E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano bëri sot një vizitë në përfaqësinë e Autoritetit të Palestinës në Tiranë për t`i shprehur ngushëllimet e tij dhe në emër të popullit shqiptar per vdekjen e Pres

Kryeministri Fatos Nano bëri sot një vizitë në përfaqësinë e Autoritetit të Palestinës në Tiranë për t`i shprehur ngushëllimet e tij dhe në emër të popullit shqiptar per vdekjen e Presidentit Jaser Arafat.

Në librin e hapur me këtë rast në perfaqësinë e Palestinës zoti Nano shkroi:

"Shpreh respektin për figurën, veprën dhe trashëgimin e udhëheqësit legjendar të popullit mik palestinez dhe të autoritetit të Palestinës, Jaser Arafatit. Ky lider popullor ishte një luftëtar i madh i lirisë, një udhëheqës i madh popullor, i respektuar nga mbarë njerëzimi paqedashës. Ndaj me ju të gjithë vëllezër palestinëzë hidhërimin e thellë duke u shprehur që të vazhdoni veprën e tij për paqen e lirinë dhe solidaritetin e popullit shqiptar në krijimin e shtetit të Palestinës, si i barabartë në familjen e OKB-së.

Zoti qoftë më Ju!``

Më tej, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve Kryeministri Nano tha:

"Qeveria e Shqipërisë ndan me popullin dhe autoritetin palestinez dhimbjen për humbjen e udhëheqesit të madh Jaser Arafat, një luftëtari madh i lirisë dhe paqes, një paqebërës i madh, një mbrojtës i shkëlqyer i interesave të popullit palestinez dhe bashkëbisedues e partner jo vetëm me vendin tonë,, por me gjithë komunitetin e vendeve demokratike të botës, për të afirmuar e ndërtuar shtetin palestinez, si anëëtar i barabartë i familjes së OKB-së. Unë përfaqësoj me këtë rast këtë vlerësim të Qeverisë dhe të mbarë popullit shqiptar, i cili një nga vlerat e historisë së vet, një nga simbolet e luftës së vet për liri ka dhe solidaritetin e mbështetjen e pakursyer dhe të pashuejtshme të popullit palestinëz dhe afirmimin e interesave të veta legjitime".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›