Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot pasdite një takim me përfaqësues të Komitetit të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-clirimtare. Në fillim të takimit, Kryeministri Nano vlerÃ
Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot pasdite një takim me përfaqësues të Komitetit të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-clirimtare.
Në fillim të takimit, Kryeministri Nano vlerësoi veteranët e luftës si pjesën më heroike të historisë së kombit, si dhe çmoi kontributin e tyre në zhvillimin dhe proceset sociale në vend.
Në takim u diskutuan rreth ceshtjeve të nevojave të kësaj kategorie shoqërore, ku Kryeministri theksoi se të gjitha kërkesat e tyre janë tashmë pjesë e programeve të Qeverisë. Ai vuri në dukje hapat e ndërmarra nga Qeveria për vlerësimin dhe lehtësimin e jetesës së tyre, si rimbursimi i barnave, balancimi e pensioneve, respektimin e statusit të tyre, etj.
"Ne po shqyrtojmë, në kuadër të buxhetit të ardhshëm mundësitë e rritjes së mbështetjes për ushtarakët aktivë", u shpreh Kryeministri, ndërsa nënvizoi edhe faktin se në Buxhetin e Shtetit për vitin 2005, Qeveria, ka parashikuar gjithashtu si cështje të rëndësishme për t'u trajtuar, edhe kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e veteranëve falënderuan Kryeministrin Nano për këtë takim dhe çmuan angazhimin dhe vëmendjen e Kryeministrit, Qeverisë që ai drejton dhe maxhorancës, për vlerësimin e figurës dhe veprës së veteranëve të luftës, si dhe për lehtësimin e nevojave sociale të tyre.
Gjithashtu, Kryeministri theksoi se politikat e ndjekura nga qeveria kanë synuar rritjen nga viti në vit të pensioneve dhe garantoi se kjo politikë do të vazhdojë të forcohet edhe më tepër në të ardhmen.