E Diel, 1 Nëntor 2026

Te nderuar zoterinj Ambasadore, Se pari, deshiroj t'ju falenderoj perzemersisht per pranimin e fteses per tu takuar sot. Shume nga ju me kane bere vizita kortezie dhe me kane derguar letra urimi

Te nderuar zoterinj Ambasadore,

Se pari, deshiroj t'ju falenderoj perzemersisht per pranimin e fteses per tu takuar sot. Shume nga ju me kane bere vizita kortezie dhe me kane derguar letra urimi per detyren e re qe me eshte ngarkuar. Te gjitha keto urime e vizita si dhe takimin e sotem une i konsideroj si nje perkrahje te vlefshme dhe inkurajim te vecante jo vetem per mua, por edhe per perpjekjet e Qeverise shqiptare per te rritur progresin ne procesin e Stabilizim Asociimit.

Hapja zyrtarisht e negociatave me BE-ne per Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit me 31 Janar 2003, shenoi nje stad te ri dhe teper te avancuar te marredhenieve kontraktuale Shqiperi-BE ne kuader te Procesit te Stabilizim Asociimit. Kalimi nga faza e bisedimeve ne kuader te Grupeve te Punes ne ate te Negociatave per nje Marreveshje Stabilizim Asociimi e ve Shqiperine perpara nje sfide te madhe dhe me vlera historike. Tashme na duhet te perballemi dhe perfaqesohemi si partnere duke ndare te njejtat vlera dhe qellime.

Qeveria shqiptare nepermjet kryeministrit te saj e ka bere te qarte se integrimi i vendit tone do te behet ne bashkepunim te ngushte me te gjithe partneret tane te BE. Eshte per kete aresye qe ne duhet te intensifikojme dhe te thellojme bashkepunimin me te gjitha vendet anetare te BE. Ne mendojme se ky bashkepunim nuk duhet te jete sporadik, por i vazhdueshem, si ketu ne Tirane ashtu edhe ne kryeqytetet tuaja. Procesi i stabilizim asocimit qe po kalon vendi yne ka nevoje per mirekuptimin dhe mbeshtetjen tuaj te gjithansheme. Duke qene ne Tirane, ju jeni ne kontakt te drejteperdrejte me realitetin shqiptar, me progresin dhe problemet, prandaj institucionalizimi i takimeve tona do te bente te mundur qe ne ta kishim ndihmen tuaj ne menyre te panderprere, çka do te bente qe edhe problemet e mbetura te zgjidheshin ne kohen e duhur Ne kete kuptim ne do te synojme te zhvillojme takime periodike per t'ju informuar mbi ecurine e procesit dhe per te terhequr opinionet tuaja me qellim qe ta çojme ate perpara me hapa me te shpejte dhe te sigurte. Nga ana tjeter, ju keni mundesine te na kuptoni me mire edhe per ato probleme qe per kushtet konkrete te vendit tone shoqerohen me nje kosto me te larte sociale, ekonomike e financiare. Ne e konsiderojme shume te nevojshme konsulencen tuaj per çeshtje teknike dhe politike gjithashtu. Qendrimi yne, ashtu si deri tani, do te karakterizohet nga serioziteti, ambicja pozitive dhe realizmi. Synimi yne eshte qe te nenshkruajme nje marreveshje plotesisht te zbatueshme. Ne jemi te hapur dhe deshirojme te perfitojme edhe nga eksperienca e vendeve kandidate per anetaresim, prnadj i kam ftuar edhe perfaqesuesit e ketyre vendeve, te cilet deshiroj t'i falenderoj ne menyre te veçante.

