E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme, nën drejtimin e Zëvendëskryeministres dhe Ministre e Integrimit, Ermelinda Meksi, miratoi disa projektligje dhe vendime të rëndësishme. U miratu

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme, nën drejtimin e Zëvendëskryeministres dhe Ministre e Integrimit, Ermelinda Meksi, miratoi disa projektligje dhe vendime të rëndësishme.

U miratua projektligji "Për disa ndryshime në ligjin nr.8576, datë 03.02.2000 "Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë"".

Projektligji synon të bëjë disa ndryshime në ligjin bazë, të cilat përmirësojnë funksionimin e sistemit bibliotekar në Republikën e Shqipërisë.

Ligji "Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë" përbën vetëm bazën e përgjithshme ligjore që mbështet veprimtarinë e rrjetit bibliotekar kombëtar. Nga koha e daljes së ligjit deri në hartimin e akteve nënligjore, të cilat janë përgatitur nga grupi i punës i ngritur nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, është krijuar një vakum ligjor.

Duke parë këtë, grupi i punës duke shqyrtuar legjislacionin e bibliotekave të ndryshme, të udhëzimeve të IFLA-s dhe UNESCO-s, të pushtetit vendor, duke mbajtur kontakt me bibliotekat homologe dhe ministritë e Kulturës së disa vendeve, kryesisht europiane, gjykoi të pasqyronte këto ndryshime në ligjin në fuqi.

U miratua projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8671, datë 26.10.2000, "Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë".

Ndryshimet e propozuara synojnë përmbushjen e një boshllëku të krijuar në zbatimin e këtij ligji në Forcat e Armatosura. Ai do të jetë një hap përpara në përmbushjen e angazhimeve të Republikës së Shqipërisë për afirmimin e dhe anëtarësimin e vendit tonë në NATO.

Në mbledhjen e qeverisë u miratuan edhe disa vendime të rëndësishme.

U miratua vendimi "Për miratimin e statusit të Qëndrës Kombëtare Kinematografike"

Vendimi synon miratimin e statusit të Qëndrës Kombëtare të Kinematografisë, e cila është ngritur në vitin 1996 pas miratimit të ligjit nr. 8096, datë 21.04.1996 "Për kinematografinë".

Jo vetëm për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e këtij statuti, në bazë të të cilit QKK do të mbështetesë veprimtarinë e saj, por edhe si një detyrim ligjor që rrjedh nga neni 3 i ligjit "Për kinematogranë", u miratua statuti i Qëndrës Kombëtare Kinematografike, i cili përbëhet nga tre kre.

Në kreun e parë "Dispozita të përgjithshme" përshkruhet objekti i veprimtarisë së saj që është: mbështetja ekonomike, drejtimi dhe koordinimi i gjithë aktivitetit kinematografik në Shqipëri, duke përmendur këtu krijimin, prodhimin, shpërndarjen, tregëtimin dhe shfrytëzimin e filmit, kulturën kinematografike dhe shërbimet që lidhen me këtë veprimtari. Institucioni drejtohet nga Kryetari, i cili emërohet nga Këshilli i Ministrave nga dy kandidaturat e propozuara nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, me mandat 4 –vjeçar. Ai është përfaqsues i institucionit me të tretët.

Në kreun e dytë përshkruhen organet drejtuese të QKK: Këshillat miratues të projekteve, komisioni i vizionimit dhe komisioni fiananciar, të cilët thirren nga kryetari i QKK, sa herë që mund të jetë e nevojshme. Mandati i anëtarëve të këtyre këshillave është 2 vjeçar.
Kreu i tretë përcakton buxhetin e QKK. Buxheti i QKK përbëhet nga të ardhura buxhetore dhe jobuxhetore, fond i cili shpërndahet nga QKK për të tre gjinitë e filmit. Detyra e QKK është financimi i projekteve kinematografike, kryesisht të prodhimit dhe të shpërndarjes së filmave të çdo kategorie; film me metrazh të shkurtër dhe të gjatë, dokumentar, eksperimental ose kartona. Mbështetja financiare që i bëhet industrisë kinematografike i jep veprimtarisë së QKK karakter ekonomik.

QKK nuk mbështet financiarisht projekte filmike që ngrenë kultin e dhunës dhe cënojnë rendin publik, provokojnë urrejtjen raciale ose çdo formë tjetër diskriminimi, cënojnë dinjitetin dhe nderin e njeriut etj.

Miratimi i këtij statusi do të vendosë mbi baza ligjore objektin dhe qëllimin e veprimtarisë së QKK-së, dhe do të përmirsojë kuadrin funksional të kësaj qendre karakteri kulturor i të cilës, identifikimi dhe evidentimi i vlerave më të spikatura të kulturës, e vendosin atë ndër institucionet më të rëndësishme kombëtare në vend.

U miratua vendimi "Për miratimin e ndryshimeve në marrëveshjen e Kredisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Ndërkombëtar për zhvillim bujqësor (IFAD), për programin e zhvillimit të zonave malore".

Për një zbatim më të mirë të programit ka dalë e nevojshme bërja e disa ndryshimeve në Marrëveshjen e Kredisë të cilat nuk ndryshojnë folozofinë e Programit të Zhvillimit të Zonave Malore.

U miratua vendimi "Për miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bosjës e Hercegovinës, për nxitjen dhe mbrojtjen e ndërsjelltë të investimeve".

Marrëveshja synon intesifikimin e bashkëpunimit ekonomik nëpërmjet nxtitjes dhe mbrojtjes recipoke të investimeve mbi bazën e përfitimit të ndërsjelltë.

Palët angazhohen se do të pranojnë dhe nxisin investimet e investitorëve të palës tjetër në përputhje me legjislacionin e tyre. Po kështu, investimeve të bëra nga investitorët e njëres palë Palë në territorin e Palës tjetër, ne çdo kohë do t' u jepet një trajtim i drejtë dhe i barabartë dhe ato do të gëzojnë mbrojtje dhe siguri të plotë.

U miratua vendimi "Për miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Moldavisë, për asistencë të ndërsjelltë në çështjet doganore".

Kjo marrëveshje, përveç rëndësisë praktike në lidhje me bashkëpunimin në luftën kundër evazionit fiskal dhe krimit ndërkufitar, insitucionalizon bashkëpunimin ndërqeveritar të materializuar në bashkëpunimin e institucioneve të sferës fiskale.

Marrëveshja e Asistencës së Ndërsjelltë në çështjet Doganore parashikon bashkëpunimin, veç të tjerave, në fushat e rëndësishme të më poshtme:

1. Shkëmbimin e infromacionit ndërmjet Administrave Doganore, me qëllim bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve të luftës kundër shkeljeve dhe kryesisht për verifikimet A-posteriori apo Para-mbërritjes mbi vlerën, origjinën, natyrën dhe sasinë e mallrave të importuara;
2. këmbimin e Personelit Doganor si edhe atashimin e punonjësve ndërlidhës në tërritoret doganore reciproke me qëllim asistencën, dëshimitë gjatë proçeseve penale lidhur me shkelljet doganore, trajnimin, etj
3. investigimin e përbashkët në rast të shkeljeve të verifikuara apo të dyshuara;
4. këmbimin e praktikave, teknologjive dhe teknikave më të suskseshme në luftën kundër shkeljeve doganore.
5. luftën kundër drogës dhe trafiqeve të tjera të paligjshme.
6. lehtësimin e proçedurave doganore.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›