Sot në mesditë Zëvendëskryeministri i Shqipërisë z. Namik Dokle pati një takim me Nënsekretarin e Përgjithshëm të OKB-së z. Anwarul K. Chowdhury. Në fillim të takimit Zëvedëskryemi
Sot në mesditë Zëvendëskryeministri i Shqipërisë z. Namik Dokle pati një takim me Nënsekretarin e Përgjithshëm të OKB-së z. Anwarul K. Chowdhury.
Në fillim të takimit Zëvedëskryeministri Dokle vlerësoi shumë lart rolin e OKB-së në Shqipëri dhe rajonin tonë, në mënyrë të veçantë organizatat e saj në Shqipëri.
``Ne jemi shumë të kenaqur që mbështesim qeverinë tuaj në përpjekjet e saj për zhvillimin ekonomik e social.Ne po punojmë së bashku me ju në programet për reduktimin e varfërisë,-tha z Chowdhury fillim të takimit.
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së nënvizoi faktin se qeveria e Shqipërisë po punon për të arritur qellimet e saj qe zhvillojne vendin. Ne e vlerësojmë shumë faktin se ju keni shtuar edhe një qellim të ri, atë ``Për një qeverisje të mirë``, të cilin ne jo vetëm e vlerësojmë lart, por edhe e mbështesim me të gjitha mjetet tona.
``Në Shqipëri ne kemi gjetur një bashkëpunim të mrekullueshëm dhe duhet ta çojmë së bashku përpara atë për të arritur objektivat e mijëvjecarit``-tha Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së. Vendet e tjera, nënvizoi z. Chowdhury, duhet që ta njohim shembullin e Shqipërisë, të përpjekjeve të saj për përmirësimin e jetës së njerëzve. ``Ne mendojmë se ju jeni në drejtimin e duhur për zhvillimin e të gjitha pjesëve të vendit dhe ju sigurojmë se do të jemi aty për t`ju mbështetur``,- nënvizoi më poshtë në takim zoti Chowdhury.
Zoti Dokle theksoi se sfida jonë është sfidë për ndryshimin e ekonomisë dhe mentalitetit të njerëzve. Kjo është një sfidë e dyfishte e jona. Ne jemi në procesin e bisedimeve për nëshkrimin e marrëveshjes së asocim- stabilizimin me BE-në dhe për anëtarësim në NATO. Shqipëria ka stabilitet ekonomik.GDP nga 1996 deri në 2003 është rritur tre herë. Kursimet individuale të shqiptarëve janë rritur po ashtu tre herë. Në mënyrë të veaçantë sektori i ndërtimit ka patur një rritje të madhe. Në tetë vjet janë ndërtuar 25% e gjithë banesave të shqiptareve. 70 % e prodhimit vjen nga sektori privat. 70% e GDP vjen po nga sektori privat, ai i huaj dhe vendas.
|``Në vendin tonë tani operojnë kompani të mëdha ndërkombëtare si SIMENS, VODAFONE, LOKED MARTIN, GENERAL ELECTRIC, MEDITERRANEON CLUB etj. Po ashtu, në fund të vitit të kaluar ne bënë shitjen e suksesshme të bankës së fundit me kapital shtetëror, Bankës së Kursimeve. Por ne nuk jemi të kënaqur në këtë që kemi arritur, por shohim se ku duhet të arrijmë. Infrastruktura është një ndër sektorët ku ne duhet të punojnë më shumë në të ardhmen``.
Qeveria shqiptare,- theksoi më poshte zoti Dokle-, ka hartuar strategji të posaçme për sektorët më të rëndësishëm të zhvillimit të vendit tonë. Ai përmendi ``Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik e Social`` si një ndër më të rëndësishme që ka hartuar qeveria shqiptare, atë të reduktimit të varfërisë, decentralizimit të pushtetit vendor, për zhvillimin e barabartë të burrit e gruas, për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, për luftën kundër SIDA-s. Agjencitë tuaja në vendin tonë janë shumë të rëndësishme ne punë tonë për të zbatuar këto strategji,- tha zoti Dokle-, dhe qeveria jonë ka vullnetin e plotë për të bashkëpunuar me ju.
Duke folur për situatën në rajon Zoti Dokle tha se ne po punojmë me vendet e rajonit për të nxitur iniciativat që përçojnë paqen dhe stabilitetin dhe se faktori shqiptar në rajon vazhdon të luajë rol moderator në këtë drejtim. ``Ne vlerësojmë shumë rolin e OKB-së në Kosovë dhe mbështetim arritjen e standarteve për një shoqeri demokratike dhe multietnike atje``- nënvizoi zoti Namik Dokle.