E Diel, 1 Nëntor 2026

-Kryeministri Fatos Nano, përmes një mesazhi, uron gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e festës së Bajramit të Madh. -Kryeministri i shoqeruar nga bashkeshortja viziton seline e Komunite

-Kryeministri Fatos Nano, përmes një mesazhi, uron gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e festës së Bajramit të Madh.

-Kryeministri i shoqeruar nga bashkeshortja viziton seline e Komunitetit Myslimane.

Kryeministri Nano nepermjet nje mesazhi publik u uron besimtarëve gëzuar ditën e Bajramit, që mbyll muajin e Ramazanit, duke theksuar se kjo festë u jep të gjithëve mesazhin e bashkëjetesës dhe solidaritetit. "Dita e Bajramit eshte festë e të gjithëve, pasi ajo ofron mundësinë për më shumë paqe, harmoni, dashuri dhe mirëkuptim mes njerëzve".

Me këtë rast, Kryeministri Nano vlerëson rolin e Komunitetit Mysliman Shqiptar, "si mbartës dhe nxites i vlerave te mëdha njerëzore, i respektimit te jetes dhe dinjitetit njerëzor, i tolerancës dhe bashkëjetesës".

"Festa e Bajramit na jep mundësinë të kuptojmë të gjithë, se sa vlerë ka në Shqipëri bashkëjetesa midis komuniteteve fetare dhe sa i rëndësishëm dhe i fortë është ky mesazh për emancipimin dhe qyteterimin e madh te shoqerise shqiptare", thekson Kryeministri.

Po ashtu, diten e diele Kryeministri, i shoqeruar nga bashkeshortja, ka vizituar seline qendrore te Komunitetit Mysliman dhe eshte takuar me kreret e ketij Komuniteti, ku i ka uruar ata per kete dite te madhe, duke u shprehur se "kjo eshte nje dite e shenuar qe sjell ne vemendje paqen dhe miresine per te gjithe".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›