Kryeministri Fatos Nano priti sot ambasadorin e Vietnamit ne vendin tone, Z. Tran Huu Tung, me qendrim ne Budapest, i cili kishte ardhur per paraqitjen e letrave kredenciale. Kryeministri Nano, pa
Kryeministri Fatos Nano priti sot ambasadorin e Vietnamit ne vendin tone, Z. Tran Huu Tung, me qendrim ne Budapest, i cili kishte ardhur per paraqitjen e letrave kredenciale.
Kryeministri Nano, pasi i uroi sukses ne detyren e tij ne Shqiperi, tha se duhet punuar per te riaktivizuar marredheniet tradicionale midis popujve shqiptar e vietnamez, te cilet ruajne ndjenjat miqesore per njeri tjetrin. Populli shqiptar ndjek me simpati perpjekjet tuaja per progres.
"Do te deshironim, t'i propozonim qeverise vietnameze qe te punojme se bashku per nje faze te re ne bashkepunimin bilateral, duke perfshire rritjen e dialogut politik , intensifikimin e oportuniteteve per shkembime ekonomike e tregtare, krijimin e nje baze te pershtatshme institucionale e ligjore nepermjet thirrjes se Komisionit te perbashket, i cili do te identifikoje e sanksionoje prioritetet per bashkepunimin ekonomik, tregtar, kulturor, shkencor etj. si dhe do te pergatise marreveshjet e nevojshme. Per te iniciuar bashkepunimin e deshiruar ne fusha me interes te ndersjelle, qeveria shqiptare do te mirepriste nje grup bisnesmenesh publike e private nga Vietnami" tha Kryeministri.
Ne vijim Kryeministri Nano i foli ambasadorit vietnamez per zhvillimet me te fundit ne Shqiperi, duke permendur situaten e stabilizuar politike e ekonomike, konsolidimin e institucioneve dhe te veprimtarise se tyre drejt nje demokracie te orientuar nga standartet moderne perendimore, strategjine dhe arritjet ne luften kunder varferise ne bashkepunim me Banken Boterore dhe FMN si marredheniet e reja me BE-ne pas neshkrimit te marreveshjes se stabilizim-asocimit. "Keto kane bere qe Shqiperia te behet gjithmone e me shume atraktive per investitoret e huaj".
Duke u ndalur ne rolin e Shqiperise ne rajon zoti Nano u shpreh "Shqiperia vazhdon te kete nder prioritetet e saj politiken e tejkalimit te frymes se konfliktualitetit ne rajon. Ajo perpiqet te luaje nje rol moderator e konstruktiv jo vetem te komunitetet shqiptare, por ne tere hapesiren ballkanike ne kuadrin e iniciativave rajonale per bashkepunim".
Ambasadori Tran Huu Tung, i transmetoi Kryeministrit Nano pershendetjet e kryeministrit te Vietnamit dhe vleresimet e tij per arritjet e Shqiperise, vecanerisht gjate 5 vjeteve te fundit. Popujt tane, tha me tej ai, edhe pse jane larg, kane ruajtur nje miqesi te thelle. Vietnamezet, nuk harrojne ndihmen dhe perkrahjen e vazhdueshme te popullit shqiptar. Qeverite tona duhet te punojne qe te zvogelojne distancat gjeografike qe na ndajne, nepermjet nxitjes dhe zhvillimit te bashkepunimit te gjithanshem.ekonomik, tregtar, kulturor etj