Samitin e Selanikut, që është një ngjarje institucionale, që rrok gjithë këtë problematikë që ka vendi dhe rajoni në hapje dhe integrim.
Do të ndalesha pak këtu për të kuptuar karakterin edhe më shumëdimensional të punës suaj dhe të kërkesave që shtrohen edhe në këto takime ndaj jush dhe ndaj nesh. Besoj se është dominuar përfundimisht në mënyrë pozitive bezdia që krijon çelja e të gjitha bisedave me interlokutorët ndërkombëtarë për vendin dhe rajonin në luftën kundër trafiqeve. Sepse në mënyrë thellësisht të arsyetuar nuk mund të shtohen shkëmbimet në vende ku kufijtë janë të pasigurtë. Kur them kete, besoj se, është dominuar kjo bezdisje edhe te ju edhe te ne. Kam parasysh nevojën se duke shtuar pjesën pozitive të bashkëpunimit dhe partneritetit dy apo shumëpalësh rajonal apo më gjerë se kaq
– Parantezë: besoj se edhe për ju është shumë i rëndësishëm zhvillimi dhe impakti i tij, ku tashmë në Tiranë apo rreth e rrotull kufijve tanë- sot në Ohër ka gjithashtu një aktivitet të rëndësishëm rajonal midis kryetarëve të shteteve të rajonit- i takimeve midis homologëve që nuk janë vetëm diplomatë apo përfaqësues diplomatikë të shtetit –po vazhdoj parantezën përpara se ta mbyll:- ka qenë shumë domethënës dhe shumë produktiv për ne që krahas ministrave të jashtëm të 12 muajve të fundit apo kryeministrave e presidentëve janë takuar ministrat e rendit, të mbrojtjes, të pushtetit vendor në kuadër rajonal-
Në këtë kuadër është e rëndësishme të fillojmë të ballancojmë sensibilitetet dhe perceptimet. Emocionaliteti sezonal nuk sjell asgjë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai nuk mund të ulë koeficientin e produktivitetit të kontakteve midis luftës ndaj dobësive të sistemeve ballkanike apo kufijve midis vendeve ballkanikë. Pra, vulnerabilitetit të tyre në kalim ndaj rrjeteve rajonale apo ndërkombëtare të krimit të trafiqeve të parave të pista etj. dhe luftës më të rëndësishme se kjo, që i kuron institucionalisht këto dobësi dhe që krijon një vullnet mbinacional, rajonal dhe global, për t'i bërë kufijtë të sigurtë, të kalueshëm dhe jo të mbyllur, pra të ndaluar.
Pra në qoftë se polita e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare janë kaq vulnerabël, sepse në to marrin pjesë të gjithë, ndërsa ne kemi detyra kushtetuese dhe ligjore përfaqësimi, atëherë duhet të mos jemi të pavëmendshëm edhe ndaj percepsioneve dhe abuzimit me to brenda dhe jashtë vendit. Nuk po merrem me pjesën më negative të abuzimit, me perceptimet kur Beogradi akuzoi Shqipërinë si kryeqendra e trafiqeve apo e krimit të organizuar apo Prishtinën etj etj. Pra, me këto realitete spekullohet edhe me debatin parlamentar. Ju natyrisht ndiqni rrjedhën, natyrisht më shumë se sa diplomatike të Shqipërisë. Por, të thuash dhe të mbytesh nën peshën e perceptimit se Shqipëria është vendi tranzit ku pastrohen 2 miliard dollarë të trafikut ndërkombëtar të drogave në vit, më duket se nuk ndihmon askënd të bëjë ndonjë gjë të mirë, as opozitën të vijë në pushtet as ndonjë jashtë politike të bëjë karrierë politike apo diplomatike, as vendit të ketë transparencën e duhur me qytetarët e vet, të cilët kanë filluar të kthehen për progres apo mundësi jetese dhe integrimi.