Do te deshiroja qe ne takimin e sotem me ju, te ndaja disa mendime dhe opinione per punen e deritanishme dhe vizionin tone per punen qe na pret ne te ardhmen ne kuadrin e negociatave per marreveshjen e stabilizim asocimit.
Ne kemi bere gjate ketij muaji nje pergjithesim te eksperiences se punes te institucionit te ministrit te Shtetit per Integrimin Europian dhe krahas sukseseve kemi evidentuar edhe pikat e dobeta. Ne synojme perqendrimin e punes se ketij institucioni jo vetem ne koordinimin dhe monitorimin e procesit, por perfshirjen ne te edhe te menaxhimit dhe koordinimit te tij. Kjo do te potencoje karakterin multi-dimensional te procesit dhe do te perqendroje me mire vemendjen institucionale drejt adresimit te problemeve te ngritura ne Raportet Vjetore te Stabilizim Asociimit 2002 dhe 2003.

Per kete aresye ne kemi marre nje sere masash te karakterit konceptual dhe te filozofise se vete procesit, si:

1. Struktura e ministrit te Shtetit per Integrimin Europian do te beje drejtimin, koordinimin dhe monitorimin e gjithe procesit. Per te siguruar kete zgjerim dhe thellim te funksionit jane bere nje sere permiresimesh te strukturave institucionale:

- Rritja e nivelit te perfaqesimit te Qeverise Shqiptare ne keto negociata, duke vendosour Zevendeskryeministrin ne pozicionin e Kryenegociatorit. Duke qene se Komiteti Nderministror i Integrimit kryesohet nga vete kreu i Qeverise shqiptare, u be domosdoshmeri rritja e nivelit te kryenegociatorit.

- Forcimi i strukturave shteterore per ndjekjen e procesit te Integrimit Europian, si dhe per konsolidimin e nje Grupi Negociator Shqiptar profesional dhe me eksperience. Per kete na eshte ofruar nje asistence teper e vlefshme nga nje numer i madh vendesh anetare te cilen po perpiqemi ta koordinojme dhe shfrytezojme me efektivitet, dhe do te desha te perfitoj nga ky rast per t'i shprehur edhe nje here falenderimet e sinqerta te Qeverise shqiptare.

- Aktualisht eshte ne proces ristrukturimi thelbesor i struktures ne vartesi te Ministrit te Shtetit per Integrimin duke perfshire permiresime organizative dhe rritje te ndjeshme te burimeve njerezore. Ndryshimet strukturore perfshijne krijimin e disa sektoreve shume te rendesishem si ai i studimeve dhe analizave, ai i publikimeve dhe Marredhenieve me Publikun si dhe sektori i perkthimeve. Te tre keta sektore te rinj, do te jene nje mbeshtetje e fuqishme per punen e Departamentit te Integrimit duke rritur ndjeshem kapacitetet menaxhuese, koordinuese dhe monitoruese te procesit.
- Permiresimin e bashkepunimit dhe koordinimit nder-institucional duke rritur rolin dhe pergjegjesine e secilit institucion ne kete process te rendesishem. Do te intensifikojme kontaktet tona te perditeshme me te gjitha strukturat shteterore te perfshira ne kete proces duke bere analiza te hollesishme te detyrave dhe monitoruar progresin nepermjet tryezave te rrumbullaketa.
- Rritja e perfshirjes dhe kontributit te te gjithe aktoreve te tjere dhe te shoqerise civile ne kete proces. Per te realizuar kete eshte hartuar nje program ambicioz pune per te thirrur ne tryeza pune dhe diskutuar problemet konkrete qe kemi ne kete proces. Mendojme se kjo eshte e nevojshme jo vetem per te shfrytezuar eksperiencen e tyre profesionale, por edhe per te siguruar nje proces cilesor dhe transparent negociatash. Tashme ne kemi nje biznes te konsoliduar dhe me pervoje, prandaj perfshirja e tij ne procesin e negociatave do te siguronte nje vlere te shtuar per te negociuar nje marreveshje te zbatueshme dhe me sa me pak kosto.
- Transparenca e procesit te integrimit eshte pjese e vizionit tim teresor mbi procesin. Prandaj Ministria e Integrimit sheh si nje kusht te domosdoshem per realizimin e kesaj transparence hartimin dhe zbatimin e nje strategjie komunikimi. Element i rendesishem i kesaj strategjie eshte institucionalizimi i nje marredhenie me te qendrueshme me mediat i shprehur ne asistimin e tyre duke iu mundesuar pjesemarrje ne seminare trainimi mbi procesin e integrimit, organizimin e konferencave te shtypit duke ndjekur fazat e procesit, organizimin e e emisiooneve televizive, me synim informimin e opinionit dhe ndergjegjesimin e tij per veshtiresite dhe kohen qe kerkon procesi, krijimin e nje website sa me informues dhe komunikues per te gjithe aktoret e perfshire direkt apo indirekt ne proces, publikimine nje newsletter mbi problematiken dhe ecurine e procesit, etj. Nga ana tjeter ne konsiderojme si kapacitete te vlefshme ne kete proces edhe mjaft shqiptare te cilet punojne ne institucione nderkombetare e qarqe akademike jashte vendit. Ka ardhur koha qe fenomenin " brain drain" ta transformojme ne "brain gain". Ne kete logjike pjese e strategjise sone te komunikimit dhe gjitheperfshirjes eshte dhe organizimi i nje takimi me kete pjese te intelektualeve shqiptare mbi problemet e integrimit.

