Kryeministri Fatos Nano thirri sot në një takim pune Prokurorin e Përgjithshëm, Ministrin e Drejtësisë, Drejtorin e SHISH dhe Zv/ministrin e Rendit Publik. Në këtë takim u diskutuan gjerësi
Kryeministri Fatos Nano thirri sot në një takim pune Prokurorin e Përgjithshëm, Ministrin e Drejtësisë, Drejtorin e SHISH dhe Zv/ministrin e Rendit Publik. Në këtë takim u diskutuan gjerësisht çështjet që lidhen me sigurinë e rendit publik në Shqipëri, pas akteve terroriste të ndodhura në Turqi si dhe mbi sensibilitetet dhe vleresimet që kanë qeveritë e rajonit e më gjerë në lidhje me to.
Pjesmarrësit siguruan që situata në territorin shqiptar është nën kontrollin e organeve të specializuara të luftës kundër krimit. Këtë gjë e dëshmojnë edhe operacionet e ditëve të fundit për kapjen e autorëve të veprave penale që mund të kërcënojnë jetën dhe pasurinë e shtetasve. Goditja e këtyre elementëve do të vazhdojë me intensitet të lartë edhe në ditët në vijim. Në takim u diskutua edhe për nevojën që popullsia dhe opinioni publik në përgjithësi të jenë të vetëdijsëhm për rëndësinë që ka lufta kundër krimit të organizuar me përmasa globale. "Në këtë funksion kërkohet që publiku i gjerë, jo vetëm të përkrahë veprimet e policisë së shtetit, por edhe të bashkëpunojë me këto struktura për neutralizimin e elementëve kriminalë"-thanë autoritetet në këtë takim.
Siç edhe u raportua, Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht në kapjen dhe vënien përpara drejtësisë të të gjithë personave me precedentë penale. Në këtë funksion po thellohet me tej puna për largimin nga rradhët e policisë së shtetit të punonjëve të inkriminuar ose të paaftë për të siguruar më shumë rend e qetësi për shtetasit në të gjithë territorin.
Kryeministri shprehu mbështetjen e plotë për veprimet e deritanishme të Policisë së Shtetit dhe kërkoi më shumë angazhim në këto drejtime kryesore:
• Për forcimin e masave të sigurisë, në mënyrë që policia kriminale të jetë shumë më e vëmendëshme në marrjen e masave parandaluese të krimit dhe kapjen e goditjen e autorëve.
• Thellimin e masave ndaj elementëve të inkriminuar dhe të paaftë në rradhët e policisë.
• Forcimi i aftësisë provuese të veprave penale.
• Forcimi i kontrollit kufitar.
Kryeministri i kërkoi Drejtorit të SHISH :
• Marrjen e informacioneve të sakta për elementët kriminelë dhe bashkëveprimin efikas me organet e Policisë së Shtetit në këtë funksion.
• Në mënyrë të vecantë aftësia detektuese dhe zbuluese duhet të jetë më e mirë.
• Bashkëpunim shumë të mirë me partnerët,rajonalë dhe euroatlantik të cilët kanë informacionin e nevojshëm.
Ministrit të Drejtësisë iu kërkua që :
• Në mënyrë të veçantë, të forcojë masat e sigurisë në burgje dhe në lëvizjen e të paraburgosurve.
• Evidentimin e kujdesshëm të punës së të gjithë gjyqtarëve që gjykojnë çështjet e rëndësishme.
• Përshpejtimin e fillimit të punës së gjykatës së krimeve të rënda në Tiranë.
Ndërsa me Prokurorin e Përgjithshëm u ra dakord që në bazë të memorandumeve të bashkëpuninimit me Policinë dhe Qeverinë, të ndihmojë strukturat e policisë për hetimin e çështjeve penale, ose kur e çmon të nevojshme të marrë vetë autoritetin e hetimit me strukturat e tij të policisë gjyqësore.
Për këtë qëllim, Kryeministri ka thirrur së shpejti edhe Komitetin e Politikave të Sigurisë ku do të detajohen më tej masat e marra.