Pra, do të desha të kuptojmë sëbashku nevojën për të qenë më përfaqësues, më agresivë, më dinjitoz, në debatin rajonal apo global dy apo shumëpalësh ndaj perceptimeve inerciale. Kur them kështu mbani vesh sepse kemi të gjithë përgjegjësi që vazhdon inercia më gjatë se sa ç'duhet, që Shqipëria mbetet e kërrusur nga goditjet e krimit ndërkombëtar apo rajonal, trafiqeve, prostitucionit, drogës, korrupsionit dhe gjithçkaje tjetër që lidhet me to.
Unë besoj se nuk motivon askënd, as përfaqësuesit politikë të një vendi, mazhorance apo opozite,- duke marrë të barabartë koeficientin e atdhedashurisë së tyre- as përfaqësuesit e intsitucioneve të shtetit të së drejtës apo të policisë, shërbimeve inteligjente, agjencive të specializuara në luftë kundër aktiviteteve të paligjshme apo kriminale, as më shumë diplomatë e të tjera, që mbledhje pas mbledhje, stinë pas stine, vit pas viti të mos shënohet formalisht nga interlokutorë të caktuar, nënpunësa të nivelit të ulët, që po nuk bënë këto raporte marrin më qafë edhe nënpunësa të nivelit më të lartë në marrëdhënie ndërkombëtare, se nuk paska asnjë progres apo produkt, apo ndryshim në angazhimin e shtetit dhe të politikës përfaqësuese të Shqipërisë apo të rajonit në luftë kundër këtyre të këqiave globale gjithashtu.
Duhet të kuptojmë më mirë punën tonë të përbashkët në një veprimtari që nuk është vetëm thjesht diplomatike, që ju kërkon juve të mobilizoni në çdo kontakt interaudicionin dhe përvojën e diplomatit. Është një veprimtari ligjore, është një veprimtari ekzekutive, është një veprimtari operacionale, ku përballojmë prioritete të tilla të axhendës sonë të integrimit sa zhdukja e të gjitha dobësive, por edhe perceptimeve për dobësitë e një vendi dhe të një sistemi në zhvillim dhe në integrim.
Bëhuni më kërkues në takimet dy dhe shumëpalëshe ku ju kërkohet denjësisht llogari për mbetjet negative të vendit që përfaqësoni. Dhe këtë nuk mund ta bëni më mirë se sa deri më sot në qoftë se nuk shtoni koeficientin e përfaqësimit për produktet pozitive që prodhon vendi që përfaqësoni, për progresin e vendit ku jetojnë dhe të afërmit dhe eprorët apo bashkëpunëtorët tuaj, sepse realisht ka disa trajektore në hartën e zhvillimit kombëtar në 12 muajt e fundit që sintetizojnë këtë progres, krahas problematikës shqetësuese që mbetet. Nuk mund të mbërrinin papritmas në Shqipëri një numër sensitiv kompanish globale nga Lockhed Martin deri te Deuche Bank, nëse do të kishin një terren tjetër, kompani të tilla multinacionale pavarësisht nëse janë rregjistruar në Amerikë apo jo. Po insistoj që të mos ta marrim, të themi, në mënyrë profane se, filloi të vij shpërblimi i rreshtimit tonë në koalicionin kundër Irakut, nga Uashingtoni. Të mos shqetësoheni as ju dhe as të tjerë pse nuk po vjen Procter & Gambel e Uashingtonit dhe ajo e Athinës në Tiranë, sepse këto kompani operojnë me filiale lokale.
Kompani të tilla pra, me investime dhe inciativa serioze të miratuara dhe që po ecin me Tiranën zyrtare, aktualisht kanë mbështetjen e bankave shumë të mëdha. Për herë të parë Exim Bank mbështet me garancitë financiare inciativa të investitorëve privatë, globalë në Shqipëri. Nga siguria e trajtimit ajror deri tek projekti AMBO, si naftë apo gazsjellës ndërkombëtar, që do të përshkojnë territorin tonë deri në 2006.
