Kryeministri Fatos Nano priti sot ne nje takim te vecante ambasadorin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Kroaci Lari Rosin i cili po zhvillon nje tur ne rajonin e europes juglindore perpara marrje
Kryeministri Fatos Nano priti sot ne nje takim te vecante ambasadorin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Kroaci Lari Rosin i cili po zhvillon nje tur ne rajonin e europes juglindore perpara marrjes se detyres se re ne Washington. Ne kete takim ai shoqerohej nga ambasadori amerikan ne Tirane Xhejms Xhefri.
Gjate takimit ambsadori Rosin shprehu kenaqesine e tij per ndryshimet qe kane ndodhur ne Shqiperi gjate viteve te fundit si dhe per pjesemarrjen e Shqiperise ne aleancen e Vullnetit ne Irak.
Vecanerisht ambasadori Rosin vleresoi lart thellimin e luftes institucionale te qeverise kunder trafiqeve dhe krimit te organizuar. "Tashme ne e kemi thelluar edhe me teper aleancen tone, dhe une jam i bindur se kjo aleance do te jape frytet e veta" tha Rosin.
Me pas eshte bere nje analize zhvillimeve ne rajon, ku eshte vleresuar lart roli i Shqiperise. Bashkebiseduesit shprehen shqetesimin per zhvillimet e fundit ne Maqedoni dhe shfaqjen e opozites atje me teza qe rrezikojne stabilitetin e vendit. "Ne mendojme, se implementimi i marreveshjes se Ohrit eshte prove e seriozitetit politik dhe se vetem permes saj do te arrihet qe te kemi nje Maqedoni stabile, pjese te zhvillimeve integruese europiane edhe ne rajon. Per me teper ne kete rast zoti Arber Xhaferri, i njohur si nje politikan me vision, ka qene nje nga inicuesit dhe perpiluesit e kesaj marreveshjeje" tha zoti Nano.
Ne takim u diskutua me vemendjen e duhur edhe per procesin e integrimit te Shqiperise ne NATO dhe per projektin e quajtur Karta e Adriatikut qe pritet te nenshkruhet se shpejti mes Shqiperise, Maqedonise, Kroacise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes.