Kryeministri Fatos Nano priti ne nje takim te vecante Zv.Ministrin e Puneve te Brendshme te Republikes se Italise Antonio Mantovano. Ne fillim te takimit Kryeministri theksoi se kjo vizite behet ne
Kryeministri Fatos Nano priti ne nje takim te vecante Zv.Ministrin e Puneve te Brendshme te Republikes se Italise Antonio Mantovano.
Ne fillim te takimit Kryeministri theksoi se kjo vizite behet ne nje moment te rendesishem kur bashkepunimi ndermjet dy vendeve tona eshte mjaft frutdhenes dhe aktualisht eshte duke u punuar per te programuar dhe strukturuar ne nje veshtrim afatgjate pergjegjesite respektive per ta çuar me perpara kete bashkepunim. Veçanerisht ne kohen tona, tha ai, kur ne kemi identifikuar tashme qarte terrorizmin dhe trafiqet e ndryshme si prapavije te tij, edhe bashkepunimi rajonal, por edhe me gjere, duhet thelluar.
Z.Mantovano i percolli Kryeministrit Nano pershendetjet me te mira te Kryeministrit Italian Berluskoni dhe te zv/kryeministrit Fini. Qeveria dhe opinioni Italian, por jo vetem ai Italian, tha me tej Mantovano, vlereson maksimalisht luften kunder trafikut klandestine te nderrmarre nga Qeveria juaj, lufte e cila realisht e ka ulur ne zero kufirin e trafikimit ilegal te njerezve. Kjo behet me e dukshme po te kemi parasysh se vetem dy vjet me pare numri i klandestineve qe mberinin ne Itali nga brigjet shqiptare ishte mbi 20 mije persona ne vit.
Kryeministri Nano ne kete kuader garantoi se ka nje klime mirekuptimi per kete lufte kunder çdo lloj krimi te organizuar, jo vetem nga klasa politike ne vend, por edhe nga shoqeria civile, mediat etj.
Kryeministri theksoi se qeveria qe ai drejton eshte perpjekur per ta kthyer kete aksion te rendesishem ne nje lufte te programuar ndaj ketij trafiku u cili tentonte te kthehej ne nje industri te trafikimit te klandestineve, grave femijeve dhe substancave narkotike. Kjo lufte, u shpreh Kryeministri Nano eshte pjese e pandare e reformave te rendesishme qe ne po realizojme per integrimin e Shqiperise ne Nato e BE.
Z.Mantovano vleresoi bashkepunimin Shqiperi Itali ne kete drejtim duke theksuar se kete bashkepunim te frutshem po perpiqemi ta percjellim si model te bashkeveprimit edhe me vende te tjera fqinje.
Me pas biseda ndermjet Kryeministrit Nano dhe Zv.Ministrit Italian te Puneve te Brendshme u perqendrua ne nje tjeter forme bashkepunimi ndermjet qeverive te te dy vendeve: lufte kunder trafikut te substancave narkotike qe kalojne permes kufijve.
Kryeministri u shpreh se qeveria e Tij eshte e gatshme te bashkepunoje ne kete drejtim specifik kunder krimit te organizuar, por vleresoi se duhen programe specifike dhe komplekse per trajnimin e specialisteve dhe ndihme ne pajisjen me mjetet e duhura per te bere indentifikimin e lendeve narkotike qysh ne kufijte shqiptare. Gjithashtu Z.Nano theksoi se eshte domosdoshmeri dhe shkembimi i informacioneve ne kohe reale per ta bere kete lufte sa me eficente.
Gjyqesori, tha Ai, i vene para presionit real qe ka krijuar lufta e qeverise ne kete drejtim, po bashkepunon dhe reflekton me mire me ndeshkimet qe jep. E njejta gje mund te thuhet edhe per strukturat e tjera te shoqerise.