Nuk mund të mos i kërkojmë njëri- tjetrit dhe ju vetes më shumë investim dhe produkt, kur ky progres i Shqipërisë, edhe i 12 muajve është realizuar në një stinë me probleme në marrëdhëniet ndërkombëtare, probleme te shfaqura me rastin e formësimit dhe pastaj të aktivitetit të koalicionit të të urtëve në luftë kundër njërës prej vatrave terroriste, regjimit Hysein apo në një konjukturë ndërkombëtare, tregjeve, që 12 muajt e fundit ka qenë e disfavorshme dhe vazhdon të jetë ende e tillë.
Do t'ju ftoja të ishit më të vëmendshëm ndaj prirjeve të zhvillimit global edhe koherent, sepse duket sikur në një moment të caktuar Shqipëria vihet në vështirësi, por me iniciativa të duhura, të guximshme për tu rreshtuar më parë se të tjerët, për të kapur kohën jo vetëm të humbur nga rregjimet e kaluara, por edhe duke afruar të ardhmen.
Unë tashmë besoj se e keni më të qartë se kushdo tjetër sepse nuk zgjodhëm palë në kontekstin Irak midis BE dhe SHBA. Ne nuk u bëmë palë përveçse me interesat tona kombetare në integrim në çeshtjen e gjykatës ndërkombëtare penale.
Ne sigurisht presim dhe kërkojmë edhe nga ju të jeni më shpjegues, ngacmues dhe bashkëbisedues në momente të tilla kruciale për vendin. Substancialisht ne nuk u bëmë palë dhe nuk i krijuam asnjë kosto më të madhe se sa përfitimet afatgjata Shqipërisë në integrimin euroatlantik me rreshtimet e guximshme, vizionare dhe shumë përfaqësuese të aspiratave mbarë shqiptare me ngjarjet e 12 muajve të fundit. Jo më kot perceptimet kanë rënë, kanë qenë sezonale dhe unë do t'ju ftoja të kishit më tepër vëmendje në gjithë skalierën e zhvillimeve globale në momente të tilla kritike.
Unë kam patur shumë kënaqësi të pres në zyrën e Kryeministrit, krahas kolegeve te mi ministra, pikërisht në momentet e diskutimeve më kritike, përfaqësues, sipërmarrës amerikanë, gjermanë, francezë me iniciativa të përbashkëta sipërmarrëse në Shqipëri dhe në rajon, për interesa afatgjata dhe ato të tregjeve globale janë më të gjera se sa kontekstet stinore. Ne duhet të vazhdojmë të japim së bashku përgjigje jo vetëm për brenda vendit por edhe në planin rajonal dhe më gjërë se kaq deri në OKB disa problemeve dhe sfidave që ende nuk kanë mbërritur në terminalin e të ardhmes. Bie fjala është shumë motivuese që të gjitha vendet e rajonit janë tashmë pothuajse të ankoruara në axhendën e Stabilizim- Asocimit me BE.
Nuk është formalisht ende e vërtetë kjo gjë për shkak të rezolutës 1244.
Ky diskutim vjen dhe kristalizohet tek formula standarte përpara statusit apo ndryshe dhe vjen pastaj pjell polemikat e stinës, apo te ditës ku natyrisht nuk lejohet të hysh me profani apo amatorizëm. Kështu që unë nuk besoj se mund të levizin as për ndonjë shkak emocional gjithashtu kollaj nga pozicioni.
Nuk ka të ardhme tjetër për të gjithë vendet e Ballkanit përvecse ankorimi në axhendën e Stabilizim -Asocimit edhe për Podgoricën edhe për Prishtinën. Duam apo jo terminali ku ndodhet rajoni i Ballkanit është i përbërë nga pesë shtete dhe nga 7 kryeqytete dhe jam i detyruar ta përsëris edhe këtu siç e kam thënë edhe në takime ndërkombëtare edhe në Samitin e Selanikut këtë gjë, që janë vërtet 7 kryeqytete në Ballkan. Kjo sepse në 7 kryeqytete të Ballkanit ka parlamente, edhe në Podgoricë edhe në Prishtinë dhe natyrisht këto parlamente funksionojnë ne kuadrin e rezolutës 1244 ende.
