E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano sot ka zhvilluar nje takim te vecante me Kryeministrin Bullgar Simeon. Ne fillim te ketij takimi te dy Kryeministrat kane vleresuar nivelin e kenaqshem te marredhenieve dypa

Kryeministri Fatos Nano sot ka zhvilluar nje takim te vecante me Kryeministrin Bullgar Simeon.

Ne fillim te ketij takimi te dy Kryeministrat kane vleresuar nivelin e kenaqshem te marredhenieve dypaleshe duke vene theksin ne intesifikimin e dialogut politik te nivelit te larte.

Kryeministri Nano eshte shprehur se, pervec marredhenieve bilaterale vemendja duhet te perqendrohet edhe ne institucionalizimin e nje dialogu rajonal, per te cilin kerkohen kontakte dhe konsultime te te gjithe udheheqesve te ketij rajoni.

Kryeministri Nano ka vecuar si nje fushe shume te rendesishme te bashkepunimit Shqiperi-Bullgari procesin e integrimit ne strukturat euroatlantike duke theksuar se: "Eshte e rendesishme qe Shqiperia te perdore eksperiencen e Bullgarise sidomos ne fushen e reformes dhe te modernizimit te sistemeve te gjendjes civile gje qe ndikon ne menyre te drejtperdrejte ne hapat e ndermarre nga Qeveria Shqiptare per lehtesimin e regjimit te vizave.
Kryeministri Nano dhe Kryeministri bullgar Simeon vecuan si nje ceshtje me interes te perbashket, por edhe rajonal, ndertimin e linjes se tensionit te larte 400 kw Shqiperi-Bullgari-Maqedoni. Ndertimi i kesaj linje interkonjeksioni, vleresuan z. Nano dhe z. Simeon, eshte nje pike mjaft e rendesishme e shkembimit te energjise ne Rajonin e Europes Juglindore.
Te dy Kryeministrat kane rene dakord per shkembimin e vizitave ne te dy vendet respektive ne nje kohe te afert per te ndermarre hapa konkrete per partneritetin e perbashket, por edhe ate rajonal.
Ne kete kuader, Kryeministri Bullgar Simeon ka konfirmuar viziten e tij ne Tirane, ne muajin Mars 2003.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›