Kryeministri Fatos Nano priti sot në një takim të veçantë Ambasadorin e Republikës Arabe të Egjiptit,Z.Refat Al Ansari. Në fillim të takimit Kryeministri Nano uroi z.Al Ansar për detyrën
Kryeministri Fatos Nano priti sot në një takim të veçantë Ambasadorin e Republikës Arabe të Egjiptit,Z.Refat Al Ansari.
Në fillim të takimit Kryeministri Nano uroi z.Al Ansar për detyrën e re të Ambasadorit të Republikës arabe të Egjiptit në Shqipëri, duke shprehur besimin në rolin e tij për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Më tej Kryeministri Nano dhe ambasadori Al Ansar vlerësuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve, vecanërisht atyre politike, mes Shqipërisë dhe Egjiptit, të cilat mbështeten mbi baza të forta miqësore dhe historike. Ata ndanë të njëjtin vullnet për nxitjen e shkëmbimeve dhe vizitave në nivele të larta, në funksion të forcimit të bashkëpunimit.
Kryeministri Nano vuri në dukje se në kuadrin e politikës së jashtme, të dy vendet kanë mbështetur njëri-tjetrin në procesin e bashkëpunimit në gjirin e organizatave ndërkombëtare dhe nismat
rajonale, ndërsa ka shprehur vullnetin për nxitjen e këtij bashkëpunimi në të ardhmen.
Përsa i përket bashkëpunimit në fushën ekonomike, bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim për përshpejtimin e procedurave për nënshkrimin e disa marrëveshjeve dypalëshe, nw fusha me interes reciprok, si dhe në thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, forcimit të miqësisë dhe njohjes më të thellë të të dy popujve përmes shkëmbimit të përvojës, vlerave kulturore, turistike etj.