Por kjo nuk do të thotë që njëÇoviç apo cilidoÇoviç tjetër në një Parlament gjithashtu tranzitor serb të përmbysi zhvillimin e pakthyeshëm rajonal, kuadrin jo ende terminal të rezolutave ndërkombëtare për rajonin apo për Kosovën, dhe mbi të gjitha proceset e pakthyeshme të stabilizim asocimit të vendeve te Ballkanit me BE dhe NATO-n. Është e pamundur dhe po e them në mënyrë solemne dhe shumë partneriale për të gjithëÇoviçët kudo që janë se nuk bëhet dot më karrierë, përveçse shkatërrohet karriera. Jam i sigurtë që ka ikur koha kur me synime të tilla primitive për të bërë karrierë mund të shkaktohen viktima si në kohën e Milloshevicit në Ballkan. Besoj se ky është elementi më dinjitoz, sepse nuk më përfshin vetëm mua. Ju thashë që në filllim dhe e ritheksoj ju konsideroj partnerë të rëndësishëm dhe nuk jam i vetmi partner me të cilin ju punoni. Ky është elementi më i rëndësishëm përfaqsues i dinjitetit dhe i moderacionit bashkëkohor i përfaqësuesve të shtetit shqiptar të shërbëtorëve të shtetit shqiptar, të politikës shqiptare në marrëdhënie rajonale dhe globale për rajonin. Prandaj vazhdojnë të na kërkojnë më shumë investim, kontribut dhe vëmendje në moderimin e marrëdhenieve ndërballkanike.
Dhe nuk mund ta artikulojmë në mënyrë performante dhe terminale këtë gjë, nëse nuk vazhdojmë të këmbëngulim që Kosova dhe Podgorica të ankorohen në BE. Nuk mund të delegohet ky autoritet në kryeqytete të tjera. Unë nuk jam këtu për të hipotetizuar, uruar apo dëshiruar që Unioni Serbi- Mal i Zi të mos funksionojë. Nuk është Shqipëria faktori që e bën të funksionojë apo jo këtë union, por ne nuk mund të mos afirmojmë që nuk ka të ardhme asnjë union, asnjë rajon me kufij të hapur sipas standarteve euroatlantike pra as Ballkani, nëse nuk respektohen vullnetet përfaqësuese, institucionale të të gjithë komuniteteve në kryeqytetet ku funksionojnë institucionet që janë zgjedhur demokratikisht. Pra, duhet të kthehen serbët në Kosovë, por nuk mund të kthehet Kosova në Serbi. Këto janë dy gjëra të ndryshme. Dhe më në fund kështu mund të eci treni euroballkanik drejt terminaleve ku kalohet pa ndaluar, sepse kufijtë bëhen realisht të padukshëm. Pra besoj se me këtë e mbyllim kontestin që nuk ka më asnjë virus apo depresion të karakterit të Shqipërisë se madhe nga Tirana.
Të nderuar diplomatë,
Qëllimi i takimeve të tilla mbetet përcaktimi dhe i disa objektivave konkrete dhe i rrugëve të mekanizmave për realizimin e tyre më dinamik. Për këtë arsye detyrohem të kujtoj që në takimin e një viti më parë tërhoqa vëmendjen tuaj dhe të ministrisë për disa çështje që mund dhe duhet të ndryshohen dhe mund të bëhen më mirë. Tani po e them në mënyrë terminale këtë gjë.
Të nderuar kolegë,
Ju punoni në vende me administratë, tradita diplomatike më të përparuara se sa Tirana, ku keni ardhur përsëri. Ne do të presim që ju të kontribuoni me institucionet dhe shërbimet e kryeqytetit tuaj, të atdheut tuaj, me standartet e vendeve te përparuara ku punoni dhe shërbeni dhe jo e kundërta që na ndodh shpesh. Secilit prej nesh i vjen mirë që duke lëvizur në misione zyrtare në kryeqytetet ku ju shërbeni nuk vjen me një disnivel kur kalon nga zyra e ministrisë së jashtme në ambasadën e Republikës së Shqipërisë aty. Bile kur mbërrijnë në ambasadë mësojnë më shumë se sa në zyrën e ministrit të vendit përkatës për marrëdhëniet me Shqipërinë, por ekziston dhe realiteti i kundërt. Ministri në veprim Luani, me dimensionet e përvojës që ju i njihni ka dhe refene që mua më bën të shtroj sërish pyetjen 12 muaj- 276 ditë pune, por si e kaloni tetë- orëshin disa prej jush?
