E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot Sekretarin e shtetit ne MPJ te Hungarise z. Andras Barsony. Kryeministri Nano,ne fillim te ketij takimi ka vleresuar Nivelin e marrëdhënive të deritanishme me

Kryeministri Fatos Nano priti sot Sekretarin e shtetit ne MPJ te Hungarise z. Andras Barsony.

Kryeministri Nano,ne fillim te ketij takimi ka vleresuar Nivelin e marrëdhënive të deritanishme me Hungarinë si shumë te mirë. "Vullneti yne është për intensifikim e tyre. Institucionalizimi i kontakteve në nivele të larta dhe me tej ne ato politike është mirëpritur nga pala jonë"- tha Kryeministri.

Eshte i rendesishem, -u shpreh Kryeministri-, rritja e bashkepunimit dhe shkembimeve edhe ne turizem, infrastrukture, bujqesi, rendin publik, mbrojtjes, arsimit, kultures, shendetesise etj duke ftuar per pjesëmarrje firmat hungareze në procesin e privatizimit.

Me pas Kryeministri beri nje ekspoze te pergjithshme per zhvillimet ne Shqiperi, duke vene ne dukje klimen politike te vendit, zhvillimet ekonomike, arritjet ne stabilizimin e rendit, luften kunder trafiqeve te paligjshme, kontrabandes e korrupsionit etj.

Ne menyre te vecante kryeministri ka theksuar progresin e kryer ne reformat per ceshtjet te rendesishme si per forcimin e autoritetit te ligjit ne te gjithe spektrin e veprimit te tij, forcimin e kapaciteteve te administrates shqiptare per funksionimin e saj ne zbatim te ligjit per statusin e nepunesit civil, permiresimin ne drejtim te efikasitetit te veprimtarise se policise se shtetit dhe te gjyqesorit.

Ne menyre te vecante zoti Nano eshte ndalur ne ristrukturimin e cdo praktike qe bie ndesh me standartet europiane per luften kunder krimit te organizuar, kontrabandes dhe trafiqeve te paligjshme, qe con ne forcimin e metejshem te sigurise se kufijve, ne eleminimin e informalizmit ne treg, ne financa, ne institucione, ne administrate, ne politike etj.

"Aktualisht kemi hyre ne nje faze te avancuar, duke aplikuar skema te bashkepunimit e nderveprimit nderinstitucional, ne plan kombetar e rajonal"- tha Kryeministri.

Ne kete drejtim zoti Nano u shpreh se "lufta kunder korrupsionit mbetet nje nder prioriotet kryesore te qeverise shqiptare dhe prandaj po synohet te pershpejtohen ritmet per te kryer reforma te shpejta qe eliminojne abuzimet dhe korrupsionin administrativ si fenomene gerryese ndaj zhvillimit dhe modernizimit te vendit dhe qe kontribuojne per te shkeputur shtetasit, perfaqesuesit legjitime te komunitetit sipermarres dhe te organizatave te shoqerise civile nga kthetrat e abuzuesve. Shqiperia eshte pale ne konventat europiane qe garantojne ndeshkimin ligjor te korrupsionit, por ne po punojme per te plotesuar e adaptuar sa me shpejt legjislacionin tone me to".

Duke u ndalur ne proceset integruese te Shqiperise Kryeministri nenvizoi se hapja e negociatave perben nje moment me rendesi per vendin. "Vendimi i institucioneve te BE-se per te celur negociatat me vendin tone eshte konfirmimi i seriozitetit me te cilin ne po punojne per te konsoliduar demokracine, shtetin ligjor, ekonomine e tregut dhe bashkejetesen demokratike. Ai eshte gjithashtu edhe nje vleresim i merituar dhe motivues i rolit te Shqiperise dhe i politikes se saj si faktor stabiliteti dhe paqeje ne rajonin e Europes Juglindore".

"Procesi i reformave qe jane programuar e po implementohen shpreh qarte vullnetin polik dhe institucional te vendit per te kryer nderhyrje konkrete qe konsolidojne me tej autoritetin e ligjit, institucionet e shtetit te se drejtes ne konformitet, ne krahasim dhe ne perafrim me standartet dhe normativat europiane duke qene te gatshem per monitorim dhe asistence te vazhdueshme. Ne kete rast përvoja e Hungarisë në integrimin euroatlantik është e vlefshme për Shqipërinë"
Bashkebiseduesit jane ndalur edhe ne zhvillimet rajonale u ndalur ne zhvillimet rajonale. Zoti Nano nenvizoi se klasa progresive e emancipuar e qeveritareve dhe politikaneve ballkanas po deshmon se synon te qendroje mbi produktet negative te konflikteve qe kane helmuar sistematikisht marredheniet nderballkanike. E ardhmja euroatlantike e popujve ballkanike imponon nje politike moderne me vizione bashkekohore, integruese, europiane e globale"

Vendimet e fundit per shtrirjen e BE dhe NATO-s ne rajonin e Europes Juglindore, kryeministri i cilesoi si zhvillime optimiste dhe historike me efekte pozitive per te ardhmen dhe sigurine e rajonit.

"Platforma politike e qeverise shqiptare ne kete fushe mbeshtetet mbi konceptet moderne te raporteve nderkombetare dhe ka ne themel veshtrimin drejt te ardhmes, dialogun, bashkepunimin rajonal e bilateral ne te gjitha drejtimet, pa paragjykime e pa komplekse" u shpreh Kryeministri Nano.

Nga ana e tij zyrtari i larte hungarez ka shprehur interesimin e qeverisae se tij per te shtuar dhe intensifikuar marredheniet si dhe ka theksuar se eshte vullneti i duhur per te bere te mundur pjesmarrjen e investitoreve ne inisiativat e modernizimit te treegut ne Shqiperi si pjese e tregut te rendesishem rajonal e me tej.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›