Takimi i planifikuar me Sekretarin Amerikan te Shtetit, Kolin Pauell ishte i nje rendesie te vecante. Zoti Pauell shprehu pergezimet e veta per qeverine e re dhe Presidentin si dhe nenvizoi vemendjen

Takimi i planifikuar me Sekretarin Amerikan te Shtetit, Kolin Pauell ishte i nje rendesie te vecante. Zoti Pauell shprehu pergezimet e veta per qeverine e re dhe Presidentin si dhe nenvizoi vemendjen e qeverise amerikane per reformat qe po realizohen ne Shqiperi ne kushtet dhe klimen e re qe ekziston ne Shqiperi.
Nga ana e vet kryeministri Nano shprehu kenaqesine dhe angazhimin qe buron natyrshem nga takimi me kete perfaqesues te larte te administrates amerikane dhe theksoi se kohet e fundit ne Shqiperi eshte shenuar progres i ndjeshem ne disa fusha, vecanerisht ne luften kunder trafiqeve ilegale dhe krimit te organizuar.
Ne kete lufte kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve - u shpreh Kryeministri - po rritet ndjeshem kapaciteti funksionues i institucioneve demokratike te shtetit dhe me ne fund politika, shteti dhe shoqeria shqiptare, kane demonstruar maturimin e vet edhe si nje prove te gadishmerise se tyre per te hyre ne nje nivel te ri te marredhenieve me Shtetet e Bashkuara te Amerikes si dhe ne nje nivel te ri kontraktues me Bashkimin Europian dhe NATO-n per asocimin e plote ne keto institucione.
Sekretari i Shtetit Pauell shprehu besimin e tij dhe te qeverise amerikane per progres te metejshem te Shqiperise si dhe njohu nevojen e vazhdimit te kontakteve ne nivel te larte ne dobi te nxitjes se metejshme te marredhenieve te shkelqyera qe ekzistojne mes dy vendeve dhe te programeve entuziaste te zhvillimit dhe integrimit. Takimi kaloi ne nje atmosfere mirekuptimi te plote.
Takimi midis Kryeministrit Fatos Nano dhe Sekretarit te Shtetit Pauell u ndoq nga nje numer i madh mediash nderkombetare.