Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot në mesditë një takim të veçantë me Ministrin e Jashtëm të Bullgarisë, njëkohësisht Kryetar i radhës së OSBE-së, z. Solomon Pasi. Në fillim të kÃ
Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot në mesditë një takim të veçantë me Ministrin e Jashtëm të Bullgarisë, njëkohësisht Kryetar i radhës së OSBE-së, z. Solomon Pasi.
Në fillim të këtij takimi, z. Pasi i përcolli Kryeministrit Nano përshëndetjen e Kryministrit të Bullgarisë Simeon Saxe-Coburgotha dhe mesazhin e tij se Bullgaria do te mbështesë Shqipërinë në përpjeket e saj në rrugen e integrimit euroatlantik, ndërsa ka vlerësuar ndryshimet dhe zhvillimin e prekshëm të Shqipërisë. Gjithashtu, z. Pasi tha se roli i Shqipërisë në rajon është shumë i çmuar në drejtim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë.
Kryeministri Nano gjithashtu, pasi i ka uruar suksese ne postin e Kryetarit te radhës së OSBE-së, shprehu vlerësimet për aktivitetin e deritanishëm të Prezencës në Shqipëri dhe kontributin e kësaj organizate në thellimin e reformave integruese të vendit, forcimit të institucioneve demokratike etj.
"Besoj se ky është një moment shumë i mirë, që së bashku të përpiqemi të japim një performancë më të mirë dhe të ndajmë eksperiencën që organizata ka krijuar, respektivisht për vendet anëtare, duke përfshirë edhe vendin tim, me qëllim që të realizojme progres, në procesin e koordinimit mes përfaqësive të OSBE në vendet e rajonit dhe delegacioneve të BE-së në kuadër të partnershipit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian ne rrugen e integrimit", tha Kryeministri Nano, duke shtuar se "Ne kemi prioritete të njëjta në axhendat tona integruese".
Lidhur me procesin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 2005, Kryeministri Nano theksoi vullnetin politik të Qeverisë shqiptare
për realizimin e zgjedhjeve sipas standarteve demokratike dhe plotësimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Në këtë drejtim, zoti Nano siguroi gjithashtu vullnetin se te gjitha çeshtjet e reformes zgjedhore do te vazhdojne te ndikohen nga fryma konsensuale, e cila eshte shume e rendesishme ne kete funksion..
Zoti Pasi nga ana e tij, pasi vleresoi konsensusin e arritur per disa çeshtje te rendesishme se fundi, siguroi se OSBE do të bashkepunoje ngushtësisht me strukturat ne Shqipëri në procesin elektoral të ardhshem.
Më tej, bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin opinion lidhur me marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes të dy vendeve tona. "Ne po ndërmarrim hapa konkretë, në vazhdim të cështjeve që të dy palët kanë rënë dakort në takimet e nivelit të lartë, që qytetarët shqiptarë të mund të lëvizin më lirshëm drejt Bullgarisë,- tha zoti Pasi duke shtuar se - këto marrëdhënie shumë të mira reflektohen edhe në rritjen e nivelit të të investimeve dhe të shkëmbimeve tregtare mes të dy vendeve tona".
Në këtë takim bashkëbiseduesit diskutuan edhe për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes reciprok si infrastrukturë, energjetikë, turizëm etj.