E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin "Për dhënie ndihmë financiare familjes së të ndjerit Muharrem Ali Farruku, ish-polic, i vrarë në krye të detyrës". Kjo ndihmë financiare do t

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin "Për dhënie ndihmë financiare familjes së të ndjerit Muharrem Ali Farruku, ish-polic, i vrarë në krye të detyrës". Kjo ndihmë financiare do të jetë në masën 3 milionë lekë.

Ky vendim, ka për qëllim të ndihmojë dhe të lehtësojë sado pak dhimbjen e madhe që iu shkaktua familjes së të ndjerit Muharrem Farruku.

I ndjeri Muharrem Ali Farruku, është i datëlindjes 01.05.1960 banues në Gjorem të Kurbinit, i martuar me dy fëmijë, me arsim të mesëm i titulluar polic në Komisiariatin e Policisë Krujë më 01.09.1996, me detyrën e agjentit të policisë kriminale.

Gjatë kësaj periudhe, ai është karakterizuar nga disiplina e lartë, korrektesia, trimeria, guximi dhe profesionalizmi në zbatimin e të gjitha detyrave të ngarkuara. Ka qenë pjesëtar aktiv në operacionet e kryera për kapjen e personave në kërkim për vrasje dhe krime të rënda.

Më datën 14.08.2003, në orën 02:40 minuta, në Fushë Krujë, shtetasi Luan Murra, ka shkuar në banesën e KujtimÇelës, duke lënë të vrarë KujtimÇelën dhe të birin.

Komisiariati i Policisë Krujë, me të dëgjuar të shtënat ka dërguar në vendngjarje, forcat policore. Gjatë operacionit për kapjen e autorit të vrasjeve, u vra në krye të detyrës, punonjësi i policisë i rajonit të policisë Fushë-Krujë, agjent i I-rë Muharrem Ali Farruku.

Në shenjë mirënjohje për punën e tij në rradhët e Policisë së Shtetit, si dhe për t'' i ardhur në ndihmë familjes, u miratua dhënia e një ndihme financiare, në masën prej 3 milionë lekësh.

Efektet financiare të këtij vendimi do të përballohen nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›