E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Milanos ka marrë sot vendimin për procesin e hapur kundër drejtorit te gazetes italiane "L'Unita", Furio Kolombo, si dhe gazetarit te kesaj gazette, Claudio Pappaiani, nga Kryemin

Gjykata e Milanos ka marrë sot vendimin për procesin e hapur kundër drejtorit te gazetes italiane "L'Unita", Furio Kolombo, si dhe gazetarit te kesaj gazette, Claudio Pappaiani, nga Kryeministri Fatos Nano per shpifje dhe fyerje ndaj tij, ne nje shkrim te kesaj gazete rreth 2 vjet me pare.

Gjykata e Milanos ka denuar drejtorin e gazetes se lartpermendur dhe gazetarin Pappaiani si fajtore me nje shume prej 200.000 (dyqindmije) euro si demshperblim qe i jepet Kryeministrit Fatos Nano per demin e kryer ndaj tij, si dhe publikimin e ketij vendimi te gjykates ne gazetat italiane "L'unita" dhe "Corriere della Sera", si dhe ne Shqiperi ne gazeten "Korrieri", per shkak se ka ripublikuar shkrimin per te cilin gjykata dha kete vendim.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›