Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot një takim të veçantë me Presidentin e Greqisë, Kostandinos Stefanopulos. Në fillim të takimit, Presidenti grek pergezoi dhe shprehu vleresim per progresi
Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot një takim të veçantë me Presidentin e Greqisë, Kostandinos Stefanopulos.
Në fillim të takimit, Presidenti grek pergezoi dhe shprehu vleresim per progresin dhe ndryshimet e prekshme në Shqipëri, ndersa i cilësoi marrëdhëniet mes dy vendeve mjaft të rëndësishme, duke u shprehur se "marrëdhëniet me Shqipërinë kanë karakter strategjik'.
Gjithashtu, Presidenti grek i shprehu Kryeministrit Nano mbeshtetjen për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian. "Për integrimin tuaj ju do të keni mbështetjen tonë të gjithanshme, të vendosur dhe të pandërprerë", tha z. Stefanopulos.
Presidenti Stefanopulos vleresoi hapat që janë bërë nga qeveria shqiptare, në respektimin e të drejtave të minoritetit në Shqipëri, duke theksuar se tashme ky minoritet gwzon liri tw ndryshme nga e kaluara.
Nga ana e tij, Kryeministri Nano vleresoi vizitën e tij në Shqipëri, duke çmuar rolin e z. Stefanopulos në forcimin e marrëdhënieve të miqësisë mes dy vendeve. Kryeministri, gjithashtu vlerësoi dhe nxiti hapat që janë bërë në funksion të legalizimit dhe normalizimit të qëndrimit të emigrantëve tanë në Greqi dhe theksoi se, ashtu sikurse minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi, duhet të konsiderohen si ura të çmuara miqësie dhe bashkëpunimi mes dy vendeve.
Zoti Nano nënvizoi se këto marrëdhënie dominohen nga arritje dypalëshe dhe theskoi se, ashtu sikurse ka rene dakort ne takimin e Majit të ketij viti, me Kryeministrin Karamalis, çdo çeshtje e mbetur pezull nga e kaluara do te trajtohet me vullnet te perbashket, nga strukturat perkatese, duke respektuar te gjithe hapesirat ligjore, konventat nderkombetare dhe në perputhje të plotë me standartet europiane.
Më tej, Kryeministri Nano siguroi se Qeveria Shqiptare është tërësisht e angazhuar për përshpejtimin e reformave që integrojnë Shqipërinë në strukturat euroatlantike.
Gjatë takimit, Kryeministri Nano dhe Presidenti grek, Stefanopulos u ndalën edhe në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. Ata vlerësuan hapat e deritanishëm, si dhe ndanë të njëjtin mendim për nxitjen më tej të bashkëveprimin në këtë drejtim.
Pas takimit, Kryeministri Nano u shpreh për mediat:
Kryeministri Nano: Ishte një bashkëbisedim shumë i frytshëm me Presidentin z. Stefanopulos. Vizita e tij në një delegacion kaq përfaqësues është një lëvizje e rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Diskutuam dhe azhornuam gjithë informacionin për sektorët prioritarë të shkëmbimeve dhe të partneritetit strategjik, që ekziston midis Shqipërisë dhe Greqisë, si element jetik për procesin e integrimit europian të vendit tonë. Kuptuam se cfarë detyrash të reja duhet t'u ngarkojmë administratave përkatëse, ekspertëve dhe çfarë mesazhesh integrimi, bashkëjetese dhe ngritje të garancive për të drejtat e njeriut, të minoriteteve ne fushën e lirisë dhe besimit, të pronës, të të drejtave të arsimimit, etj, si dhe të komunikimit mediatik në gjuhën amtare, duhet tu ofrojmë shtetasve tanë kudo që jetojnë.
- Me rastin e 1-vjetorit të ditës së Lumturimit të Nënë Terezës, Kryeministri Nano i dhuroi Presidentit grek Stefanopulos Statujën e Nënë Terezës.