E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ne kuadrin e komunikimit me autoritetet e BE –se ka marrë sot një mesazh nga Presidenti i Komisionit Europian, z. Jose Manuel Barroso. Duke shprehur falenderimet e ti

Kryeministri Fatos Nano ne kuadrin e komunikimit me autoritetet e BE –se ka marrë sot një mesazh nga Presidenti i Komisionit Europian, z. Jose Manuel Barroso.

Duke shprehur falenderimet e tij per pergezimet që Kryeministri dhe qeveria shqiptare, i shprehen me rastin e emerimit te tij si President i Komisionit Europian, me tej zoti Barroso shkruan:

"E konsideroj këtë një detyrë plot sfida dhe jam i gatshëm për të dhënë një kontribut të rëndësishëm për realizimin me sukses të projektit europian për një Europë të zgjeruar dhe të qëndrueshme.

Në këtë përpjekje unë do të kem nevojë për gjithë mbështetjen e mundshme jo vetem te qeverive të shteteve anëtare, por dhe të vendeve që po punojne per anëtarësimin. Ndaj dhe për këtë gjë, jam vecanërisht mirënjohës për mbështetjen që ju më afirmoni në këtë kohë plot sfida".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›