Ka prej jush që janë formalisht korrekt në komunikimin, kërkesën apo dhënien e informacionit sipas ligjit të shërbimit diplomatik. Nuk mjafton. Ka prej jush me të cilët unë komunikoj dendur drejtpërsëdrejti. Unë nuk them të prishim, por të përsosim mekanizmin e komunikimit, shkëmbimit të informacionit dhe të stimulit që kërkon përparimi i proceseve dhe i prioriteteve të integrimit edhe nga puna e ambasadorit edhe e stafit diplomatik në vende kryesore. Por nuk mund të mos kërkoj me tone akute se çfarë bëjnë disa prej jush në kryeqytete të vendeve anëtare të BE, që ende ruajnë disa perceptime në rezerve për progresin dhe aftësitë e Shqipërisë për afrim. Dmth po ndodh një paradoks.
Dikur e kemi patur më të vështirë të sigurojmë progres në partneritet me vendet fqinje për shkak të interesave që po flasim, tani po na ndodh kjo me vendet që janë më larg. Pse? Unë vazhdoj ta ndjek Kombëtaren e Shqipërisë dhe në vende që për fat të zotit marrin dhe presidencën e BE në 2004, por unë nuk kuptoj se çfarë bëjnë ambasadorët tanë z. Robo në vende që pas SHBA si Britania e Madhe të cilën e kemi partner prioritar të vazhdojnë të vijnë nga nëpunësit britanikë nëpër kryeqytete dhe organizata shumëpalëshe rezerva ndaj Shqipërise, si?
Nga Brukseli deri në Vjenë etj. dmth jam i sigurtë që do të arrijmë të strukturojmë një produkt- paketë edhe nga takimi i sivjetshëm. Unë kam të dhëna të mjaftueshme nëse ju keni hedhur ndonjë hap për iniciativa dhe projekte që janë prioritete për programin e Qeverise si Shengeni Ballkanik apo Asambleja Parlamentare e Vendeve të Europës Juglindore, për të mos thënë pastaj që natyra mëse përfaqësuese e shqiptarit bën që iniciativa të tilla që prishin harmoninë e përfaqësimit të gëlojnë në nivele jashtë vemendjes së diplomatëve dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme, deputetesh të veçantë apo përfaqësuesish të tjerë. Unë besoj se ju përfundimisht nuk e keqkuptoni nevojën që për objektiva të tilla që lidhen me programin e integrimit dhe programin e Qeverisë në këtë funksion të kontrolloheni dhe të jepni llogari me matrica preçize, me detyra dhe afate konkrete.
Një vit më parë unë shtrova si një nga detyrat më të rëndësishme për periudhën afat-mesme nevojën e ristrukturimeve edhe ketu ne institucionin qendror të diplomacisë shqiptare, ku më rezulton se niveli i specialistëve dhe pozicioni i përshtatjes së aftesimeve profesionale me detyrën mbetet për tu rigjykuar, rivleresuar. Kërkova që të eliminohet tërësisht trafiku i influencës, nepotizmit apo klanizmit. I kam përsëritur gjatë gjithë vitit në vazhdim keto kërkesa me synimin që reforma në diplomaci të kthehet edhe në një shkollë për diplomatët e rinj.
Pas analizave të bera më rezulton se përpjekjet mbeten jo efikase dhe jo aq serioze. Pra unë kërkoj që të jemi bashkarisht më agresiv në këto drejtime, ku kurohen dobësitë e trashëguara. Organizimi i shërbimit të jashtëm kërkon vëmendje maksimale për rikonceptime moderne në riorganizim strukturash brenda per brenda ministrisë dhe ne rrafshin horizontal të komunikimit dhe te imponimit të primatit të lidershipit të MPJ, në të gjithë strukturën e ekzektutivit dhe te institucioneve të tjera që hyjnë në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit.
Nuk është çeshtja e zbatimit formal të një VKM për qëndrime të njësuara të përfaqësuesve pavarësisht nëse janë brenda apo jashtë MPJ.Çështja qëndron në zembrekun e mekanizmit të interaktivitetit që nga informacioni deri në veprime, pjesë të një të tëre, midis diplomatit, policit, gjyqtarit, parlamentarit etj. në marredhenie që sidomos kanë të bëjnë me prioritetet e integrimit.
Znj. Meksi dje besoj se ju ka ngacmuar ne disa pika me interes ne kete fushe. Por perfundishmisht une dua te afirmoj që ky ristrukturim modern dhe standart nuk na lejon te shpikim, prandaj jini te vlefshem ne sugjerim. Po i kthehem avantazhit tuaj sepse punoni ne vende ku modelet jane funksionuese dhe nuk ka nevoje t'i shpikim. Ky rikstrukturim do t'i japë përfundimisht daljen jashte ndikimit te marredhenieve me te ngushta sesa raporti midis përfaqësuesve, marredhenieve klienteliste, klaniste apo te luajalitetit te grupit, pra, afiliacioneve që veçse ulin koeficientin e performances, për shtetin dhe atdheun.
Une besoj se nuk ka ekuivok dhe prandaj dhe po e perseris se ne filozofine e drejtimit te shtetit dhe te diplomacise ne vitin e 6 –te te kesaj mazhorance gjithëpërfshirja dhe mirepritja e kontributit te cilitdo që konkuron, që qëndron ne kete kompeticion lokal dhe global, prandaj nuk mund te kete te humbur ne kete bashkeveprim per modernizim. Une besoj se, ky modernizim ky ristrukturim dhe prioritizim i veprimtarise sone perfaqësuese dhe diplomatike ka disa headline.
Rikonceptime me te thella kerkohen ne perfaqësimin e vendit ne organizata universale si OKB apo ne institucione te specializuara te shtetit me marredheniet nderkombetare sidomos BE, KE, OSBE, NATO etj. Ne duhet te kemi me shume vend dhe ze ne keto organizata per t'i shfrytezuar si tribuna, ku jo vetem perhapen më shume te verteta per zhvillimet aktuale ne vend dhe rolin e vendit tone ne rajon, por per te krijuar partneritetin interaktiv ne menyre qe kur vjen nenpunesi- partner interlokutor i zakonshem i secilit ambasador ne Tirane- vjen hallka tjeter e procesit teknologjik qe garanton ecurine drejt produktit perfundimtar dhe te mos kete ferkime per shkak te mungeses se kontaktit midis jush apo te kontaktit negativ me ju nga kryeqyteti ku nisen. Nuk mund të lejojmë pra qendrime diletante apo inaktive apo me keq akoma mos njohje nga perfaqësuesit te mekanizmave te teknologjise apo te proceduarve që çojne më tej në mospjesemarrje fizike apo pjesmarrje aktive ne veprimtari ku shqyrtohen çeshtje prioritare te vendit dhe te rajonit apo shqyrtohen per tu permbushur ose jo interesat e Shqipërisë.
Kryetari i shtetit, Moisiu, dy dite më parë ngriti shqetësimin për zgjidhje më të mira të problemeve të emigracionit shqiptar, për qindra e mijëra shqiptarë që janë më të lëvizshëm se ju, që po bëhen po kaq ambasadorë e përfaqësues sa ju. Ata kanë zgjedhur të jetojnë në vende fqinje apo më larg se fqinje të vetëpunojnë, por që vazhdojnë të jetojnë edhe në Shqipëri edhe me Shqipërinë. Unë besoj se këto ura lidhëse të fuqishme janë imputet vendimtare për të modernizuar shërbimin konsullor dhe diplomatik që lidh shqiptarët me botën. Nuk mundet më që të financojmë apo vlerësojmë jo vetëm financiarisht çdo kërkesë apo propozim racional që do t'i bënte ambasadës apo përfaqësuesit, zyrës konsullore dhe institucioneve të tjera në përputhje me thesin që kemi, buxhetin që kemi dhe po i krijojmë si pjesë të atdheut për këta njerëz.
