Kryeministri Fatos Nano u takua sot me z. Christopher Zopel deputet ne Bundestagun gjerman Kryeministri Nano e njohu z. Zopel me situaten e pergjithshme politike ne vend, me hapat e ndermarra nga Q
Kryeministri Fatos Nano u takua sot me z. Christopher Zopel deputet ne Bundestagun gjerman
Kryeministri Nano e njohu z. Zopel me situaten e pergjithshme politike ne vend, me hapat e ndermarra nga Qeveria Shqiptare per thellimin e reformave demokratizuese, qe e perafrojne vendin tone me strukturat euroatlantike, si dhe me ecurine e negociatave per Marreveshjen e Asociim- Stabilizimit mes Shqiperise dhe Bashkimit Europian.
"Qeveria Shqiptare ka intensifikuar perpjekjet dhe angazhimin e saj ne konsolidimin e shtetit ligjor, permes reformave strukturore dhe institucionale, si dhe ne forcimin e luftes kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve te te gjitha llojeve". Ne kete kuader Kryeministri ka nenvizuar goditjen e trafikut klandestin nga brigjet shqiptare, i cili ka shmangur rrezikun potencial te tranzitimit klandestin ne vendet e Europes Qendrore dhe Veriore.
Kryeministri Nano ka vleresuar rolin e Gjermanise ne inkurajimin dhe nxitjen e bashkepunimit rajonal dhe politik. Ne rrafshin ekonomik Kryeministri eshte shprehur se Gjermania eshte donatori i dyte bilateral per Shqiperine si dhe kontribues i rendesishem ne fondet e programeve te Bashkimit Europian ne Shqiperi
Bashkebiseduesit ndane te njejtin opinion lidhur me forcimin e kontakteve zyrtare nderparlamentare, ne funksion te bashkepunimit multidimensional mes te dy vendeve tona, si dhe krijimit te mundesive per vendosjen e piketave te nje bashkepunimi me afatgjate me Bundestagun gjerman.
Nga ana e tij z. Zopel u shpreh i kenaqur me nivelin e ndryshimeve ne Shqiperi, si dhe me progresin e deritanishem te reformave ne fusha te ndryshme te zhvillimit te vendit. Ai vuri ne dukje se Shqiperia eshte duke bere hapa perpara ne rrugen e saj te integrimit si dhe theksoi se ai do te vazhdoi te jete avokat i Shqiperise si dhe garantoi se vendi tij do te mbeshtese Shqiperine ne rrugen e reformave drejt integrimit europian.