2. Konkretizimi i tiparit multi-dimensional të proçesit dhe shtrirja e përgjegjësive institucionale edhe jashtë strukturave të ekzekutivit si Kuvendi i Shqipërisë, Komisioni Qendor i Zgjedhjeve, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Gjykata Kushtetuese, Prokuroria e Përgjithshhme, Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit, Komisioni i Shërbimit Civil dhe Komisioni i Mbikqyrjes së Sigurimit. Une kam rene dakord me drejtuesit me te larte te ketyre institucioneve per te marre keto masa:
- Ngritjen e grupeve teknike me specialistët më të mirë brenda institucionit dhe organizimi i diskutimeve të problematikave që këto institucione mbulojnë në procesin e negociatave me qëllim që të sigurohet respektimi i afateve dhe krijimi i kapaciteteve zbatuese;
- Evidentimin dhe programimin e detyrave të parealizuara në kuadrin e rekomandimeve të Task Force-ve dhe të Raportit Vjetor te Stabilizim Asocimit të Marsit 2003 të BE-se;
- Rritjen e nivelit të përfaqësimit të këtyre institucioneve në këto takime, si garanci për zbatimin në kohë të angazhimeve të mara në negociata.
3. Rritja e rolit te Ministrise se Puneve te Jashtme dhe i tere sherbimit diplomatik shqiptar ne vendet e BE-se por dhe me gjere. Jane marre dhe do te merren masat e nevojshme per te permiresuar me tej procesin e koordinimit me qellim qe perveç Tiranes dhe Brukselit te perfshihen ne proces edhe kryeqytete e vendeve anetare te BE, per te realizuar ne praktike ate qe ju shpreha me pare se "procesi i integrimit do te arrihet ne bashkepunim te ngushte me te gjithe partneret tane te BE".
4. Trajtimi ne bllok i gjithe problematikes qe ka te beje me negociatat, te grupit konsulativ dhe te raporteve vjetore te stabilizim asocimit duke programuar te gjitha detyrat e dala.

Me lejoni tani qe te kaloj ne fushen konkrete te Axhendes se ardheshme me BE.