Pra, edhe këtu ka nevojë për një reformë të thellë strukturore. Flas gjithashtu edhe për rrjetin e konsujve dhe të konsujve të nderit që në vlerësimin tim të pakontestuar nga drejtuesit e ministrisë nuk po sjell ende efikasitetin e kërkuar .
Për funksionet e analizës dhe të prognozës fola edhe një vit më parë. Nuk e kam fjalën thjesht tek një drejtori, por po flas për një nga veprimtaritë organike të funksionimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ende nuk po shoh përformancë dhe përpjekje serioze për ndryshim. Flas jo vetëm për ndryshime rrënjësore të metodologjisë që natyrisht duhet shtuar me shtim personeli dhe të mjeteve të punës, por për një laborator të hapur ku hyjnë dhe dalin informacione nga të gjitha burimet e mundshme, që nga diplomacia deri tek inteligjenca si shërbim, natyrisht shoqëria civile brenda, për t'i dhënë udhë pastaj kuzhinës së përpunimit, analizës dhe vizioneve të rekomandueshme për vendimmarrësit dhe politikbërësit që dinamizojnë marrëdhëniet tona me botën dhe produktin që presin shtetasit prej tyre.
Unë kërkoj ndryshime substanciale në këtë pjesë të funksioneve të MPJ. Të njëjtën gjë kam kërkuar dhe kërkoj edhe për Institutin e Diasporës që ende nuk po na jep mundësinë të kuptojmë se për çfarë kuptimi është krijuar. Nuk kam ndonjë të dhënë nëse është bërë ndonjë progres edhe në këtë fushë.
Unë besoj se ju keni pasur mundësinë të dëgjoni dhe të interlokutoni shpesh herë edhe me përfaqësues të tjerë të ekzekutivit këto ditë. Prandaj nuk mund të mos kërkoj dhe të angazhohem njëkohësisht me ju për një koordinim dhe bashkëveprim më të mirë të diplomacisë dhe të MPJ me ekonominë dhe financat, mbrojtjen dhe rendin, strukturat që drejton zonja Meksi për integrimin, krahas Kuvendit, drejtësisë dhe organizatave qeveritare që besoj se e dini që drejtojnë inisiativa rajonale në mënyrë konsistente gjatë viteve të fundit.
Po rikthehem tek nevoja për më shumë koordinim, bashkëveprim në këtë kompeticion aktorësh të jetës politike dhe shoqërore vendase, rajonale e globale dhe për nevoja që të kalisim së bashku ambicie për lidership në këtë fushë, lidership profesional e përfaqësues.Çdo dioplomat nuk mund të jetë më shumë sesa anëtar apo aktor i segmenteve të tjera që lidhin vendin me rajonin dhe më gjerë. Kur flas për lidership nuk dua ta keqkuptoni kompeticionin as t'i imponoheni aktorëve të tjerë sepse kompeticioni edhe në marëdhëniet ndërkombëtare shëndosh punën dhe i jep atyre frymëmarrje dhe dimension tjetër.
Më në fund më lejoni se nuk kam marrë akoma përgjigje për pyetjen që nuk dua ta bëj sërish vitin tjetër: A jeni në gjendje të më jepni një grafik të shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike të vendit ku na përfaqësoni?
E kam pyetje retorike se nuk e kam fjalën për statistika, por për menaxhimin dhe nga ju të flukseve dhe aktorëve kryesorë që lidhin vendet ku ju punoni me Shqipërinë, tregun, sipërmarrjen e saj dhe natyrisht më gjerë se kaq me tregun ballkanik që po bëhet unik.