Kryeministri Fatos Nano priti sot ne nje takim te vecante Kryetarin e Parlamentit te Landit te Bavarise z. Johan Bohm Kryeministri Nano ne kete takim e njohu perfaqesuesin e larte Bavarez me zhvil
Kryeministri Fatos Nano priti sot ne nje takim te vecante Kryetarin e Parlamentit te Landit te Bavarise z. Johan Bohm
Kryeministri Nano ne kete takim e njohu perfaqesuesin e larte Bavarez me zhvillimet me te fundit politike ne vend si dhe me ecurine e reformave integruese te Shqiperise drejt strukturave euroatlantike dhe ne menyre te veçante me ecurine e negociatave per Marreveshjen e Stabilizim -Asociimit te Shqiperise me BE.
"Qeveria shqiptare eshte e angazhuar ne konsolidimin dhe thellimin e reformave europianizuese qe e perafrojne vendin tone me standartet moderne te realitetit global"tha zoti Nano duke u ndalur ne prioritetet e qeverise si lufta kunder trafiqeve dhe korrupsionit ashtu dhe forcimin e institucioneve demokratike duke u angazhuar seriozisht ne gjitheperfshirjen e kontributeve, si ate te faktorit politik ashtu dhe te shoqerise civile .
Lidhur me marredheniet shqiptaro - gjermane Kryeministri Nano u shpreh se ne i konsiderojme keto marredhenie te nje rendesie te veçante. "Ato perbejne nje perparesi ne programin e politikes se jashtme shqiptare, nisur jo vetem nga roli dhe pesha e padiskutueshme qe Gjermania ka ne planin e bashkepunimit dypalesh, por edhe ne kuader te zhvillimeve ne rajonin tone dhe brenda BE". Ne kete drejtim zoti Nano ka nenvizuar si te nevojshem shtimin e kontakteve politike, parlamentare ,ekonomike etj.
Ne vecanti Kryeministri ka shprehur interesin per bashkepunim ne fushen ekonomike dhe tregtare me Gjermanine si ne infrastrukture, telekomunikacion, turizem etj. "Shqiperia ka hyre tashme ne fazen e privatizimit te sektoreve strategjike te ekonomise se saj dhe ne kete kuader pjesemarrja e kapitalit gjerman ne kete proces do te ishte e mirepritur", tha Kryeministri Nano duke shtuar se nenshkrimi i Marreveshjes per Heqjen e Taksimit te Dyfishte do te ndikonte ne rritjen e metejshme te bashkepunimit ekonomik dhe per nxitjen e investimeve gjermane ne vendin tone. Po ashtu shtoi Kryeministri eshte shume e dobishme edhe njohja e eksperiences gjermane ne fushen e privatizimit si dhe nxitja e marredhenieve konkrete edhe ne fushen e agrobiznesit, energjitike, media etj.
Kryeministri e ka njohur me pas zotin Bohm me zhvillimet ne rajon, klimen pozitive ne dialogun midis lidereve te Ballkanit per te ndertuar nje te ardhme moderne te perbashket sipas standarteve europiane.
Johan Bohm ka shprehur mirenjohjen per rolin qe Shqiperia po luan ne rajon duke nxitur ne menyre dinamike iniciativa, te cilat gjenerojne stabilitet dhe progres ne kete drejtim.
Po ashtu kryetari i Parlamentit te Landit te Bavarise z. Bohm i paraqiti Kryeministrit Nano vleresimin e tij per fjalimin e djeshem ne Kuvendin shqiptar duke vleresuar ne vecanti ftesen per bashkepunim me opoziten ne rrugen e reformave "Pashe Kryeministrin e Shqiperise qe i ofronte opozites bashkepunimin e tij dhe te qeverise qe drejton dhe ky eshte nje hap qe duhet pershendetur" tha z. Bohm.