Në mesin e muajit shtator 2003, në Tiranë, është parashikuar të zhvillohet Raundi i Katërt Teknik ku do të negociohet lidhur me Titullin IV "Lëvizja e lirë e mallrave", Kreu "Produktet Bujqësore". Bazuar dhe ne eksperiencen e negociatave per Marreveshjet e Tregtise se Lire me Rajonin, perpjekjet tona jane perqendruar per te realizuar nje proces te kombinuar dhe intensiv konsultash me Komunitetin e Biznesit. Kete proces po e shoqerojme me nje publicitet te hollesishem informues te biznesit dhe konsumatorit mbi rruget e marrjes se informacionit mbi keto negociata si dhe dhenien e kontributit te tyre ne pergatitjen e ofertes shqiptare. Per te realizuar kete po shfrytezohen te gjitha rruget dhe mundesite e komunikimit si takimet me Grupin Konsultativ te Biznesit, Shoqatat e Konsumatorit, spotet televizive, cikle emisionesh.

Ndjekja e Prioriteteve te Presidences se radhes: Konkluzionet e Samitit te Selanikut si dhe te Takimit Ministerial te Troikes mbajtur ne korrik te ketij viti, parashtrojne nje sere çeshtjesh per ndjekje dhe shumei detyra shtepie qe ne na duhet te ndermarrim per t'i kthyer ato ne nje program te mirefillte pune per çdo institucion kryesisht per ceshtje te tilla sensitive siÇeshtjet e Drejtesise, Puneve te Brendshme, trafiqeve dhe krimit te organizuar. Sigurisht keto jane ceshtje te cilat nuk mund te adresohen pa nje koordinim te veprimeve tona me ato te vendeve fqinje dhe te te tere rajonit. Aktualisht ne po punojme per ti shnderruar konkluzionet e ketyre takimeve ne nje program konkret veprimesh.

Bashkepunimi i ardhshem me BE-ne. Ne deshirojme qe te harmonizojme veprimet dhe qendrimet tona ne kuadrin e bashkepunimit te ardhshem me BE-ne ne disa drejtime te rendesishme si:

- Programimin e nje axhende te detajuar dhe ambicioze te aktiviteteve te perbashketa BE-Shqiperi. Kjo perfshin si raundet e negociatave ashtu edhe Takimet e Grupit Konsultativ te Perbashket BE-Shqiperi. Ketu perfshihet edhe konsultimi dhe hartimi i axhendes duke parashikuar kohen e nevojshme per reflektime dhe marrjen e masave te nevojshme tekniko-organizative.
- Ne jemi shume te ndjeshem ndaj rekomandimeve te Task Forcave, prandaj do te kerkonim pervec punes qe i takon pales shqiptare edhe mirekuptimin tuaj per te synuar percaktimin e rekomandimeve sa me konkrete e te matshme, vetem dhe thjesht per ta bere edhe me funksional monitorimin e ketij procesi

- Konkretizimin e Deklarates se Samitit te Selanikut per Ballkanin Perendimor ne nje plan veprimesh konkrete, si dhe duke punuar ngushte me Presidencen italiane dhe vendet e tjera te perfshira ne procesin e Stabilizimit dhe Asocimit me synim realizimin sa me shpejt te Axhendes se Selanikut te BE-se per Ballkanin Perendimor: "Drejt Integrimit Evropian". Ketu deshiroj te theksoj nevojen qe kemi per ndihmen dhe kontributin e vendeve anetare ne perpjekjet tona dhe ne ndermarrjen e inisiativave te vendeve te rajonit tone per te konkretizuar keto angazhime. Pergatitja e dy takimeve ministeriale me vendet e rajonit si takimi i Ministrave te Jashtem dhe takimi i ministrave te Drejtesise dhe te Puneve te Brendshme perben nje prioritet kryesor per Qeverine Shqiptare. Per nje pergatitje sa me serioze te ketyre takimeve ne mendojme se eshte e rendesishme qe te punojme ne tre drejtime: brenda institucioneve tona, ne kuadrin e bashkepunimit me vendet e rajonit dhe me vendet anetare te BE.

Duke ju falenderuar edhe njehere per kohen qe me dhate dhe per vemendjen e treguar, mbetemi te hapur per çdo koment dhe mendim nga ana juaj.

Ju faleminderit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›