Berluskoni: Jemi të vendosur me përkushtimin maksimal për mbështetjen e Qeverisë Shqiptare në proçesin e integrimit europian. Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot pasdite një takim të
Berluskoni: Jemi të vendosur me përkushtimin maksimal për mbështetjen e Qeverisë Shqiptare në proçesin e integrimit europian.
Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot pasdite një takim të veçantë kokë më kokë me Kryeministrin italian, Silvio Berluskoni, në Hotel „Gromada" në kryeqytetin polak, Varshavë.
Menjeherë pas takimit, i cili ka zgjatur mbi një orë, Kryeministri italian, Berluskoni, i është përgjigjur pyetjeve të medias së pranishme.
Pyetje: Cili do të jetë në vazhdim roli i Presidencës së Bashkimit Europian, pra Italisë në proçesin e integrimit të Shqipërisë drejt strukturave europiane?
Zoti Berluskoni: Ne e konsiderojmë Shqipërinë si një vend mik, të afërt te udhehequr se fundi dhe keshtu, çdo gjë që mund të bëjmë për të mbështetur aksionet e qeverisë aktuale për një rritje ekonomike të vendit si dhe në fushat e tjera do ta bëjmë me gjithë zemër dhe me vullnet të plotë. Atë që mund të bëjmë për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt Europës ne do ta bëjmë me vendosmëri dhe përkushtim maksimal.
Pyetje: Cili është mendimi juaj në lidhje me rolin e qeverisë shqiptare në luftën kundër trafiqeve?
Zoti Berluskoni: Roli i qeverisë suaj ka qenë i rëndësishëm dhe falë asaj ç'ka qeveria ka arritur, sot praktikisht ka marrë fund trafiku i qenieve njerëzore. Kjo është një arritje shumë e rëndësishme dhe e vlerësueshme për ne. Unë mendoj se ky eshte nje rezultat i qeverise i arritur plotësisht me meritën e saj.